Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Festivali 100 vjet KKE - 50 vjet KNE

Mijëra popull ishin të pranishëm në aktivitetin qendror tre-ditor të festivalit të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) që u mbajt nga data 20 gjer në datën 23 Shtator 2018, dhe që këtë vit i ishte dedikuar 100 vjetorit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe 50 vjetorit të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Festivali i RK të Greqisë (KNE), pasi udhëtojë në të gjitha qytetet e mëdha të Greqisë, me dhjetëra aktivitete politike dhe kulturore, të mbajtura në çdo qytet, u kulmua me aktivitetet që u realizuan në parkun "Trici" në Athinë. Në këtë park, Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) ndërtojë pothuajse një "qytet" të tërë, me shumë skena muzikore të cilat mirëpritën koncertet, diskutimet e shumta, librarinë gjigande me libra politike dhe progresive, "qytetin internacional", ku ishin të pranishëm 40 organizata rinore komuniste dhe anti-imperialiste nga e gjithë bota, si dhe ekspozitën që i ishte kushtuar 100 vjetorit të KKE dhe 50 vjetorit të KNE.

Tubimi politik që u realizua ditën e Shtunë ishte i madh dhe tronditës, aty foli Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitris Kucubas dhe përshëndeti Sekretari i Këshillit Qendror të i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Nikos Abatielos, por edhe militantja palestineze Ahed Tamimi. Militantja 17 vjeçare palestineze Ahed Tamimi, vajzë e cila ishte e burgosur për tetë muaj të këtij viti, në burgjet izraelite, dhe u bë simbol i luftës së popullit palestinez kundër pushtimit kriminal izraelit, ka marrë pjesë në festival, e ftuar nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE).

 

 

 

Festival 100 years KKE-50 years KNE [1st Day]

Në përshëndetjen e saj, Ahed Tamimi tha:

"Përshëndes të gjithë të pranishmit në Festival. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e madhe në çështjen tonë palestineze. Ju faleminderit për qëndrimin e madh moral diçka që na jep shumë forcë në luftën tonë.

Para së gjithash unë do të doja të përshëndes Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) për 100 vitet e luftës së saj dhe 50 vjetorin e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Gjithmonë themi ne se marrim forcë nga forca dhe mbështetja që na jepni, megjithatë ne nuk ju quajmë vetëm mbështetës të çështjes sonë, por partnerë në luftën dhe përpjekjet tona.

Pavarësisht nga vuajtjet që përjeton çdo Palestinez, çdo ditë, ai nuk e njeh veten si viktimë, por si një luftëtar për liri dhe për çështjen. Ne gjithmonë themi se popujt dhe populli ynë mund të arrijë ndryshimin dhe mundet t’ia dalë me luftën e tij, prandaj ju të lirët e gjithë botës bashkohuni për t'i dhënë fund shfrytëzimit, kapitalizmit dhe kolonializmit, për ti dhënë fund imperializmit".

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që na jepni. Ky qëndrimi juaj do të thotë shumë për ne dhe ky qëndrimi juaj më jep shumë forcë të madhe për t'u kthyer në atdheun tim, në vendin tim dhe të vazhdoj luftën kundër kolonializmit.

Në mbyllje, dua të them se erdha nga toka e paqes, nga Palestina, e cila kurrë nuk ka pasur paqe. Nëse nuk do të ekzistojë paqe në Palestinë, kurrë nuk do të ketë paqe në botë.

Të gjitha qeveritë që mbështesin Izraelin, e mbështesin për interesat e tyre kapitaliste dhe duhet të bashkohemi të gjithë kundër kolonializmit dhe kapitalizmit që është arsyeja dhe shkaku i të gjitha të këqijave të botës. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen".

