Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Grevë-përgjigje kundër kërkesave të kapitalit dhe politikave antipopullore të qeverisë

Të mërkurën, 30 maj 2018, u realizua greva e përgjithshme 24-orëshe në të gjithë Greqinë. Betejat që u dhanë për organizimin e kësaj greve ishin shumë të vështira, sepse udhëheqësit e komprometuar të konfederatave të Greqisë GSEE-ADEDY, edhe pse shpallën grevë bërën gjithçka për të sabotuar luftën për të. Kështu që, kryesia sindikaliste e komprometuar e GSEE dhe ADEDY u bënë thirrje punëtorëve që të bëjnë grevë dhe të protestojnë për "forcimin e biznesit dhe inovacionit", d.m.th të demonstrojnë punëtorët për kërkesat e OECD-së  (Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), të FMN-së, BE-së, BQE-së, pro Memorandumeve dhe Qeverisë. Dhe këtë ata e quajtën "plan kombëtar"!

Në kundërshtim me kryesitë e komprometuara, sindikatat klasore të bashkuara në Frontin Militant Mbar-punëtor (PAME) shfaqën një kuadër kërkesash dhe pretendimesh që sjellin në rendin e ditës nevojat e punëtorëve dhe familjeve të tyre, duke mbajtur qëndrim kundër punëdhënësve dhe qeverisë e cila, në emër të mbështetjes së biznesit dhe konkurrencës po ashpërson edhe më shumë sulmin e saj kundër klasës punëtore.

Fronti Militant Mbar-punëtor (PAME) zhvilloi mitingje grevash në 67 qytete të Greqisë me kërkesat e mëposhtme:

• Rritje të  pagave, pensioneve, përfitimeve sociale.

• Heqjen e të gjitha ligjeve antipunëtore dhe heqjen e 3 memorandume.

• Rivendosjen, e detyrueshme të Marrëveshjeve Kolektive të Punës, asnjëri punëtorë të mos paguhet më pak se 751 euro.

• Vendosje me ligj për ditën e Diel si ditë pushimi.

• Asnjë ankand për shtëpinë e parë.

• Poshtë taksat - të paguajë kapitali i madh.

• Heqje të ENFIA-s (taksës për pronën e patundur), heqje të haraçeve dhe tatimit grabitqar.

• Heqjen e ligjeve që godasin Sigurimet Shoqërore dhe shkurtojnë pensionet, siç është ligji i ish-ministrit Katrugalos.

• Të shtohet personeli në Spitalet publike, nëpër shkollat, të punësohen mësues me punë të përhershme dhe personel në sektorin e shëndetësisë në të gjitha specialitetet.

Në Athinë, mijëra punëtorë, të papunë, të rinj dhe pensionistë ishin të pranishëm në tubimin e Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME), me parullën: "Zhvillimi juaj shkatërron jetën tonë! Lufta, organizimi dhe kundërsulmi është zgjedhja jonë! " Me këtë slogan, grevistë nga dhjetëra sektorë pune që protestuan në mënyrë masive jashtë Parlamentit u përgjigjën kundër "projekteve të zhvillimit" të qeverisë dhe grupeve të biznesit, por edhe kundër forcave sindikaliste të pronarëve dhe të qeverisë të cilët duan që ti rreshtojnë punëtorët pas "qëllimeve kombëtare". "Mjaft më me skllavëri moderne, punë të qëndrueshme kërkon punëtoria", "Jo konsensusit dhe nënshtrimit, mosbindje dhe luftë klasore" brohorisnin grevistët.

Duke folur në tubimin e grevës në Athinë, Janis Tasiulas, anëtar i Sekretariatit Ekzekutiv të Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) dhe president i Federatës më të madhe sektoriale të Greqisë, i Federatës së Punëtorëve të Ndërtimit të Greqisë, theksoi ndër të tjera: "Qeveria ka fituar talentin për ta shfaqur të zezën për të bardhë për interes të kapitalit. Kapitali, qeveria, partitë borgjeze dhe forcat e tyre brenda lëvizjes punëtore do të na gjejnë përballë tyre për gjithçka.

Përrallat qeveritare për zhvillim të "drejtë", për "fundin e memorandumeve" për "kthim në normalitet" nuk mund ta mashtrojnë as fëmijët e vegjël.

Çfarë lloj zhvillim "i drejtë" na qenka ky, me qindra ligje antipunëtore në fuqi të plotë dhe të përhershme për dekadat që do të vijnë?

Çfarë lloj zhvillim i "drejtë" është ky, që shoqërohet nga privatizime të porteve, aeroporteve dhe reparteve të linjitit?

D.m.th? Punëtorët, me këto privatizime do të kenë paga më të mira, marrëdhënie më të mira në punë?

Familjet punëtore - popullore do të paguajnë bileta më të lira për aeroplanët dhe anijet?

Me që qeveria e "pagëzon mishin për peshk" dhe privatizimet i quan "përdorim të pronës publike", kjo nuk do të thotë se punëtorët, populli i varfër do të përfitojë nga kjo. Ne do të paguajmë më shtrenjtë, do të punojmë me paga më të ulëta për të mbushur kasafortat e tyre biznesmenët dhe investitorët e mëdhenj.

Për cilin "normalitet" dhe për cilin "kthim" po na thonë? Mos do të kthehen gjë ato që humbëm? Mos do të kthehen gjë pensionet, kufijtë e moshës së pensionit? Do të hiqet qafe ENFIA (taksa e pronës së patundshme) dhe tatimet grabitqare?"

Siç theksoi J. Tasiulas: "Ekzistojnë mundësitë që familjet tona të mund të jetojnë më mirë, të përmbushin nevojat e tyre, për të kaluar jetën tonë në një nivel me të vërtetë më të lartë. Nga duart tona kalon e tërë pasuria, me punën tonë ndërtojmë vepra gjigande, urat, fabrikat, ne prodhojmë çdo gjë që mund të shikojë syri njeriut dhe njëkohësisht jemi të dënuar të jetojmë në varfëri dhe mjerim. Ne nuk komprometohemi me të tashmen dhe të ardhmen që kanë në plan qeveritë, partitë dhe forcat e kapitalit. Do të luftojmë deri në fund. Kjo është e sigurt. Kjo është shpresëdhënësja."

Të theksohet se në të gjitha tubimet e Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) folësit dënuan pjesëmarrjen e qeverisë greke në ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste, si dhe ushtruan polemikë të ashpër edhe kundër atyre forcave sindikaliste që bashkohen me të ashtuquajturën “pajtim social” dhe në praktikë sabotojnë kërkesat dhe luftërat punëtore. 

 

 

Strike May 30, Athens

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, ishte i pranishëm në protestën e grevës së Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) në Athinë nga ku bëri deklaratën e mëposhtme: "Asnjë iluzion. Sulmi antipopullor do të vazhdojë. SYRIZA dhe ND po përpiqen të fshehin linjën e tyre të përbashkët strategjike përmes konfrontimeve pa vlerë, nëpërmjet premtimeve të rreme. Lëvizja punëtore - popullore tani duhet të riorganizohet në mënyrë që ta marrë çështjen në duart e veta, me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) të fortë".

 

Strike May 30, Thessaloniki

Strike May 30, Peiraeus

Strike May 30, Other Cities

 

31.05.2018