Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Mijëra popull proteston para ambasadës amerikane

Me një demonstratë masive dhe militante, e cila përfundoi para ambasadës së SHBA-ve, me parulla që i përcollën popullit thirrjen për të shkruar me betejat e tij faqet e ardhshme të Historisë, për të marrë stafetën e luftës për kërkesat aktuale dhe ato të paplotësuarat për «Bukë – Arsim – Liri», Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) nderuan 49-vjetorin e kryengritjes së studentëve të Politeknikut dhe të punëtorëve të Athinës kundër juntës fashiste, e cila kishte mbështetjen e SHBA-ve dhe të NATO-s.

Njerëz nga të gjitha moshat, mijëra punëtorë e të rinj, prindër me fëmijët e tyre të vegjël, punëtorë nga vendet e punës ku kryhen beteja të mëdha dhe po përgatiten për betejat e radhës, ngritën në pasditen e djeshme (17/11) blloqet e organizatave sektoriale dhe territoriale të Partisë dhe të Rinis Komuniste të Greqisë (KNE). Ata formuan një demonstratë të madhe e të kuqe që dërgoi një mesazh të fortë dhe të qartë: Që Kryengritja e Politeknikut «rron» 49 vjet më vonë, në luftën e popullit për të drejtat e tyre, në luftën kundër planeve dhe luftërave imperialiste, në betejat për përmbysjen e sistemit të varfërisë dhe shfrytëzimit.

 

 

 

«Në rrugën e luftës së pandërprerë me popullin protagonist. Kështu fitohet drejtësia! Kështu shkruhet Historia!». Pankarta e Organizatës së Partisë në Atikë që ishte në krye të marshimit, kurorëzonte demonstratën. «Populli nuk harron, ai betejat i nderon», parulla e brohoritur nga anëtarët e KKE dhe të KNE, duke nderuar luftëtarët e Politeknikut dhe të luftës anti-diktatoriale, duke mbajtur të hapur «frontin» ideologjiko-politik kundër diktaturës së kapitalit, kundër sistemit që sjell popullin përballë varfërisë energjetike, realitetit të egër të kushteve të përkeqësuara të jetesës, fytyrës çnjerëzore të luftës imperialiste.

«Fitimet e pakicës, varfëria e shumicës, ky është pushteti i kapitalistëve», denoncuan protestuesit. Përballë brutalitetit të sotëm, ata dërguan mesazhin e optimizmit militant: «E ardhmja jonë nuk është kapitalizmi, është bota e re, socializmi».

Në një periudhë ku lufta vazhdon të bëhet në territorin e Ukrainës dhe antagonizmat e imperialistëve kërcënojnë të çojnë në një përshkallëzim dhe përgjithësim të konfliktit të luftës, në qendër të demonstratës u gjend kërkesa për shkëputjen e Greqisë nga planet imperialiste. «Jashtë NATO dhe SHBA dhe bazat e tyre ushtarake», «As tokë, as ujë për vrasësit e popujve», «NATO dhe Rusia Botën po rishpërndajnë, me gjakun e popujve kufijtë po shënojnë», «Jashtë NATO, të ikin bazat, asnjë pjesëmarrje në ndërhyrje», «Në Greqi dhe në Turqi armiku është i njëjti, NATO, qeveritë dhe kapitalizmi», ishin disa nga parullat në pankartat dhe blloqet e Organizatave të KKE dhe KNE.

 

 

«Ushtarët janë fëmijët e popullit, jashtë kufijve nuk kanë punë»: ishte parulla që bashkoi mijëra zëra e cila u pasqyrua në banderolën me të cilën demonstruan ushtarët e rinj, pavarësisht ndalimit relativ që u është imponuar, duke marrë duartrokitje të zjarrta për këtë qëndrim të tyre.

«Nëntorin e nderojmë në rrugën e luftës për studime dhe jetë me të drejta moderne». Ky slogan, në banderolë me firmën e Shoqatave Studentore të Athinës, pasqyronte se mesazhet e gjalla të kryengritjes gjejnë shprehje në pretendimet e tyre, se betejat e së djeshmes dhe mësimet e asaj lufte ndriçojnë dhe betejat e sotme.

Në demonstratë morën pjesë dhe sindikata, Komiteti Grek për Recesionin dhe Paqen Ndërkombëtar (EEDYE). Dhjetëra ishin edhe demonstratat antiimperialiste që u zhvilluan në gjithë Greqinë, ndërsa në qytetin e Selanikut demonstrata kaloi jashtë konsullatës amerikane.

 

Mesazhet e Politeknikut mbeten aktuale, të përjetshme dhe të gjalla

Në marshimin e demonstratës mori pjesë një delegacion me shumë anëtarë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, Dhimitri Kucumbas, i cili bëri deklaratën e mëposhtme:

«Ngjarjet dhe marshimet 49-vjet më pas tregojnë se mesazhet e kryengritjes së Politeknikut, si «jashtë SHBA dhe NATO, bazat e vdekjes», për mbrojtjen e të ardhurave të popullit, kundër varfërisë dhe papunësisë, për Arsim dhe Shëndetësi publike dhe falas, kundër represionit shtetëror, fashizmit, përgjimeve dhe survejimeve, pra kundër vetë diktaturës së kapitalit, vazhdojnë të jenë ende aktuale, të përjetshme dhe të gjalla edhe sot e kësaj dite»._

 

49 years since the Polytechnic Uprising

18.11.2022