Sekretari i KQ të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), N. Abatielos, vuri në dukje, ndër të tjera, për veprimtarinë e RK të Greqisë (KNE): "Çojmë barrikada KUDO kundër përpjekjeve të sistemit dhe partive të tij  që synojnë të manipulojnë rininë. Dhe përpjekje të tilla do të forcohen. Jemi kudo protagonistë që të likuidohen shpresat e rreme që kultivojnë qeveritë dhe partitë e tjera, dalim përpara për të formuar vatra të rezistencës kundër politikës antipopullore, për pretendime kolektive të nevojave bashkëkohore të rinisë. Për të forcuar luftën anti-kapitaliste me përfshirjen e gjallë dhe militante të rinisë nga familje punëtore - popullore.(...) Me një lëvizje punëtore më të fortë, me aleancë më të fortë sociale, brezi ynë mund të bëhet brezi i përmbysjes! (...) Së bashku me Rininë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), rinia mund të bëhet më e fortë, të luftojë për një jetë me liri të vërtetë, me plotësimin e nevojave të saj bashkëkohore.

Në këtë përpjekje kemi armë të fuqishme. Strategjinë bashkëkohore revolucionare të PK të Greqisë (KKE), vlerësimet dhe konkluzionet nga Historia e një shekulli, plot me luftëra, sakrifica, konfrontime me klasën borgjeze, me shtetin dhe mekanizmat e tij. Kemi vrullin e veprimtarisë 50-vjeçare të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), që është sulmi i rinor drejt të ardhmes, për botën e re, socializmin - komunizmin. Jemi optimistë. Jemi të sigurt dhe të vendosur".

Festival 100 years KKE-50 years KNE [2nd Day]

Shkëputje nga fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ne Festival, të Shtunën 22 Shtator në parkun Trici

Mikesha dhe Miq

Shoqe dhe shokë

Jemi këtu!!!  100 vitet e veprimtarisë heroike, militante, pioniere të Partisë sonë janë këtu!

E gjithë historia 50-vjeçare e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) ndodhet këtu!

Jemi krenarë dhe e deklarojmë në çdo drejtim:

Ka vetëm një rrugë: vetëm përpara, vetëm drejt fitores!

Inaugurojmë shekullin e ri në Historinë e nderuar të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), duke vënë objektivat edhe më të larta.

Të armatosur nga eksperienca dhe konkluzionet që nxorëm nga e kaluara.

Për të fituar betejën për një botë në lartësinë e ëndrrave, në lartësinë e njerëzve.   

Jemi fara që la pas çiftëzimi.

Fëmijët, nipërit dhe stërnipërit e aktivitetit revolucionar të shekullit të 20-të.

E grevistëve të Majit të vitit '36, dhe e të burgosurve të Akronafplisë dhe Giaros.

Të ishujve të Makronisit dhe të Leros.

E atyre që gurët e internimit i kthenin në kanavacë pikture.

Dhe JO-ja e tyre kundër skllavëruesve u bë këngë, u bë vendim dhe eksperiencë.

Që përpara ekzekutimit me vdekje ata vendosën mbi të gjitha nderin e Partisë.

E partizanëve të EAM – ELAS-it dhe të EPON-it.

Të luftëtarëve të Athinës dhe Pireut në Dhjetorin e '44-ës.

Të luftëtarëve dhe luftëtareve të Ushtrisë së Nderuar Demokratike të Greqisë (DSE).

E komunistëve të viteve të mëvonshme që u kujdesën për të mbajtur foletë e ujit brenda flakëve.

Që në mes të errësirës së ilegalitetit, ata vendosën jo vetëm të mos ktheheshin prapa, por të themelonin Rininë Komuniste të Greqisë (KNE).

E atyre që mbajtën lart flamurin e shpresës dhe të luftës klasore kur "Historia nxirrte shpifje se likuiduam"!

E të gjithë atyre që pas shumë viteve të persekutimit, kur i pyesnin nëse ata do të zgjedhin përsëri të njëjtën rrugë, u përgjigjeshin me zë të lartë dhe të qartë: "Po, unë do të bëja përsëri!" Pa mendime të dyta ...

