Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Komunikatë për shtyp nga Partia Komuniste e Greqisë Për punimet e Takimit të 16-të Ndërkombëtar të PK në Ekuador

Takimi Ndërkombëtar i Partive Komuniste dhe Punëtore i 16-ti (TNPKP) u realizua në datat 13-15 Nëntor 2015 në Guajakil të Ekuadorit me Temë:  «Roli i Partive Komuniste dhe Punëtore në luftën kundër imperializmit dhe shfrytëzimit kapitalist, që shkakton kriza, luftëra dhe rritje të forcave fashiste dhe reaksionare. Për të drejtat e punëtorëve dhe të popullit, të emancipimit kombëtar dhe shoqëror, të socializmit».

Në takimi morrën pjesë 48 parti nga 44 shtete. Gjithashtu shumë parti, të cilat për arsye të ndryshme nuk aritën të marrin pjesë, dërguan fjalime të shkruara dhe mesazhe.

Pjesëmarrësit nderuan 92 vjetorin nga greva e përgjithshme në Guagiakil, e cila në 15 Nëntor 1922 njohu represionin e përgjakshëm të qeverisë nga ushtria dhe policia me masakrimin e mijëra punëtorëve grevues, e cila ka mbetur e njohur si «kryqet mbi ujë». Gjatë kohës së punimeve përfaqësuesit e Partive Komuniste dhe Punëtore denoncuan se sot në shumë vende të botës vazhdojnë vrasjet, kërcënimet dhe terrori kundër komunistëve, sindikalistëve dhe pjesëtarëve të tjerë të lëvizjeve popullore.

Gjithashtu përshëndetën luftrat punëtore në të gjithë botën. Shprehën solidaritetin e tyre ndaj partive komuniste dhe punëtore që veprojnë në kushte ilegale, përballen me përndjekjet shtetërore, persekutime anti-komuniste dhe kufizime, si dhe solidaritetin e tyre me klasën punëtore dhe popullin e Ekuadorit, me luftrat e klasës punëtore, të puntorëve të tokës, të fermerëve, të rinisë dhe shtresave të tjera popullore në të gjithë Amerikën Latine për të drejtat e tyre, socializmin.

Pjesëmarrësit konfirmuan solidaritetin internacionalist me Kubën Socialiste dhe popullin e saj dhe u angazhuan se do të rrisin aktivitetin e tyre për heqjen e embargos kriminale nga SHBA-ja, për heqjen e qëndrimit të përbashkët të BE-së për drejtësinë e pesë kubanëve me lëshimin e të gjithë patriotëve kubanë dhe kthimin e siguruar në atdheun e tyre.

Shprehën denimin e tyre në lidhje me kërcënimet e vazhdueshme dhe ndërhyrjet imperialiste kundër Venezuelës dhe popullit të saj.

Denoncuan praninë ushtarake të SHBA-së, të NATO-s dhe BE-së në rajon dhe kërkuan heqjen e të gjitha bazave të huaja – në rradhë të parë dhe më kryesorja bazën e paligjshme të SHBA-së në Guantanamo.

Gjatë takimi është vlerësuar se shkëmbimi i domosdoshëm i informacioneve në kohë, si dhe e përvojës nga lufta e partive komuniste dhe punëtore, përforcimi dhe përmirësimi i bashkëpunimit dhe i veprimit të përbashkët dhe konvergjent, forcim të internacionalizmit proletar, duke shfrytëzuar edhe  Takimet Ndërkombëtare të Partive Komuniste dhe Punëtore.

Në takimi u krye një diskutim i frytshëm mbi evoluimin e krizës kapitaliste, rradhitjet e reja në sistemin imperialist ndërkombëtar dhe intensifikimi i kontradiktave ndër-imperialiste dhe rreziqet e luftërave më të gjera imperialiste dhe ndërhyrjeve, ecurinë e luftës së klasave dhe detyrat që rjedhin për komunistët.

Përfaqësuesit e partive theksuan faktin se situata ndërkombëtare vazhdon të karakterizohet nga kriza e vazhdueshme e kapitalizmit, në shumë pjesë të globit. Vërtetohen konkluzionet e takimeve të mëparshme ndërkombëtare për natyrën dhe evolucionin e saj, që është një krizë e mbiprodhimit dhe akumulimit të kapitalit, e cila shpreh mprehjet kontradiktale të kapitalizmit, veçanërisht kontradiktën e saj themelore në mes të karakterit shoqëror të prodhimit dhe individualizimit të saj, thekson natyrën e kaluar historike të sistemit kapitalist.

