Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Lufta kundër mafies sindikaliste është çështje për çdo punëtorë!

Sindikatat dhe Federatat Sindikaliste organizuan demonstratë masive në datën 23.03.2019, përpara godinës së Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE). Nga kjo demonstratë masive punonjësit deklaruan se do të vazhdojnë luftën me vendosmëri  për të çliruar organizatat punëtore nga ndërhyrja e pronarëve dhe nga praktikat degjeneruese të “baballarëve të punëtorëve” të cilët formojnë sindikata të rreme për të ndryshuar raportin e forcave me synim të mbajnë sindikatat të lidhura me qeren e pronarëve.   

Punëtorët kërkuan me këmbëngulje dhe në mënyrë të qartë realizimin kongresit të GSEE, kongres me të vërtetë punëtor, pa delegatët jo-legjitimë dhe delegatët që janë pronarë. Ata  thërrisnin; Sindikata të punëtoreve, jo të pronarëve!

Kundër intrigave dhe praktikave të udhëheqjes sindikale të GSEE, punëtorët kanë çdo të drejtë të luftojnë me të gjitha mjet për të çliruar organizatat punëtore nga ndërhyrja e pronarëve dhe e shtetit, nga praktikat degjeneruese të “baballarëve të punëtorëve”.

Gjithashtu, indinjatë të madhe krijoi lajmi se shumica e GSEE po përgatit kongres në një pikë luksi turistikë në ishullin e Rodhos.

Mesazhi nga punëtorët ishte i qartë se, kudo që bëhet ky kongres, punëtorët do t'i gjejnë gjithmonë përpara tyre.

 

 

29.03.2019