Ne vazhdojmë.

Nën flamujt e marksizëm-leninizmit, të internacionalizmit proletar ...

Me më shumë eksperiencë, më të pajisur, më të përgatitur.

Tani është e jona kjo rrugë.

Dhe do ta përshkojmë deri në fund.

Me ambicien dhe dorën tonë për ta vënë këtë nënshkrimin modest në autostradat e së ardhmes ...

Me guxim për përmbysje!

Sepse jemi të sigurt se çdo gjë do të ndryshojë!

Ajo që sot duket si e palëvizshme do të lëvizë.

Ata që sot heshtin do të flasin!

Dhe do të bërtasin: Kjo botë e kalbur mundet, duhet të ndryshojë, dhe do të ndryshojë!

Këtë flakë të luftës, e mban të ndezur dhe e përcjell dora-dorës, nga brezi në brez, për 44 vjet, Festivali i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe i gazetës së saj Odhigjitis!

Sot ndodhet këtu brezi i Festivalit të Parë. Së bashku me komunistët e rinj të sotëm, gjenden shokët dhe shoqet, bijtë e thjeshtë të popullit, që atëherë dolën fitimtar në luftën kundër juntës!

Ndodhen këtu kuadrot e Organizatës, të cilët në Shtatorin e vitit '91, një muaj pas rindërtimit të RK të Greqisë (KNE), atëherë numëroheshin në gishtat e një dore, bërën të pamundurën: Ngritën Festivalin e 17-të, përsëri, në qytetin e Peristerit, dërguan mesazh shprese, përgënjeshtruan të gjithë ata që profetizonin fundin e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Festivali është një faqe e veçantë dhe e ndritur e Historisë së Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Ai e ka fituar me të drejtë këtë pozicion. U bë i përjetshëm, një festival me të vërtet politik-kulturor, për rininë e vendit.

Skenat e tij i kanë nderuar me praninë e tyre krijuesit më të rëndësishëm.

Mund të themi se ne e kemi kapur objektivin që ishte vënë që kur filluan festimet për 100 vjetorin e Partisë.

(...)

Dhe, për më tepër, progresin dhe zhvillimin e luftës klasore në vendin tonë dhe në shkallë ndërkombëtare, por edhe aktivitetin pararojë të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të lëvizjes punëtore popullore në Greqi.

Por, mbi të gjitha, festivali, sjell rininë në kontakt me politikën e përmbysjes dhe ideologjinë inovative të PK të Greqisë (KKE).

Ndriçon rrugën e vetme realiste dhe shpresëdhënëse për rininë.

Rrugën e konfrontimit dhe të përmbysjes, rrugën e fitores.

 

 

 

Festival 100 years KKE-50 years KNE [3rd Day]

 

Mikesha dhe Miq

Shoqe dhe Shokë

E dimë mirë se, që të ndriçojmë këtë rrugë, duhet të heqim nga mesi një e nga një pengesat që vë në ndërgjegjen e të rinjve sistemi që dominon, me të gjitha shtabet e tij.

Të shkatërrojmë një nga argumentet më dinake borgjeze që thotë se gjoja "kapitalizmi në Greqi nuk punon mirë", se ka nevojë për disa korrigjime, disa reforma thonë borgjezët që të çoroditin punëtorët, për tu bërë Greqia gjoja një vend "normal" me një kapitalizëm "normal".

Ata duan të fshehin se ky sistem i kalbur dhe shfrytëzues, kudo, në të gjitha shtetet, prodhon të njëjtat rezultate.

Varfëri, papunësi, kriza, luftëra për të shumicën dhe fitime përrallore dhe prosperitet për një grusht parazitësh.

Edhe Greqia e varfërisë dhe e padrejtësisë nuk përbën një veçori, por një miniaturë e botës moderne kapitaliste.