Shënohen rikualifikime në sistemin imperialist ndërkombëtar, me element bazor smbrapsjen e SHBA-së, BE-së, Japonisë, duke fituar teren fuqi të reja kapitaliste. Mprehen antagonizmat dhe kontradiktat veçanërisht në Mesdheun Lindor, në Gjirin Persik, në Detin Kaspik, në Afrikë dhe zona të Paqësorit Jugor. Agresioni i shtuar imperialist dhe thellimi i kontradiktave ndër-imperialiste shumëfishojnë vatrat e luftës si dhe rrezikun e një konflikti të përgjithësuar në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, siç tregojnë ngjarjet në Ukrainë, në Mesdheun Lindor, në Lindjen e Mesme etj ..

Vështirësitë në menaxhimin e kapitalizmit, veçanërisht në fazën e krizës forcojnë agresivitetin e kapitalit dhe të përfaqësuesve të saj politikë. Forcohet autoritarizmi, represioni shtetëror, anti-komunizmi, nacionalizmi borgjez dhe shovinizmi. Hiqen të drejtat demokratike. Reaksionohen në përgjithesi sistemet politike borgjeze, forcohen manovrat dhe përpjekjet për të mbrojtur pushtetin e monopoleve. Në këtë kontekst, dhe ndërsa lëvizja revolucionare punëtore nuk ka kaluar në kundërsulm rishfaqen, forcohen forca dhe ryma fashiste të cila shfrytëzohen plotësisht nga fuqitë imperialiste.

Shumë parti paralajmëruan se vuajtjet e punonjësve nuk do të ndalen as në fazën e zhvillimit –të përkohshëme siç duket- kapitaliste që pason recesionin. Debati dhe polemikat për «rimëkëmbje» në dy qendrat e mëdha imperialiste (SHBA dhe BE) nuk i përket gjendjes së klasës punëtore dhe masave popullore por rritjes së fitimeve të kapitalit. Çfarë do lloj formë menaxhimi borgjez, qëllimi mbetet rritja e përqindjeve të fitimit përmes shtimit të zgjeruar të shfrytëzimit dhe përqendrim dhe centralizim të kapitalit.

U vu në dukje nevoja e forcimit të Partive Komuniste dhe Punëtore para së gjithash në vendet e punës, të ndërhyrjes së saj të pavarur, të forcimit të lëvizjes punëtore klasore. Nevoja për ndërhyrje më vendimtare në luftrat punëtore dhe popullore për të drejtat e punës, sociale, të drejtat demokratike dhe sovrane, si dhe për rritjen e organizimit të klasës punëtore, për promovimin e aleancës së saj me klasat e tjera popullore, kujdesin e veçantë për të rinjtë, gratë, emigrantët.

Gjithashtu u vu në dukje nevoja për të rritur luftën ideologjike kundër ideologjisë borgjeze. Ballafaqimi vendimtar i fashizmit që e lind sistemin kapitalist shfrytëzues, izolimin e partive fashiste, reaksionare nga lëvizja e organizuar punëtore, popullore.

Në Takimin e 16-të Ndërkombëtar vazhduan diskutimet rreth pikpamjeve të ndryshme strategjike që ekzistojnë mes partive komuniste dhe punëtore për luftën për në socializëm, për kriteret dhe drejtimin e politikës së aleancave, për qëndrimin e tyre ndaj bashkësive rajonale kapitaliste ndërshtetërore, për drejtimin e propozimit politik të komunistëve, për karakterin dhe rolin e pushtetit punëtor.

Disa parti, kufizojnë imperializmin vetëm në SHBA, dhe siç theksuan mjaft PK, nuk e marrin parasysh në përgjithësi sistemin ndërkombëtar imperialist dhe bashkësitë e tij, kontradiktat e shumëanshme ndër-imperialiste dhe antagonizmat që shkaktojnë ndërhyrje të reja dhe luftëra, në shumë zona të botës, duke e bërë reale rrezikun e një lufte imperialiste më të përgjithësuar.

E njëjta gjë vlen edhe për pozitën e botës «multipolare», që lëvdohet nga disa parti, dhe të cilat, siç u tha, nuk merr parasysh thelbin klasor të shteteve kapitaliste dhe sidomos të shteteve të fuqishme kapitaliste që ndërhyjnë në skenën ndërkombëtare me kriter interesat e monopoleve të tyre dhe me siguri nuk mund të përfaqësojnë interesat popullore.

