Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KKE PËR TAKIMIN BE-BALLKANI PERËNDIMOR

Qëllimi është përfshirja më aktive e shteteve ballkanike në planet imperialiste

Me rastin e takimit jozyrtar BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Athinë më datë 21.08.2023, Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) shënon në njoftimin e saj:

«Daullet e qeverisë që shoqërojnë takimin jozyrtar BE-Ballkani Perëndimor në Athinë nuk mund të fshehin realitetin e ashpër të politikës antipopullore në rritje dhe shfrytëzimin e egër të përjetuar nga popujt e shteteve të rajonit.

Qoftë duke marrë pjesë në BE qoftë duke qenë në rrugën drejt integrimit, në shtetet ballkanike punëtorët paguajnë pasoja të rënda për të hapur "rrugët" e reja të përfitimit për grupet e biznesit në kuadrin e të ashtuquajturit "integrim euroatlantik". Këtë rrugë të dëmshme për popujt e rajonit shënoi ndërhyrja imperialiste e BE-së dhe NATO-s që çoi në copëtimin e ish-Jugosllavisë, me antagonizmat sot të jenë mprehur rrezikshëm, duke nxjerrë bosh deklaratat e qeverisë-BE-së për "paqe, stabilitet dhe siguri energjetike".

Objektivi kryesor i takimit është përfshirja më e thellë dhe aktive e shteteve ballkanike në planet dhe rivalitetet imperialiste dhe veçanërisht në luftën imperialiste në Ukrainë. Qeveria e ND-së është protagoniste për arritjen e këtij qëllimi, duke nënshkruar pak ditë më parë me Ukrainën “kontrata” NATO-ike për armatim dhe mbështetje me baza ushtarake, madje duke gëzuar edhe pëlqimin e të gjitha partive borgjeze. Në fund të fundit, në kuadër të këtyre planeve të rrezikshme, në takim merr pjesë edhe kreu i qeverisë reaksionare të Ukrainës, Zelensky.

Kundër këtyre planeve të rrezikshme që shqyrtojnë BE-NATO-SHBA në konkurrencë me Rusinë dhe Kinën, popujt e Ballkanit mund të kundërshtojnë me luftën e tyre të pavarur për mos-përfshirje dhe mos-pjesëmarrje në planet e luftës së imperialistëve, për asnjë ndryshim kufijsh. Për të forcuar luftën e tyre kundër shfrytëzuesve dhe sistemit të tyre».

 

22.08.2023