Në metropolin e kapitalizmit në -ato shtete që i do shumë z. Cipras -Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku supozohet se kapitalizmi "punon me saktësi ore", dhe ku janë të regjistruar 25% e miliarderëve në botë, në të njëjtën kohë,

- 40 milionë amerikanë jetojnë nën nivelin e varfërisë,

- 19 milionë në varfëri ekstreme,

- 1 në 5 fëmijë janë të varfër.

(...)

Në Gjermani, në vendin e supozuar "normal" të BE-së, 1 milion nxënës nuk mund të blejnë konsumet bazë shkollore për shkak të varfërisë.

(...)

Në Britani, në një vend gjithashtu "normal", të pastrehët janë dyfishuar, tejkaluan 300,000. Nëse e humbet vendin e punës, rrezikon të flesh në karton.

(...)

Varfëria, papunësia dhe vuajtjet janë gjendje normale të kapitalizmit.

Dhe realiteti është se nuk ka një situatë tjetër normale, përveç se në mendjet e atyre që u shesin popujve përrallën e kapitalizmit njerëzor, që gjithmonë i afrohen këtij synimi por që kurrë nuk e arin.

Në të gjitha këto shtete "normale", nga njëra anë janë shfrytëzuesit dhe në anën tjetër të shfrytëzuarit.

Nga njëra anë, ata që prodhojnë të gjithë pasurinë, gjithçka, me mendjen dhe duart e tyre, dhe nga ana tjetër ata që rrëmbejnë gjithë pasurinë pa punuar fare.

Shfrytëzuesit janë të lirë të bëjnë ç’të duan dhe njohin vetëm një të drejtë dhe liri:

- Të shenjtën dhe të pacenueshmen e pronës së tyre kapitaliste.

- Lirinë për të shfrytëzuar fuqinë punëtore pa kufij, të korrin gjithë pasurinë.

- Të vriten njëri me tjetrin se kush do t'i vërë duart në tregje dhe territore të reja, edhe me luftëra po e do puna, duke bërë popujt viktima.

Me të vërtetë, çfarë është i lirë të bëjë një i ri sot?

- Mos është i lirë që të edukohet për gjithçka?

-  Të zhvilloj të gjitha prirjet e tij?

- Të punojë në atë zanat që ka studiuar?

- Mos ndoshta është i lirë të merret ashtu siç duhet dhe do të donte me kulturën, me sportin?

Sa i lirë ndihet një i ri i papunë që sistemi po e këshillon që të uli edhe më shumë kërkesat e tij, të pranojë kushte edhe më të këqija pune nga ato që kanë të punësuarit sot?

Çfarë lirie ka një vajzë e re e cila që të futet në punë detyrohet të nënshkruaj se nuk do të mbetet shtatzënë?

Çfarëdolloj lirie që sistemi i njeh të rinjve të klasës punëtore dhe të popullit, ndalon aty ku fillon liria e kapitalistëve për të shfrytëzuar.

Dhe shtypet në mënyrë të dhunshme kur ata guxojnë të sfidojnë këtë status të shfrytëzimit.

Por liria e vërtetë për të rinjtë e familjeve punëtore dhe popullore, fillon nga mospranimi i këtij realiteti të mjerueshëm, dhe vazhdon me organizimin e luftës, e cila vë në shënjestër kundërshtarin e vërtetë, sistemin dhe pushtetin e tij.

Kjo është rruga realiste.

(...)

Zhvillimi kapitalist nuk mund të jetë "i drejtë", siç mashtron SYRIZA.

Kjo është padrejtësia më e madhe, dhe nuk ndryshon edhe nëse pasuria rritet, edhe nëse “tepsia” rritet, ashtu siç mashtron ND-ja.

Sepse kjo tepsi është rritur shumë herë në të kaluarën, por punëtorët morën thërrimet.

Sepse përfitimet kurrë dhe askund nuk ndahen në mënyrë të drejtë, midis kapitalistëve dhe punëtorëve, punonjësve në përgjithësi, madje edhe nga të vetëpunësuarit, kapitalistët i marrin përfitimet nëpërmjet kanaleve të ndryshme.

