Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Ndërhyrje militante e komunistëve në zhvillimet me Refugjatët

Nga Niko SOFIANOS

Anëtar i Byrosë Politike të KQ

të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

 

Plani i organizuar nga Erdogani për të shfrytëzuar mijëra refugjatë - emigrantë me qëllim avancimin e objektivave të klasës borgjeze të Turqisë, u krye gjerësisht dhe kryesisht në verilindje të Greqisë, në zonën e Evros, pas "traktatit" me Rusinë në Intlib të Sirisë. Shfrytëzimi politik nga qeveria për ruajtjen e nevojshme të kufirit nga kjo metodë e mjerueshme, nuk duhet të fshehë problemin e përfshirjes shumë aktive që ka qeveria greke në planet imperialiste, në detin Egje, në Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Juglindor.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka kundërshtuar vazhdimisht dhe me vendosmëri si teorinë e "kufijve të hapur", e cila justifikon klasën borgjeze turke, BE-në, NATO-n dhe SHBA-në, ashtu dhe agresionin nacionalist, racizmin e ekstremit të djathtë dhe të fashistëve, të cilët fshehin armikun e vërtetë dhe fajtorin, duke e zhvendosur problemin mbi kurrizin e refugjatëve - emigrantëve dhe te viktimave të tjerë të tyre.

Në veçanti, këto zhvillime mund t'iu vërtetojnë forcave të gjera popullore lidhjen e drejtpërdrejtë që ka masakra imperialiste me flukset e refugjatëve dhe se sa e rrezikshme është politika e BE-së në çështjen e  Emigrantëve - Refugjatëve.

Një politikë kjo e inauguruar nga SYRIZA me Traktatin BE - Turqi në Mars 2016, duke ecur mbi Traktatin Dublini III. Kështu, ata kanë bllokuan mbi 100,000 njerëz, pavarësisht dëshirës së tyre, në Greqi, duke i dhënë mundësinë Erdoganit t'i përdorë këto flukse refugjatësh - emigrantësh drejt BE-së, dhe Greqisë si vendi i parë pritës, për të promovuar synimet gjeopolitike të klasës sunduese të Turqisë.

Përballë këtyre zhvillimeve dhe pazareve që kanë filluar me BE-në dhe NATO-n, u përgjigjemi duke i sulmuar me qëndrimet tona, në një numër aspektesh të konfrontimit politiko-ideologjik, në luftën politike dhe masive që po bëjmë përballë propagandës reaksionare mbizotëruese dhe ndaj dërdëllitjeve të kozmopolitizmit oportunist e armiqësor.

•  Duke patur parasysh të zbulojmë konsensusin bërë nga qeveritë ND dhe SYRIZA të cilat e miratuan dhe e zbatuan Marrëveshjen BE - Turqi. E duan Greqinë një burg të BE-së. Ata shkelin të drejtën e refugjatëve - emigrantë për të kërkuar azil në shtetin e destinacionit, duke i detyruar ata të bëjnë kërkesë për azil dhe kjo të ekzaminohet në Greqi. Ata po i bllokojnë në pesë ishuj, të cilat konsiderohen si pika Hot- Spots, që të bëhet e lehtë rikthimi i tyre në Turqi për ata që u refuzohet kërkesa. Kjo gjë çon në bllokimin e emigrantëve-refugjatëve për shumë muaj dhe vite.

• E dënojmë – dhe votojmë kudo kundër planit të qeverisë dhe të së gjitha partive të tjera që flasin për menaxhimin e këtij bllokimi i cili përfshin: Pesë kampe në ishuj, me kapacitete gjer në 7.000 njerëz në ishujt Lesvos - Chios - Samos. Struktura (qendra të mbyllura dhe të kontrolluara ose qendra mbajtjeje) në brendësi të Greqisë.

• Deklarojmë hapur se nuk bëhemi bashkëpunëtorë në krimin e mbajtjes së refugjatëve – emigrantëve në kafaze. Askund, as në ishuj, as në brendësi të vendit.

Njohim të drejtën e Refugjatit - Emigrantit për të kërkuar azil në vendin e destinacionit.

Kërkojmë lehtësimin e tij për të kaluar në vendet e destinacionit, duke e denoncuar dhe u tërhequr nga Rregullorja e Dublinit dhe nga Marrëveshja BE - Turqi.

Me kushte të lëvizje masive të shprehet kundërshtimi - denoncimi i menaxhimit të bllokadës nga ana e qeverisë dhe forcat e tjera politike, të cilat kërkojnë unanimitet me politikën e tyre të rrezikshme, që e shndërrojnë Greqinë në një burg të BE-së për refugjatë dhe imigrantët dhe në një bazë ushtarake të NATO-s nga ku nisen sulmet e SHA-së.

Ata synojnë rinovimin e menjëhershëm të Marrëveshjes BE - Turqi, i kërkojnë Erdoganit që të përfshijë të drejtën e riatdhesimit në Turqi edhe nga brendësia e vendit. Prandaj po nxitohen për të ngritur qendrat e paraburgimit atje. Ata planifikojnë të hapin shpejt e shpejt dy qendra të tilla në zona të largëta të Greqisë, por do të insistojnë në hartimin e njoftuar fillimisht për 20 qendra në të gjitha Rajonet. Plane që u “ngrinë” pas reagimeve të përgjithësuara.

