Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

FJALIMI I HAPJES NGA SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) DHIMITRI KUCUBA NGA ANA E KKE, NË TELEKONFERENCËN E PARTIVE TË INICIATIVËS KOMUNISTE TË EUROPËS

E DIEL, 10 MAJ 2020

                            

Të dashur shokë,

 

Ju dërgojmë të gjithëve urimet shoqërore të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), shëndet dhe forcë në luftën tonë e cila është e vazhdueshme, në të gjitha kushtet, dhe e vlefshme për interesat e klasës punëtore dhe të popujve.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mori iniciativën për të shfrytëzuar mundësinë e telekonferencës, në mes të pandemisë së koronavirusit të ri që kërcënon popujt e botës, në mënyrë që edhe në kushte të tilla komplekse të mund të arrijmë edhe mënyra të reja për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe koordinimit krijues të aktivitetit të Partive të Iniciativës Komuniste të Europës.

Duhet të theksojmë se, pavarësisht nga pandemia dhe aspiratat e qeverive antipopullore, Partitë Komuniste dhe Punëtore të Europës, janë këtu dhe me shumë aktivitete të ndryshme nderuan edhe sivjet 1 Majin Ditën e Punëtorëve, heronjtë e panumërt të luftës për të drejtat punëtore dhe kauzës së klasës punëtore.

Sidomos dje, nderuam 75 vjetorin e Fitores Antifashiste, e cila u arrit me luftën e ashpër të popullit Sovjetik, të Ushtrisë së Kuqe, të udhëhequr nga partia e bolshevikëve dhe veprimtarinë aktive të lëvizjeve partizane, që udhëhiqeshin nga Partitë Komuniste.

 

 

Shokë,

 

Partia jonë trajton me ndjenjë të lartë përgjegjësie këtë aventurë të paparë më parë për popullin.

 

Që nga momenti i parë, transferuam të gjitha aktivitetet tona, përshtatëm funksionimin dhe veprimin e Organizatave të Partisë në kuadër të masave për parandalimin dhe mbrojtjen, duke kërkuar njëkohësisht, që të merren menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e popullit, të drejtat e punonjësve.

 

Përmbajtja e ndërhyrjes së Partisë sonë në këto kushte të vështira dallohet në formën e duhur me parullën: «Qëndrojmë të fortë, Nuk qëndrojmë të heshtur».

 

QËNDROJMË TË FORTË, mbrojmë veten tonë, familjet tona, shokët dhe miqtë, kolegët tanë. Nuk qëndrojmë të heshtur përballë mangësive në sistemin e Shëndetit publik. I theksojmë ato dhe pretendojmë gjithçka, që duhej të ishin bërë shumë më parë për të përballuar pandeminë.

 

Veçanërisht, theksojmë nevojën për marrjen në punësim të mijëra punonjësve të kujdesit shëndetësor, për rekrutimin e detyrueshëm dhe të menjëhershëm të sektorit privat të Shëndetësisë, për mbrojtjen e bashkëqytetarëve tanë, të cilët janë rraskapitur në vendet e punës për të nxjerrë prodhimin e nevojshëm për mbijetesën e popullit, si dhe mbrojtjen e njerëzve tanë që janë duke luftuar në një betejë vetë-sakrifikuese titanike në spitale, në të gjitha fushat e Shëndetësisë, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën tonë.

 

Qëndrojmë të fortë, dhe nuk e ulim rezistencën, pretendimet, solidaritetin, në vendet e punës dhe në lagje, sigurisht, duke marrë parasysh masat mbrojtëse dhe rrethanat e veçanta.

 

Nuk qëndrojmë të heshtur përballë arbitraritetit të punëdhënësve dhe politikës së qeverisë, e cila synon që edhe këtë krizë ta ngarkojë mbi kurrizin e punonjësve.