Padrejtësia shoqërore dhe shkaqet e saj, formojnë dhe vijën reale ndarëse në shoqëri.

(...)

Ata shpifin dhe godasin organizimin klasor dhe përpjekjet militante, madje thonë se janë "të vjetërsuara për epokën e sotme". 

(...)

Ata bëjnë punën e tyre, edhe ne duhet të bëjmë tonën.

(...)

Borxhi akumulohet në gjithë botën, rentabiliteti është i ulët, nuk gjendet një sektori i ri me rentabilitet të madh, dhe qendrat imperialiste përdorin veglën e quajtur proteksionizëm (mbrojtje) -si ato masa mbrojtëse që merr Trampi- për të mbrojtur fitimet e monopoleve të tyre. Dhe kështu problemet janë duke u rritur.

Shfaqja e një krize të re të thelluar të mbi-akumulimit të kapitalit është e dukshme. Dhe kjo perspektivë, që kriza të përqafojë edhe më shumë ekonominë ndërkombëtare, sot është diçka dominuese.

Për më shumë, hapja e madhe e ekonomisë së vendit në fusha/sektorë, që mund të testohen në veçanti nga një krizë e re ndërkombëtare, të tilla si industria e detit dhe turizmi, mund të bëhet "thembra e Akilit" në zhvillimin kapitalist për periudhën e ardhshme.

Një krizë e përgjithësuar ndërkombëtare mund të ndikojë në mënyrë disproporcionale në ekonominë greke.

Vendi është tashmë i ekspozuar ndaj të ardhmes gjithnjë e më të pasigurt të Eurozonës, për shkak të rritjes së konkurrencës midis vendeve të mëdha të BE-së. Me konfliktin mes Italisë, Francës dhe Gjermanisë të cilat janë në krye të kësaj.

Ndërsa, përfshirja gjithnjë e më shumë e vendit në planet dhe ndërhyrjet e SHBA-së dhe NATO-s në rajon, rrit mundësinë që plani i një rritjeje ekonomike të qetë dhe afatgjatë të hidhet në erë.

(...)

Nëse qeveria donte që me të vërtetë të rriste pagën minimale, do të votonte pro ligjit të paraqitur nga PK e Greqisë (KKE) për të rivendosur pagën minimale 751 euro! Kjo do të ishte një rritje e vërtetë!

(...)

Me të vërtetë, kë kujtojnë se mashtrojnë z. Cipras dhe me ministrat e tij, kur flasin për rivendosjen e Marrëveshjeve Kolektive?

Tek kush i thonë këto? Ata nuk janë që zbatojnë ligje për tre vjet e gjysmën që lejojnë punëdhënësit me vulën e ligjit, që të shmangin zbatimin e marrëveshjeve kolektive?

Nuk janë në dijeni që, për shkak të ligjeve të tyre, vetëm 10% e punëtorëve mbulohen nga një marrëveshje kolektive?

Nuk janë në dijeni për grevat, të cilat, përsëri për shkak të ligjeve të tyre, shpallen të paligjshme dhe abuzive? 

Për ç ‘negociata kolektive e të lira flet ND-ja? Për ato që i nxori jashtë përdorimit dhe që kërkon të mbeten ashtu?

(...)

Dallimet mes tyre janë se nga cili xhep i popullit do të rrëmbejnë.

SYRIZA me taksat dhe haraçet e saj, do të zbrazë një xhep të punonjësve dhe ND-ja me "sëpatë" ndaj shpenzimeve sociale, në Shëndetësi dhe Mirëqenie, do të zbrazë xhepin tjetër.

Ndërsa që të dy, premtojnë lirime të reja tatimore dhe ç ‘angazhime nga sigurimet, "lehtësira" dhe stimuj për "investitorët" dhe kapitalin. Të gjitha "në dorë" dhe direkt.

(...)

SYRIZA gëzon mbështetjen e kapitalit.

