Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KKE është shpirti i betejave të mëdha

Më 25 qershor 2022, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, foli në një tubim të madh politik në qytetin Dhrapecona (rreth perëndimor i qytetit të Pireut), në kuadrin e një festivali dyditor të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Dh. Kucubas iu referua shumë problemeve shtesë që përjetojnë shtresat punëtore dhe popullore të këtij rajoni të cilat rëndojnë jetën e tyre, si mungesa e hapësirës së lirë, menaxhimi i mbetjeve, ndotja e mjedisit etj. Ai theksoi se:

«Qeveria e ND vazhdon pandërprerë, ashtu si edhe autoriteti Prefekturës, duke mbajtur fort në duar stafetën që mori nga SYRIZA. Të gjithë ata kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë. Dhe kjo përgjegjësi nuk fshihet pas përrallave për “zhvillim”, nga i cili gjoja do të përfitojnë njëkohësisht edhe grupet e biznesit por dhe populli. Gjithmonë ndodh e kundërta. Parakusht për zhvillimin e tyre është shfrytëzimi më i madh i punëtorëve. Rritja e fitimeve të pronarëve të anijeve dhe grupeve të biznesit, ka si parakusht goditjen e njëpasnjëshme të së drejtave të punësimit në vendet e punës, në anije, në dyqanet tregtare. Do të thotë vështirësi edhe më të mëdha për mbijetesën e sipërmarrësve të vegjël, për të vetëpunësuarit e Pireut. Ndaj tallja e SYRIZA dhe deputetëve të tyre në Pirea është e egër, të cilët sot ngrenë zërin kundër gjithçkaje që votuan Pro kur ishin në qeveri. Ata janë hipokritë sepse ND po shkel sot mbi hapat e politikës së tyre».

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE iu referua betejave të punëtorëve të rajonit dhe vuri në dukje se «në këto beteja të mëdha Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) përbëjnë shpirtin dhe organizatorin e luftës popullore. Komunistët dhe komunistet e qytetit të Pireut informuan popullin në vendet e punës, në lagje, nxorën në pah pretendimet e tyre në Parlament, në Këshillat Bashkiakë dhe në Prefektura, u përballën me politikën antipopullore, organizuan rezistencën dhe luftën».

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ai vuri në dukje:

«Vështirësitë e sistemit kanë të bëjnë me efektet e pjesëmarrjes në luftë në Ukrainë dhe zhvillimet në krizën greko-turke që po përshkallëzohet, por edhe me krizën e re ekonomike që po troket dyert e BE-së me pasoja të rënda në ekonominë greke. Ndaj për këto “vështirësi”, shtabet borgjeze shohin se nuk mjafton vetëm një parti, por të paktën, duhet dhe një parti e dytë borgjeze për të mbështetur, u duhet një qeveri e “bashkëpunimit, e pajtimit dhe tolerancës kombëtare”. Ata mund ta bëjnë këtë dhe do t'ia dalin. Sepse të gjitha partitë borgjeze si ND dhe SYRIZA ashtu dhe PASOK/KINAL, pavarësisht dallimeve të tyre, pajtohen më së mirë mes tyre kur bëhet fjalë për qëllimet strategjike të klasës sunduese që ata shërbejnë».

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i KKE iu referua zhvillimeve ndërkombëtare, luftës imperialiste në Ukrainë dhe dënoi edhe një herë përfshirjen e Greqisë në planet kriminale të NATO-s, BE-së dhe SHBA-ve. Ai dënoi gjithashtu dhe vendimin reaksionar të Gjykatës së Lartë Amerikane që i hap rrugën ndalimit të abortit dhe foli për një «kthim në mesjetë».

Dh. Kucubas nënvizoi se «vetëm KKE ndriçon rrugën për popullin. Dhe kjo është shoqëria e re për të cilën po luftojmë dhe përfytyrojmë, bota e re e krijimit, socializmi».

 

 

 

KNE Festival in Piraeus

 

 

27.06.2022