 

 

Të dashur shokë dhe shoqe

 

Shteti borgjez, qeveria dhe mekanizmat e tyre shpalosën një sulm të madh propagandistik ideologjik - politik kundër Partisë sonë dhe lëvizjes punëtore sindikaliste klasore, ndaj Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), duke marrë shkas nga aktivitetet e mëdha për 1 Majin që u zhvilluan në të gjithë Greqinë, me korife tubimin e madh që u realizua në Sheshin Sintagma në Athinë, jashtë Parlamentit i cili u shfaq gjithashtu nga shumë media europiane dhe botërore.

Ajo që i inatosi dhe i shqetësoi ata, për të nxjerrë gjithë vrerin antikomunist, është simbolika e aktiviteteve:

Ata i inatos MOS-DISIPLINA në padrejtësi dhe shfrytëzim. Inatosen që klasa punëtore, lëvizja e saj, e udhëhequr nga komunistët, mundet dhe duhet të mos-disiplinohet ndaj masave antipunëtore, ndaj masave të represionit që prekin të drejtat e punëtorëve, i inatos fakti që gjejnë mënyra për të shprehur protestën popullore dhe të organizojnë luftën, nën çdo rrethana, madje edhe në kushtet e ndalim-qarkullimit, duke përdorur shumë forma kreative.

Ata gjithashtu u inatosën dhe u shqetësuan nga DISIPLINA e punonjësve. Disiplinë në respektimin e të gjitha masave mbrojtëse, për të cilat bërën thirrje komunistët, sindikatat masive që bashkohen në PAME. Ata i shqetëson fakti se edhe në këtë Ditë emblematike të 1-Majit, ashtu si në Ditët e mëparshme të Aktiviteteve që përgatitën, si Dita e Shëndetit (7 Prill), Dita për punonjësit në Super Market (15 Prill) dhe Dita e Aktivitetit për mbrojtjen e të drejtave të punëtore në të gjitha vendet e punës dhe industri (në 28 Prill), ku me të vërtetë shndriti organizimi, kolektiviteti, pjesëmarrja dhe veprimtaria individuale e disiplinuar dhe e vetëdijshme për synimet e përbashkëta, vigjilenca, gatishmëria, cilësia dhe superioriteti i popullit punonjës.

Elementët e MOS-DISIPLINËS, të mosbindjes, të vazhdimit të luftës, nën çdo rrethana, na tregon rrugën që duhet të ndjekim me qëndrueshmëri në bazë të programit tonë dhe qëllimin tonë strategjik, të gjitha Partitë Komuniste dhe Punëtore.

Elementi i DISIPLINËS, nxjerr në pah rolin pionier që vetëm Partia Komuniste duhet dhe mundet ta bëjë si udhëheqëse e klasës, si Partia e vetme që mund të mbështetet në të dhënat shkencore, të hapë rrugë të ndritshme, që mund të hyjë udhëheqëse e luftës, në aleancën shoqërore, për ta çuar çështjen deri në fund, pra në fitoren përfundimtare të punonjësve të së gjithë Europës, kundër diktaturës së monopoleve, për të udhëzuar popujt drejt një shoqërie të re të çliruar nga shfrytëzimi i njeriut nga njeriu.

 

E gjithë kjo është ajo që shqetëson borgjezët, kjo është ajo që duhet t'i tregojmë sistematikisht dhe me këmbëngulje popullit tonë në periudhën që vjen.

 

 

Shoqe dhe shokë

 

ËSHTË NË DORËN TONË TË THYEJMË HESHTJEN që duan të imponojnë qeveria dhe punëdhënësit e mëdhenj në emër tezës "të gjithë së bashku të kapërcejmë edhe këtë krizë", një pasqyrim ky i etikës hipokrite borgjeze.

 

ËSHTË NË DORËN TONË TË KËRKOJMË ME KËMBËNGULJE TË MERREN MASA për të mbështetur punonjësit, të vetepunësuarit, të cilët janë goditur nga masat kufizuese që u imponuan.

 

TË KËRKOJMË ME KËMBËNGULJE anulimin dhjetëra-mijërave heqjeve nga puna dhe ndryshime të tjera shumë të dëmshme që paraprinë.

 

NUK LEGJIMITOJMË masat e marra me rastin epidemisë, që kanë synim t'i përjetësojnë, siç janë ato që kanë të bëjnë me 'fleksibilitetin' e mëtejshëm të punës.