Ku do gjejnë më të mirë?

Brenda tre vjet e gjysmë arriti të zbatojë të gjitha ato që ND dhe PASOK, si parti më vete ashtu dhe së bashku, nuk guxuan, ose nuk mundën të zbatonin për dekada të tëra.

Sigurisht që kapitali nuk do të kishte problem edhe me një qeveri të ND-së, për këtë para se ti vijë uria ka filluar të gatuaj.

Dhe kur njëri prej tyre falimenton, përgatitin tjetrin për të marrë vendin e tij, për të bërë të njëjtat dhe mos më keq për popullin.

Prandaj SYRIZA dhe ND vriten me njëri tjetrin se kush është më i miri për grupet monopoliste.

(...)

Dhe rreziqet në rajon, Ballkan, Detin Egje, në rajon e gjerë, rriten dhe nuk parandalohen, për shkak se qeveria SYRIZA -ANEL morri rolin e flamurmbajtësit të SHBA-ve dhe të NATO-s.

Dhe kapardisen që e kanë kthyer vendin në një bazë sulmuese të Amerikanëve dhe se u premtojnë investime Made in USA.

SHBA-të pak herë janë interesuar për të investuar në Greqi.

E para ishte pas Luftës së Dytë Botërore, me Planin Marshall, dhe e dyta është tani me planet për investimeve në ndërtimin e anijeve dhe industri të tjera.

Herën e parë kishin vënë në shënjestër Bashkimin Sovjetik dhe ndikimin që kishte ai në Ballkan, tani kanë vënë në shënjestër Rusinë dhe Kinën dhe interesat e tyre në rajon.

Dhe nëse SYRIZA e ka bërë shkencë shpëlarjen e imperializmit Amerikan ... dhe në qoftë se ND bëhet xheloze sepse humb primatin e saj ...

Populli jonë duhet ta dijë se rreziqet, për veten dhe fëmijët e tyre po rriten, sepse e përfshijnë edhe më thellë në planet e rrezikshme të imperialistëve.

 

Mikesha dhe Miq

Shokë dhe Shoqe

Si programet e tyre, ashtu dhe vijat e rreme ndarëse që vënë mes tyre SYRIZA dhe ND nuk munden të fshehin faktin se, që të dyja partitë, i shërbejnë rrugës barbare kapitaliste sot.

(...)

Mos kërkoni të gjeni dallime mes SYRIZA-s dhe ND-së.

Bëhuni ju dallimi - forconi Partinë Komuniste të Greqisë (KKE).

Mundemi të shkojmë përpara, mundemi të bëjmë shumë, vetëm me një KKE shumë më të fortë.

Të rritim pengesat kundër politikës antipopullore që ushtron qeveria e SYRIZA-s me të cilën pajtohet më së shumti edhe ND-ja.

Të shumohen vatrat e rezistencës dhe e kërkesave për të drejta bashkëkohore për rininë dhe punëtorët.

Të ndjehen më të vërtetë të dobët: Qeveritë dhe partitë që ushtrojnë në praktikë kërkesat e Lidhjes së Industrialistëve Grekë (SEV), të pronarëve të anijeve dhe të bankierëve, të cilët shkatërrojnë ëndrrat dhe jetët tona.

Të forcojmë luftën kundër përfshirjes së vendit në planet e luftës së NATO – SHBA – BE, të forcohet kundërshtimi ndaj luftërave imperialiste dhe ndaj shkaqeve të tyre.

Të vëmë përpara, në plan të parë, nevojat bashkëkohore të popullit dhe të rinisë.

Të gjitha këto maten me një tregues kyç: se sa e fortë do të jetë Partia Komuniste e Greqisë (KKE).

Sepse është një forcë e vendosur që të mos heqë dorë kurrë nga pozita e saj në pararojën e betejave të punëtorëve dhe të rinisë.

Sepse Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nuk është e angazhuar tek biznesmenët, tek arrëzat dhe milionerët si partitë e tjera.

