Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Dhimitri Kucumbas

Masa të menjëhershme mbrojtjeje për shëndetin e popullit dhe për të mbështetur punonjësit

Kërkohen masa të menjëhershme mbrojtjeje të shëndetit të popullit dhe për të mbështetur punonjësit, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucumbas, në një deklaratë të tij, duke theksuar se sugjerimet e EODY (Organizimit Kombëtar të Shëndetit Publik) për të përballur përhapjen e koronavirusit duhet të shoqërohen me masa qeveritare, të cilat të sigurojnë njëkohësisht edhe te drejtat e punonjësve.

Më konkretisht, Dh. Kucumbas tha:


“Gjatë këtyre orëve të vështira, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mban qëndrim me ndjenjë përgjegjësie. Sugjerimet e Organizmit Kombëtar të Shëndetit Publik (EODY), në mënyrë që të përballohet përhapja e koronavirusit, duhet të shoqërohen me masa qeveritare, të cilat të sigurojnë njëkohësisht edhe të drejtat e punonjësve.

Kërkohen pikërisht, në këtë çast, masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit të popullit tonë.

Këto masa, sipas nesh, konsistojnë në:

Së pari. Rekrutim i stafit të përhershëm mjekësor dhe të infermierisë, për t’u hapur të gjithë shtretërit e mbyllur të Njësive të Kujdesit Intensiv, por edhe të mundësohet funksionimi 24-orarsh i njësive të Kujdesit Shëndetësor të nivelit të parë, në mënyrë që të lehtësohet barra e ngarkuar spitaleve.

Së dyti. Të jenë plotësisht të pajisura, të gjitha shërbimet publike, me mjetet e parashikuara parandaluese dhe dezinfektuese, të ofruara falas nga shteti ndaj popullatës, që të ndalojë spekulimi i papranueshëm fitimprurës.

Së treti. Me vendim qeveritar të sigurohen shtimet e lejeve, me pagesa të plota dhe sigurime:

-Për të gjithë punonjësit që vuajnë.

-Për të gjithë punonjësit që detyrohen të mungojnë nga vendi i tyre i punës, për shkak të masave urgjente parandaluese.

-Për të gjithë që thirren për t’u kujdesur rreth fëmijës së sëmurë, ose pjesëtarit të sëmurë të familjes së tyre.

-Për të gjithë ata që thirren për të qëndruar afër me fëmijët e tyre në shtëpi, për shkak të mbylljes parandaluese të shkollave dhe çerdheve.


Së katërti. Të ndalohen në mënyrë të menjëhershme nxjerrjet në ankand të shtëpive që janë strehë kryesore, të ndalet masa e prerjes së furnizimit elektrik dhe e ujit, për shkak të borxheve që kanë familjet popullore.

Së pesti. Kostoja totale duhet të paguhet nga vetë shteti, nga grupet e ndryshme të mëdha biznesi dhe jo nga punëtorët apo rrogëtarët në sektorin privat dhe publik dhe nga të vetëpunësuarit në qendrat urbane dhe në zonat rurale.


Populli grek po paguan tashmë jashtëzakonisht shumë. Paguan shtrenjtë shkurtimet e përgjakshme në sistemin publik të Shëndetësisë, mungesën e saj të fondeve, tregëtarizimin, marrëdhëniet e mjerueshme në punë. Nuk mundet të paguajë më, dhe nuk mundet që të paguajë përsëri!”.