 

Strategjia e komunikimit e qeverisë së ND-së në Greqi, për të ngarkuar gjithçka mbi "përgjegjësinë personale" është dinake dhe bëhet me djallëzi, pikërisht sepse fsheh nga populli të vërtetën e madhe.

 

Synon të fshehë të metat e mëdha në sistemin e Shëndetit publik, për të cilat mbajnë përgjegjësi politikat e përgjithshme të BE-së, të cilat janë pranuar dhe miratuar nga të gjitha qeveritë greke, si dhe politikat e gjer më sotme të degradimit, të tregtimit dhe të shkurtimeve që kanë ndjekur gjate gjithë kohës të gjitha qeveritë e ND - PASOK më parë, dhe e SYRIZA-s në vazhdim.

 

NËSE KA NJË MIT QË BIE BUJSHËM në këto ditë të pandemisë së koronavirusit, është miti që thotë se mundet të bashkëjetojë në mënyrë harmonike sektori publik me sektorin privat dhe të kontribuojë kështu në trajtimin e vërtetë të situatës, sepse këtij miti ja mbyll gojën synimi për fitime private nga qendrat për testin e Virusit, në të cilat jo vetëm që kanë akses vetëm ata që kanë të paguajnë për të, por i heqin dhe planifikimit shtetëror burime shumë të vlefshme, ndërsa në të njëjtën kohë shtojnë dhe rrezikun e përhapjes së virusit. Kjo u vërtetua me mënyrë tragjike nga të infektuarit dhe shumë të vdekur në Greqi që ishin brenda klinikave dhe strukturave private të cilat nuk përmbushnin as rregullat elementare të higjienës.

 

Këtë mit, gjithashtu, e lë “lakuriq” fakti që vetë shteti varet nga furnizimi i mallrave dhe ilaçeve bazë nga "lufta" që bëhet në tregun botëror, nga kompanitë e mëdha, të cilat shfrytëzojnë rastin për të bërë biznes me fitime kolosale.

 

Vërtetohet në mënyrë dramatike nevoja për një sistem Shëndetësor ekskluzivisht publik dhe falas, me heqje të aktivitetit të biznesit. Sot është e pamohueshme se shëndeti i popullit, kujdesia, mbrojtja, sigurimi, janë të papajtueshme me fitimin kapitalist, me kapitalin e pangopur, me mënyrën kapitaliste të prodhimit.

 

Ose do të imponohen zgjidhje të bazuara në nevojat reale të popullit, ose populli do vuaj e do të jetojë në kushte të mjerueshme, do paguaj vazhdimisht nga kursimet e tij, që të pasurohet një pakicë e zgjedhur e kapitalit. 

 

Dhe siç e vërteton jeta, monopolet synojnë që të zgjerojnë pasuritë e tyre si në kushtet e zhvillimit kapitalist, ashtu dhe në kushtet e krizës të ekonomisë kapitaliste.   

 

Sidomos kohët e fundit, proceset dhe konkurrencat evropiane dhe globale janë duke u intensifikuar mbi çështjen se si do mbështet në mënyrë më efektive ekonomia e prekur kapitaliste.

 

Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë sigurisht katalizatori për përkeqësimin e problemeve serioze që kanë ekzistuar edhe më para në ekonominë kapitaliste.

 

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), edhe atëherë kur pushtetarët -të sotmit dhe të mëparshmit- festonin për "zhvillimin", paralajmëronte se problemi i mbi-akumulimit të kapitalit, si shkaku kryesor që pjell krizat, jo vetëm që nuk është kapërcyer, por, po intensifikohet gjithnjë e më shumë, duke sjellë akoma më afër rrezikun e një krize të re, ndoshta edhe më shpejt sesa pritej.

 

Plus kësaj, ekonomia greke është më shumë e ekspozuar përballë këtyre tronditjeve, për shkak të së ashtuquajturës "ekstroversionit" të saj, d.m.th të varësisë së madhe që ajo ka nga turizmi dhe tregtia detare, në përgjithësi nga Transporti.