Gjithashtu disa parti vazhdojë të ruajnë dhe pikëpamje të gabuara rreth arsyeve reale dhe thelbin e krizës kapitaliste, ndërsa KKE (Partia Komuniste e Greqisë) dhe parti të tjera folën për krizën kapitaliste e mbiakomulimit, mbiprodhimit të kapitalit që shpreh intensifikimin e kundërshtim themelore të kapitalizmit.

Për më tepër, KKE dhe një numër i konsiderueshëm i partive të tjera treguan në fjalimet e tyre se si  e ashtuquajtura «neoliberalizmi», e cila përdoren gabimisht, kufizojnë kritikën në njërën nga dy skenarët kryesorë të menaxhimit, me rezultat pafajësinë e menaxhimit socialdemokratik, të karakterit anti-popullor, klasor, të kapitalizmit dhe të ligjeve ekonomike që e depërtojnë atë.

I veçantë ishte diskutimi i zhvillimeve në Amerikën Latine, të «Qeverisjes Progresive», të Bashkësive Demokratike, që themelohen. Për këto çështje kishte qëndrime të ndryshme për thelbin klasor të bazës ekonomike, për rolin e monopoleve, të karakterit klasor të shtetit, të pushtetit borgjez, pozicionin që kanë shtetet kapitaliste dhe bashkësitë në sistemin ndërkombëtar imperialist etj. Koncepti i «progresivizmit» si dhe analiza që zbukurojnë karakterin e bashkësive ndërshtetërore, përbëjnë një promovim të pozitës oportuniste për «humanizimin» e kapitalizmit, që të çon në utopinë për demokratizimin e shtetit borgjez, por edhe në të ashtuquajturën «socializmin e shekullit të 21-të».

ΚΚΕ dhe parti të tjera shprehën vlerësimin se është e gabuar pikpamja që përshkon disa parti për «fazën e ndërmjetme» midis kapitalizmit dhe socializmit, se në këtë mënyrë zgjidhja për problemet e klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore, kënaqja e nevojave popullore kërkohet kot në terenin e kapitalizmit. Diçka e tillë, siç u theksua, ndikon negativisht në luftën për në socializëm, në pretendimin për pushtet punëtor për të zgjidhur kontrastin themelor kapital - punë. Kjo luftë me korektësi, pa «faza të ndërmjetshme» jo vetëm që nuk e pengon luftën e përditshme për të fituar disa lehtësime për punëtorët, por për kundrazi e përforcon atë nga iluzionet e rrezikshme dhe strategji që e bashkojnë brënda kufinjëve të barbarizmit kapitalist.

KKE dhe partitë e tjera theksuan domosdoshmërinë e përballjes me socialdemokracinë dhe forcimin e frontit ideologjik-politik ndaj oportunizmit. Theksuan se vetëm socializmi, i cili ka determinizëm dhe nuk mund të ngatërrohet me procese zgjedhore borgjeze, përbën përgjigjen e vërtetë alternative pro punëtorëve që përjetojnë pasojat e dhimbshme të kapitalizmit, të krizës dhe luftërave që ai shkakton. Vetëm socializmi jep rrugëdalje nga kriza dhe përgjigje ndaj nevojave sociale të zgjeruara të popullit.

Siç u shënua në këtë drejtim duhen theksuar eksperiencat pozitive dhe aritjet nga ndërtimi i socializmit dhe rëndësinë e tyre për popujt, ndërsa paralelisht të nxjerim mësime nga gabimet, devijimet dhe deformimet që ishin në kundërshtim me parimet dhe determinizmin e ndërtimit të socializmit.

Sigurisht, pikpamjet e ndryshme për çështje serioze kërkojë më shumë dhe me gjerë, diskutim të hollësishëm. Kjo nuk e ndali Takimin Ndërkombëtar që edhe sivjet, si çdo vitë të arrijë në akse për veprime të përbashkëta të përputhshme dhe iniciativa të partive komuniste dhe punëtore për vitin e ardhshëm për mbështetje të luftës punëtore për çështjet e punës, të drejtat sociale, të drejtat demokratike të punëtorëve, kundër anti-komunizmit, kundër luftërave imperialiste, për 70-të vjatorin e Fitores mbi fashizmin, etj, të cilat janë të përshkruara në mënyrë specifike në Tekstin e Aktivitetit të Përbashkët._