Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Mijëra popull dhe të rinj protestuan për një jetë me të drejta, kundër përfshirjes në planet e NATO-s

Me demonstratën e madhe të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) drejt ambasadës së SHBA-ve u kulmuan ditën e mërkurë, 17/11/2021 aktivitetet për kremtimin e 48-vjetorit të kryengritjes së Politeknikut.
Mijëra e mijëra popull dhe të rinj nën flamujt e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) protestuan kundër politikës antipopullore, e cila për hir të fitimeve të grupeve të biznesit shkatërron të drejtat dhe arritjet punëtore - popullore, vret punëtorët, e kthen Greqinë në një bazë NATO-amerikane dhe i dërgon fëmijët e popullit në kasaphanën imperialiste, ndërsa protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në shumë qytete të tjera të Greqisë.
Në protestën e madhe antiimperialiste në ambasadën amerikane mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të KKE, Dhimitri Kucubas, i cili në deklaratën e tij iu referua nevojës së vazhdimit të luftës popullore, dhe siç theksoi në deklaratën e tij për mediat: «Mesazhet e kryengritjes së Politeknikut janë koherente edhe sot, pikërisht sepse diktatura borgjeze që ekzistonte në vitin ’73 ashtu dhe demokracia borgjeze që e zëvendësoi atë pas ’74-ës, i shërbejnë dhe shprehin interesat e kapitalit monopol dhe të aleancave imperialiste të SHBA dhe NATO-s, konfirmojnë se vetëm populli mund ta shpëtojë popullin».
18.11.2021