Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DΗIMITRI KUTCUBA

Hyjmë në vorbullën e zhvillimeve serioze, të antagonizmave dhe konflikteve të ashpra në rajon, të cilat paraqesin rreziqe për popujt

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba u takua ditën e hënë me Kryeministrin K. Micotaki në kontekstin e kontakteve të Kryeministrit me të gjithë liderët e partive të Parlamentit.

Pas takimit, Dh. Kucuba deklaroi ndër të tjera:

«Pas informacionit që na dha z. Kryeministër, dëshiroj t'ju them se gjendemi me të vërtetë në vorbullën e zhvillimeve serioze, të antagonizmave, kontrasteve dhe konflikteve të ashpra në rajon. Kjo na bën veçanërisht të shqetësuar. Ne shprehëm kundërshtimin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ndaj marrëveshjes së re greko-amerikane, e cila zgjeron bazat e SHBA dhe të NATO-s në Greqi dhe e angazhon vendin tonë në aventurizëm të ri dhe në plane lufte imperialiste në rajonin e gjerë.

Natyrisht, ne nuk prisnim asgjë të ndryshme nga ana e qeverisë dhe e kryeministrit. Pikëpamja e tyre për pozitat e Greqisë ndaj amerikanëve dhe NATO-s, ndaj aleancave ndërkombëtare, është ai që ka qenë dhe dihet. Megjithatë, për fat të keq, po shohim dhe vëzhgojmë skenën politike ku parti të tjera, siç është partia e parë opozitare, e cila më parë kishte pozicione të tjera, por kur ajo ishte në qeveri, në thelb e përgatiti këtë marrëveshje të papranueshme amerikanoNATOike.

Ne shprehëm kundërshtimin tonë ndaj qëndrimeve, pikëpamjeve të Qeverisë Greke dhe z. Micotaki gjatë takimit të tij me Tramp-in, për aktin e vrasjes ndaj një zyrtari të një vendi tjetër. Ishte një akt kriminal. Kjo duhej t’i thuhej qartë SHBA-ve dhe, po ashtu, jo për personin në fjalë -pasi e dihet që ne nuk mbrojmë regjimin iranian, ne jemi plotësisht kundër se si ky regjim sillet në vendin e tij dhe në rajon- por, kjo që u bë është një shkelje e të drejtave sovrane, përveç faktit të aktit vrastar ndaj një zyrtari.

Nga kjo pikëpamje, ne besojmë se gjendemi në vorbullën e zhvillimeve që na shqetësojnë dhe, sigurisht, do ta paguajnë popujt, do ta paguaj populli grek.

Në të njëjtën kohë, ne shprehëm shqetësimin tonë për shkeljet e vazhdueshme dhe të zgjatura të së drejtave sovrane të Greqisë, nga ana e klasës borgjeze turke, të Erdoganit, të qeverisë së Turqisë, me të gjithë këto kufijtë e Zonës Ekskluzive Ekonomike në det me Libinë dhe, natyrisht, taktikën e papranueshme që sfidon madje dhe marrëveshjet ndërkombëtare që kanë përcaktuar kufijtë në rajon dhe në shtete në veçanti, në detin Egje, në Ballkan dhe në Mesdheun Lindor në dekadat e kaluara. Dhe sigurisht, ne shprehëm kundërshtimin tonë  ndaj propozimit të shkojë çështja në gjykatën e Hagës, të cilën, sigurisht që nuk e pranon Turqia. Por ne gjithashtu ngritëm çështjen e kohezionit e cila na shqetëson se çfarë do të përmbajë nëse të dy palët përfundimisht arrijnë një marrëveshje të tillë.   

15.01.2020