Nuk ka angazhime, siç kanë të gjithë të tjerët ,ndaj BE-së, SHBA-ve, ndaj Lidhje së Industrialistëve Grekë dhe NATO-s.

Është forca e punëtorëve, e punonjësve, e cila mund ti prishi planet e pronarëve.

Është forca e të vetëpunësuarve që mundohen të mbijetojnë, sepse u premton kushte njerëzore të punës, kohë të lirë, pushime për çlodhje diçka që tani nuk mund të shkojnë.

Sepse PK e Greqisë (KKE) nuk i përtyp fjalët e saj, nuk ju përkëdhel veshët për t’ju grabitur votat.

Në të kundër, KKE ju zbulon të vërtetën e madhe.

Tregon rrugën e vetme shpresëdhënëse për rrugëdalje në favor të interesave punëtore, përmbysjen e pronës dhe pushtetit kapitalist.

Sepse ka program, organizim dhe plan që çon në një tip të lartë të organizimit të ekonomisë dhe shoqërisë me lokomotivë sigurimin e prosperitet popullor dhe jo fitimet dhe privilegjet e një pjesë të vogël të shfrytëzuesve.

Sepse zbulon se ajo që thuhet se "asgjë nuk bëhet, asgjë nuk ndryshon", është gënjeshtra më madhe që sigurisht i intereson shfrytëzuesve dhe pushtetit të tyre.

Çdo gjë ndryshon, çdo gjë mund të ndryshojë. Çdo gjë bëhet, arrin që ta vendosi ai që duhet të ndryshojë, populli.

Sepse Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe lëvizja punëtore janë të vetmit që mund të dërgojë plaçkitësit, vrasësit, nazistët e Agimit të Artë aty ku u takon, në koshin e plehrave të historisë pranë idhujve të tyre, Hitlerit, Musolinit, Metakasit dhe Papadhopulit.

Sepse, ndërsa të gjithë po edukojnë rininë që të jetojnë në pritje të "rasteve të mira", PK e Greqisë (KKE) tregon nevojat bashkëkohore të së rinjve, lufton për ti plotësuar sot, që të përputhen me standardin e jetesës me rritjen e madhe të prodhimit dhe shkencës.

Sepse Partia Komuniste e Greqisë (KKE) zbulon fajtorin e madh dhe të vërtetë për problemet dhe pengesat me të cilat përballet rinia: sistemin kapitalist. Sistemin që adhurojnë të gjitha partitë e tjera.

Sepse e reja dhe modernja, jeta me të drejta bashkëkohore dhe liri të vërtetë do të thotë, para se të gjithash, të përmbyset sistemi aktual të korruptuar kapitalist.   

Në këtë rrugë ecën pa lëkundje PK e Greqisë (KKE). Kjo rrugë çon në dritë në favor të së drejtave të shumicës popullore.

(...)

Mikesha dhe Miq

Shokë dhe Shoqe

100 vjet KKE – 50 vjet KNE

Po, ishte e gjatë rruga gjer këtu.

Dhe këtë rrugë mundemi ta ecim përsëri bashkë.

Me shaminë e kuqe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), mundemi të mbahemi nga njëri-tjetri përsëri në rrugë duke milituar.

Me karafilin e kuq të takohemi në vendet e punës, nëpër lagje.

Do të takohemi përsëri, në betejat që kemi para nesh.

Në protestat dhe aktivitetet tona.

Në zgjedhjet e sindikatave dhe shoqatave të lëvizjes sonë punëtore dhe popullore.

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në zgjedhjet euro-parlamentare.

Duke bërë gjithandej shumë më të fortë PK të Greqisë (KKE).

Do të takohemi përsëri, në tubimet e mëdha popullore, në stadiumet e mëdha e të kuqe popullore, të së sotmes dhe të nesërmes, të së ardhmes tonë të lumtur.

 

 

 

24.09.2018