Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Goditje të ashpra brenda dhe jashtë parlamentit Grek kundër marrëveshjes Greqi - SH.B.A. për bazat ushtarake

Në Asamblenë e Parlamentit të Greqisë, ditën e enjte, 30/1/20, u diskutua Marrëveshja e neveritshme Strategjike Greqi-SH.B.A, me të cilën zgjerohen dhe zmadhohen bazat ushtarake amerikane në Greqi, për tu përdorur si baza ushtarake me nivele të ndryshme për sulme e luftarake të vrastarëve NATO-amerikanë kundër popujve të zonës së gjerë, duke e shndërruar Greqinë njëkohësisht në një objektiv të konkurrencave ndër-imperialistë.

Deputetët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) goditën ashpër këtë marrëveshje, duke theksuar se kjo është një hallkë kryesore që e përfshin edhe më thellë Greqinë në luftërat dhe ndërhyrjet imperialiste, duke e vënë vendin dhe popullin në rreziqe shumë të mëdha.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kërkoi tërheqjen e marrëveshjes në fjalë, duke i bërë thirrje popullit për të intensifikuar luftën e tij kundër planifikimeve të rrezikshme.

Duke folur nga hapi i parlamentit, Dhimitri Kucubas, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), ndër të tjera vuri në dukje:

«Ju thoni pa cipë se:" Sa më shumë baza ushtarake të kemi, aq më shumë pengesa do të ngrihen kundër agresionit turk! " Nëse është kështu, si është e mundur që në vitin e fundit, ku është rritur "prania amerikane" në Greqi, njëkohësisht është përshkallëzuar e rritur edhe agresioni turk? Nuk e dini ju që NATO nuk i njeh kufijtë në detin Egje? Nuk e dini ju që SH.B.A, NATO dhe BE për kaq vite e kanë legalizuar praktikisht ndërhyrjen dhe pushtimin e Turqisë NATOike në Qipro? Shikoni diçka tjetër ju, përveç fjalëve boshe nga të gjithë, për shpimet e paligjshme të Turqisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros? Hiqeni sikur nuk dini: Provokimi dhe agresioni turk ka mbështetje të fortë të NATO-s.»

Dhe vazhdoi, «Ju thoni se," Marrëveshja është mbrojtëse "...  Me kë po talleni? Dhe fëmijët e vegjël e dinë sot se SHBA-të kanë nga planet më agresive, për të asgjësuar planet e konkurrentëve të tyre, Rusisë, Kinës, Iranit. Këto plane bien erë baruti, si ai që është derdhur me vite të tëra në Siri, Irak, Afganistan, Libi (...)».

«Ju gjithashtu na thoni: "Bazat ushtarake mbrojnë Greqinë". Por, fytyra tjetër e shndërrimit të Greqisë në një kamp të gjerë ushtarak NATO-amerikan është ajo që ju fshihni nga populli Grek. Pse nuk ja thoni qartë popullit se çfarë thonë zyrtarët e Rusisë ose ato që thanë kohët e fundit zyrtarët e Iranit: që bazat e Amerikanëve dhe të NATO-s, kudo që ekzistojnë, d.m.th edhe në Greqi, janë në shënjestër për kundërpërgjigje. (...)

Bazat ushtarake të NATO-s nuk mbrojnë aspak. Përkundrazi, ato vetëm sa e vënë vendin tonë, popullin Grek në shënjestër. Populli Grek edhe në shënjestër gjendet, edhe nga ana tjetër po paguan. Në momentin që më shumë se 4 miliardë euro në vit, të ardhura nga xhepat tona, po shkojnë për nevojat e NATO-s, ju vini sot me këtë Marrëveshjen tuajën dhe  i lehtësoni ata gjithashtu edhe nga çdo taksë për aeroportet, për ankorimet e anijeve të tyre, madje dhe nga punimet për rimodelimin e bazave».

Në lidhje me argumentin e qeverisë se "po marrim njohuri teknike nga SHBA-të për Forcat e Armatosura Greke", Dh. Kucubas komentoi në fjalimin e tij: «Ne shohim diçka tjetër: Dhënien, me përgjegjësi të qeverisë, pajisje ushtarake dhe personelin e Forcave të Armatosura për Arabinë Saudite! Me të vërtetë, cilat të drejta sovrane të Greqisë rrezikohen në Riad dhe në shkretëtirat e Arabisë Saudite?

Duke dhënë fregata greke për patrullime në ngushticën e Ormuzit dhe të "piqni kushtet" për pjesëmarrje me personel të Forcave të Armatosura në Libi? Dhe këtë e bëni të gjithë ju, ju të harkut euro-atlantik. Meqenëse edhe SYRIZA gjithashtu i kërkon qeverisë të gjejë -thotë- formulën e duhur për të dërguar forca përtej kufijve tanë, arrin vetëm që të jenë nën ombrellën zyrtare të OKB-së, BE-së akoma edhe të NATO-s! Dhe të gjitha këto ZYRIZA i thotë në emër të së "majtës dhe progresit", duke vazhduar me këtë mënyrë poshtërimin e vlerave dhe idealeve militante»

 

 


Protesta të mëdha kundër Marrëveshjes

Në të njëjtën kohë në Athinë, Selanik dhe në dhjetëra qytete të tjera të Greqisë, sindikatat klasore, organizata masive dhe Komiteti Grek për Recensionin dhe Paqen Ndërkombëtare (EEDYE) organizuan protesta të mëdha kundër Marrëveshjes.

Në Athinë protesta u realizua jashtë parlamentit, ndërsa pasoi me marshim para Ambasadës së SHBA-ve.

Në tubimin e protestës foli Nikos Papanastasis, nënkolonel në lirim, anëtar i Këshillit Kombëtar të EEDYE dhe deputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), si dhe Jota Tavulari, presidente e Federatës së Punëtorëve në Industrinë Farmaceutike dhe anëtare e Sekretariatit Ekzekutiv të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME).

Përmes protestuesve u gjend, duke dalë nga ndërtesa e Parlamentit të Greqisë, edhe Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucubas, ndërsa një delegacion i madh i Komitetit Qendror të KKE mori pjesë në protestë.

 

 

Simfonia

 

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) votoi kundër Marrëveshjes

Më në fund, me 175 vota pro, 33 vota kundër dhe 80 vota «prezentë», Asambleja Parlamentare miratoi Marrëveshjen Strategjike midis Greqisë dhe SHBA-ve. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) votoi kundër saj, ndërsa kjo Marrëveshje u votua nga partia qeverisëse ND dhe PASOK / KINAL socialdemokrat. Qëndrim hipokrit mbajti ish-partia qeverisëse socialdemokrate SYRIZA, e cila e kishte përgatitur këtë marrëveshje në kohën që ishte në qeveri, i mirëmbajti, i shumëzoi dhe i zgjeroi bazat ushtarake amerikane në Greqi, për aq sa qeverisi vendin. ZYRIZA tani votoi «prezent», duke argumentuar se qeveria e tanishme duhej të siguronte më shumë «këmbime» nga SHBA-të. Kundër Marrëveshjes gjithashtu votuan dhe deputetët e partisë ekstreme të djathtë "Eliniki Lisi", duke argumentuar të njëjtën logjikë me ZYRIZA për "këmbime", por edhe partia socialdemokrate MERA25 duke thënë argumente pacifiste për një imperializëm më njerëzor.

 

 

31.01.2020