 

Këtë politikë e kishin bërë flamur të tyre të gjitha qeveritë e mëparshme -ND, SYRIZA, PASOK-KINAL- duke minuar njëkohësisht potencialet e mëdha prodhuese të Greqisë, të vlefshëm dhe të domosdoshëm, sidomos në kushte të tilla si sot, vetëm e vetëm sepse këtë e impononin fitimet e kapitalit dhe angazhimet ndaj BE-së.

 

Mbi këtë terren, po zhvillohet debati për nevojën e një ndërhyrje të fortë shtetërore në ekonomi, me një plan të quajtur  "Plani i ri Marshall".

 

Këtë term, në të vërtetë, përdorin si tifozët e mekanizmave aktualë të ndihmës së ESM (Gjermania, Hollanda, Austria), po ashtu dhe tifozët e Euro-Bondit ose të një versioni më të mesëm, nga shtetet e zhytura në borxhe të mëdha të jugut të Europës.

 

Gjithashtu, ky term përdoret nga të gjitha forcat borgjeze, pavarësisht nëse ato paraqiten -përballë njëra-tjetrës- si kundërshtare (neoliberalët, të djathtët, socialdemokratët e të gjitha ngjyrave dhe të tjerë).

 

Ky identifikim tregon marrëveshjen e tyre të madhe për nevojën që shtetet borgjeze dhe aleancat e tyre, siç është BE, të ndërhynë, me një politikë fiskale ekspansioniste, për të mbështetur -jo punëtorët dhe popujt që janë përsëri viktimat e mëdha për sa i përket shëndetit dhe të drejtat- por grupet e biznesit dhe fitimet e tyre.

 

Por, në të njëjtën kohë edhe për të forcuar pozitën e kapitalit europian ndaj konkurrentëve të tij, të tillë si SH.B.A., Kina, Rusia, etj., në kontekstin e renditjes së re që do të ndodhë në sistemin ndërkombëtar imperialist.

 

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë dallime midis tyre, në kontekstin e BE, se kush do fitojë dhe kush do humbasë, diçka që mund të çojë në një tjetër kompromis të brishtë.

 

Dhe krejtësisht e kundërta. Shtetet me deficite dhe borxhe më të vogla argumentojnë se huadhënia e ekonomive duhet të jetë çështje e secilit shtet në veçanti, përmes mekanizmave aktuale të mbështetjes. Vende me deficite më të larta, të tilla si Italia dhe Spanja, të cilat do të kenë nevojë për paketa më të mëdha për të mbështetur grupet e tyre të biznesit, argumentojnë se kjo huadhënie duhet të bëhet me kushte "reciprociteti" të borxheve të reja.

 

Ajo që po vërtetohet, për të shumtën herë, është mashtrimi i "solidaritetit europian". 

 

BE dhe Eurozona janë nga natyra e tyre aleanca mes shteteve dhe ekonomive që janë konkurrente me njëra-tjetrën, veçanërisht në kohë krize ato "tregojnë muskujt" si midis tyre ashtu dhe, mbi të gjitha, kundër popujve.

 

Pra, ata që po qajnë përsëri për kohezionin e BE-së dhe për "shtëpinë e përbashkët europiane që po kërcënohet" bëhen qaramanë sepse e dinë që ky imazh i rremë po zbehet në sytë e popujve.

 

Gjithashtu, konfirmohet se menaxhimi i përzier borgjez që zgjidhet çdo herë, nuk përcaktohet nga pikëpamjet e veçanta politike të çdo qeverie të veçantë borgjeze, por nga nevojat dhe prioritetet që ka kapitali, në një periudhë të caktuar.

 

Për këtë arsye, në fund të fundit, kemi parë që forca socialdemokrate, siç është SYRIZA në Greqi, të zbatojnë politika kufizuese që gjoja i kundërshtonin më parë, por dhe forca neoliberale që tani zbatojnë politikë më ekspansive, edhe pse më parë ushtronin kritikë kundër këtij versioni.

