Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Malet dhe detet po sakrifikohen në altarin e fitimeve

Projekt-ligji për mjedisin po sakrifikon nevojat e popullit, për të ruajtur interesat e grupeve të biznesit, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, duke folur në Parlamentin e Greqisë për projekt-ligjin e Ministrisë së Mjedisit, i cili u votua nga mazhoranca e partisë qeveritare, ND.

Dh. Kucubas nënvizoi se këtë projekt-ligj e kanë shkruar vetë industrialistët dhe shtoi se me të drejtë është karakterizuar si një Armagedon nga organizatat e mjedisit. Gjithashtu, ai denoncoi metodën e qeverisë që sjell për votim këtë projektligj në mes kësaj situate të pandemisë, në mënyrë që të kufizojë aq sa është e mundur reagimet e popullit dhe të rinisë greke. Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të KKE bëri të qartë se zhvillimi i bazuar në fitime dhe mbrojtja e mjedisit janë dy gjëra të papajtueshme me njëra-tjetrën.

Kundër këtij projekt-ligji, Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) në datën 5 Maj realizoi moto-protestë në kohën e votimit emëror të kërkuar nga Grupi Parlamentar i KKE. Protesta përfundoi në Parlamentin e Greqisë, ku u vendos dhe një banderolë që shkruante: «Po na shkatërrojnë tokën dhe jetën, sistemi i tyre duhet përmbysur». Me parullat, piketat dhe traktet e tyre, anëtarët e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) denoncuan se «bizneset e gjelbërta po sakrifikojnë mjedisin dhe nevojat tona për interesat e biznesit», se qeveria po sjell «biznes të gjelbërt për kapitalin - degradim të jetës për popullin dhe rininë» si dhe deklaruan se «lufta për mbrojtjen e mjedisit është luftë kundër barbarizmit kapitalist, për socializmin».

 

06.05.2020