Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Gjermani: Komunistët grekë dhe turq me një bllok të përbashkët nderuan udhëheqësit komunistë Karl Libknecht dhe Roza Luksemburg

Më 10 janar 2021, në Berlin u realizua aktivitet në nder të udhëheqësve të lëvizjes komuniste gjermane dhe ndërkombëtare, Karl Liebknecht dhe Rosa Luksemburg.

Në këtë aktivitet, duke marrë të gjitha masat e mbrojtjes ndaj Covid-19, së bashku me forcat e Partisë Komuniste Gjermane (DKP) dhe Rinisë Socialiste Punëtore Gjermane (SDAJ) të pranishëm ishin edhe anëtarët dhe miqtë e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në qytetin e Berlinit në një bllok të përbashkët me Partinë Komuniste të Turqisë (TKP) nën parullën: «Me punëtorët e të gjitha vendeve: Për një botë pa shfrytëzim, kriza, luftëra dhe migrim, për Socializmin!».

Dy udhëheqësit e grupit "Spartakian" dhe Partisë Komuniste të Gjermanisë (KPD) e sapoformuar atëherë u vranë brutalisht në këto ditë 102 vjet më parë, menjëherë pas shtypjes së revolucionit të punëtorëve të Berlinit, nga grupet paraushtarake, nën komandën e klasës borgjeze gjermane dhe qeverisë socialdemokrate të Friedrich Ebert.

Në aktivitetin e këtij viti, i zhvilluar brenda kushteve të pandemisë ku demonstruesit respektuan masat e parashikuara, qëndrimi i policisë ishte provokues. Policia u përpoq të parandalonte realizimin e marshimit dhe në të njëjtën kohë realizoi disa arrestime. Këmbëngulja e demonstruesve për të kryer marshimin e detyroi policinë, pas një ore e gjysmë vonesash, në të ftohtin e acartë të Berlinit, të tërhiqej. Kështu, marshimi, duke filluar nga rruga qendrore e Berlinit Lindor Frankfurter Allee, një zgjatje e rrugës historike Karl Marx Allee, përfundoi në monumentin-varreza të dhjetëra personaliteteve të lëvizjes punëtore komuniste gjermane dhe ndërkombëtare, të dëshmorëve të Revolucionit të Nëntorit 1918, të Brigadave të Kuqe dhe të luftës kundër fashizmit. Aty, turma e njerëzve bëri homazhe dhe nderoi me karafila të kuq, duke brohoritur se Karl dhe Rosa ndriçojnë rrugën për çlirimin e klasës punëtore.

Duhet të theksohet se tre ditë më parë partia "Die Linke" njoftoi se nuk do të marrë pjesë në marshim dhe do të organizojë një "aktivitet të heshtur nderi" në muajin Mars, kur të mbarojë pandemia ...