 

Kjo nuk është diçka e re. Historia bashkëkohore është e mbushur plotë me shembuj të tillë. Në çdo rast, emëruesi i përbashkët është ky: Punonjësit janë ata që do t'u kërkohet të paguajnë përsëri “faturën” e paketave të reja të shpëtimit.

 

Punonjësit kanë paguar vitet e kaluara memorandumet dhe masat e ashpra antipopullore, të cilat janë ende në fuqi, dhe përsëri punonjësve do t'u kërkohet të shlyejnë edhe kreditë dhe deficitet e reja që do të krijohen, me masat e reja që tashmë po testohen në tubin eksperimental "shëndetësor", duke marrë si shkak pandeminë.

 

 

Shokë,

 

Në Greqi sindikatat klasore, organizatat militante të klasës punëtore të sektorit privat dhe atij shtetëror, si dhe ato të vetë-punësuarve të qytetit dhe fshatit – profesionistë, fermerë, shkencëtarë, artistë, studentë, nxënës, nxjerrin kërkesa të rëndësishme të cilat kanë mbështetjen e KKE, për mbështetjen e të ardhurave popullore, për heqjen e qindra ligjeve antipopullore dhe vendimeve qeveritare që kanë të bëjnë me të gjitha sektorët.

 

Luftojmë konkretisht dhe me kërkesa të përpunuara për plotësimin e nevojave bashkëkohore të punonjësve, të fermerëve të varfër dhe të mesëm, të së vetë-punësuarve të qytetit, të rinisë studentore dhe asaj punonjëse, të grave të shtresave punëtore – popullore, si dhe të emigrantëve e refugjatëve, të cilët u gjendën në vendin tonë dhe janë viktima të luftërave imperialiste dhe të shfrytëzimit kapitalist.

 

Ne po përdorim çdo mundësi për organizimin e luftës punëtore dhe popullore dhe konsiderojmë se promovimi dhe pretendimet brenda kushteve të veçanta të kufizimeve, me intensitet më të madh dhe me mënyra e forma të tjera ditët e ardhshme, përbën një kusht themelor për përgatitjen e kundërsulmit popullor, për kultivimin e një klime gatishmërie, mobilizimi, të një Aleanca të gjerë Sociale me klasën punëtore në krye.

 

Koronavirusi do të shërohet dhe pandemia do të kalojë, ashtu siç kanë kaluar edhe të tjera në të kaluarën, por kapitalizmi është i pashërueshëm dhe do të vazhdojë të torturojë njerëzimin, me varfërinë, papunësinë, luftërat, shkatërrimin e mjedisit, derisa popujt të vendosin të dalin në ballë të zhvillimeve.

 

Gjithnjë e më shumë njerëz n të gjithë botën po e kuptojnë dhe e thonë me zë të lartë, se «virusi i vërtetë është kapitalizmi» 

 

Sistemi aktual mundet vetëm të rrëzohet dhe të zëvendësohet nga një sistem më i lartë shoqëror, nga socializmi - komunizmi, ku prona shoqërore në mjetet e prodhimit me pushtet punëtor, me planifikim qendror shkencor për plotësimin e nevojave popullore, me kontroll punëtor në të gjitha organet administrative dhe pjesëmarrje në të gjitha organet e pushtetit, nga poshtë lart, mund të çojë në mirëqenien e popullit, në paqen dhe përparimin e njerëzimit.

 

Në këtë detyrë jemi të detyruar të qëndrojmë të patundur, pa lëkundje në orientim, praktika dhe taktika jonë e përditshme ti përulet kësaj detyre, sigurisht duke marrë parasysh kushtet konkrete, korrelacionin e forcave, por pa u tërhequr nga këto, dhe pa ndryshuar objektivin tonë strategjik.

 

Internacionalizmi, solidariteti dhe veprimtaria punëtore e komuniste, janë ato që duhet të na shoqërojnë në çdo hap tonin, ashtu si gjer më sot, por me hapa më të shpejta që do të arrijnë në kërcime ndoshta të vogla por reale në të tashmen, por që do të përgatisin hovin e madh në të ardhmen, për popujt e vendeve tona, për të gjithë Europën, për të gjithë botën.