Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Me mijëra protestuan kundër politikës antipopullore dhe pjesëmarrjes së Greqisë në planet imperialiste

Mijëra punëtorë, të papunë, të vetë-punësuar, bujq, gra dhe të rinj morën pjesë në protestën masive të organizuar pasditen e të Shtunës (08.09.2018), nga Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) në Selanik nën parullën "Zhvillimi i tyre do të thotë NATO - Varfëri - Luftë. Të vëmë përpara nevojat tona".

Protestuesit me parulla, skeçe grafike, pankarta, dhe mitingje masive në sheshin Aristotelus dhe më pas në marshimin që bënë, të tubuar pas pankartave të tyre, u përgjigjën në mënyrë militante intensitetit të shfrytëzimit, ndaj talljeve qeveritare për gjoja "dalje nga memorandumet" dhe "rikthimin e të drejtave", në kohën që po përshkallëzohet sulmi antipopullor dhe njëkohësisht thellohet përfshirja e Greqisë në planet NATOamerikane, me rreziqe të mëdha për popullin.

Ata bënë të qartë se zhgënjimi nuk përbën zgjidhje, as fatalizmi dhe pritshmëria për një qeveri "pro-popullore" brenda mureve të njëjta, por lufta klasore, militante dhe masive,  pa kompromis, përmes Sindikatave, me luftë të organizuar në vendet e punës, kundër qeverisë - kapitalit - NATO-s dhe BE-së, duke dobësuar sindikatat pro punëdhënësve dhe ato qeveritare, me luftë që vendos me militarizëm në qendër të vëmendjes nevojat bashkëkohore punëtore - popullore.

Me pjesëmarrjen e tyre masive, mijëra protestues nga Selaniku dhe rrethet përreth protestuan kundër shtetit policor, kundër klimës së terrorit dhe provokacioneve të cilat u kultivuan ditët e mëparshme nga anë të ndryshme.

Në demonstratë u gjend dhe delegacion i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KQ, Dhimitri Kucuba. Në një deklaratë që bëri për përfaqësuesit e mediave, ai nënvizoi:

"Sot, këtu nga Selaniku, në një qytet të rrethuar nga policët dhe policë amerikanë protestojmë nën flamujt e Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), për përmbushjen e nevojave bashkëkohore të popullit.

Këtu e tetë vite qeveritë që alternuan të ND-së, PASOK-ut, SYRIZA-s, na sollën në një mjedis pune mesjetare. Dita e nesërme që thotë zoti Cipra nuk ka asnjë ndryshim nga ditët e kaluara. Sepse do të ekzistojnë vazhdimisht, me sa duket, ligjet e memorandumeve, ligjet antipopullore, do të ekzistojë populli jonë që do të vuaj nën varfëri dhe papunësi, do të ekzistojnë planet NATO-amerikane në rajon, për të cilat qeveria ka dhënë tokë dhe ujë tërë këto vite.

Dhe sigurisht populli grek shikon përpara. Duhet që të gjithë të shikojmë përpara. Me një KKE të fortë, me një lëvizje të fortë të punëtore, me aleanca sociale mund të sjellim përmbysjet e nevojshme, ndryshimet radikale, me popullin me të vërtetë në pushtet me një shoqëri të re, një ekonomi të re".

Tani, pas demonstrimit të suksesshëm të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut (ΔΕΘ), radhën e marrin protestat që organizojnë shoqatat dhe unionet  sindikale të Athinës ditën e Enjte, 13 Shtator, në qytetet Athinë, Pirea dhe në Atikën Lindore.

 



Deth

 

10.09.2018