Ata do të insistojnë në përpjekjen e funksionimit të qendrave mbajtëse në ishuj, midis tyre, edhe në ishujt Kos, Leros, Samos dhe më vonë në Lesvos - Chios, duke llogaritur edhe reagimet pas 'humbjes' së qeverisë me pushtimin që u krye në këto ishuj nga Forcat Speciale Policore (MAT).

Ne duhet të bëhemi pionier të luftës, përmes forumeve që dolën përpara në protestat e mëdha, në Komitetet Militante, në Qendrat Punëtore, në Departamentet Prefekturore të ADEDY (Drejtorisë së Lartë të Unioneve të Punonjësve Publik), në organet e tjera popullore, me parullën që ngriti për 4 ditë ishujt në këmbë: «Asnjë burg shpirtrash, as të hapur dhe as e mbyllur».

•  Të mbajmë frontin kundër planeve për përdorimin e ishujve të thatë, që të detyrohet qeveria të tërhiqet, duke e përgjithësuar dënimin ndaj këtyre planifikimeve.

• Konkretizojmë dhe mbështesim, kudo ku hynë programe nga Këshillat Bashkiak për mbrojtjen e fëmijëve të pashoqëruar. Ka të bëjë me rreth 4500 fëmijë. Ndërmarrim iniciativa solidariteti për t'i mbështetur ata, për të izoluar reagimet raciste - ksenofobe.

• Në 31 struktura-qendra tashmë janë vendosura në brendësi të vendit, rreth 25.000 kryesisht azilkërkues. Është nevojë të rimarrim iniciativa me kërkesë qendrore ç’bllokimin e tyre. Në 5 Hot-Spots në ishuj solidariteti ka në vëmendje primare transferimin e menjëhershëm të tyre në brendësi të vendit dhe, nga andej, në vendet e destinacionit të tyre. Të gjithë ata që duan të bëjnë kërkesë për në Greqi, të trajtohen me programe mikpritjeje. Është kryesore dëshira e refugjatit - emigrantit nëse do të qëndrojë në Greqi dhe jo me kërkesa të detyrueshme, pra me imponim.

         • Asnjë OJQ (Organizata Jo-Qeveritare ose Jo-fitimprurëse) nuk mund të përfshihet në asnjë fazë të menaxhimit të situatës. Denoncojmë hipokrizinë e 66 OJQ-ve që lëshuan deklaratë për azil. Ato janë, ndër të tjera, "ndërmarrje", "biznesmenë të solidaritetit". Të gjithë, përveç një OJQ-je, e mirëpritën marrëveshjen e bllokimit, morën miliona duke menaxhuar dramën e refugjatëve. Është përgjegjësia e Shtetit dhe shërbimeve të tij, si kujdesi humanitar, ashtu dhe pritja e parë - identifikimi, mbështetja - menaxhimi i zbatimit të së drejtës së refugjatit - emigrantit për të shkuar në vendet e destinacionit që ai dëshiron. Punonjësit e OJQ-ve të punësohen në strukturat shtetërore, duke shfrytëzuar përvojën dhe njohuritë që kanë fituar në këto kohë.

• Mbrojtja e kufijve është detyrë e policisë - e rojeve kufitare, ushtrisë, në funksionet e saj të specifikuara. Është përgjegjësia e qeverisë që të "frenojë" grupet fashiste të ekstremit të djathtë, të përjashtojë nga garda kombëtare nazistët dhe kopenë e ekstremit të djathtë. Është përgjegjësia e saj të arrestojë zjarrvënësit në ishullin e Lesvos.

Është e papranueshme masa e qeverisë për ndërprerjen programit të strehimit dhe të ndihmës mujore prej 90 € për të gjithë azilkërkuesit. Lehtësim të menjëhershëm për ata që marrin azil për të udhëtuar në vendet e destinacionit të tyre. Program special për ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Greqi të bazuar në njohuritë e tyre, profesionin, dhe mbështetjen e personalizuar për qëndrimin e tyre.

I dënojmë masat e shpallura nga qeveria. Pezullimin që ajo bëri në të drejtën e azil-kërkimit vetëm për një muaj, diçka që është i dënueshme dhe jo e efektshme. Jemi fuqimisht kundër çdo mendimi për zgjatjen e kësaj mase dhe me Akt-Ligj Legjislativ. Por, vetëm ne identifikuam më të rrezikshmen nga këto masa, që është përgjegjësia që i ‘u dha forcave të huaja (Frontex - Rabit) në ruajtjen e kufirit grek. Kështu forcohet ndërhyrja e drejtpërdrejtë në ushtrimin e të drejtave sovrane nga BE dhe NATO. Vetëm si anekdotë tingëllojnë thirrjet se kufijtë tanë janë kufij evropianë duke thënë se kanë arritur ta bëjmë Evron (që është zonë verilindore e Greqisë) kufi të BE-së. Vëmë në dije se "aleatët" dhe "partnerët", shkeljet e planifikuara dhe të vazhdueshme nga klasa mbizotëruese turke, të hapësirës ajrore, të sovranitetit mbi ishujt dhe shkëmbinj-ishujt në detin Egje, të përkufizimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike, në bazë të së Drejtës Ndërkombëtare, të gjithë këta i konsiderojnë thjesht si «dallime mes Greqisë dhe Turqisë».

• Veçuam propozimin tonë për të ekzaminuar azil-kërkimin në kufi me Turqinë dhe transportimin e drejtpërdrejtë në vendet e destinacionit, me përgjegjësinë e BE-së dhe OKB-së. Duhet që të izolohen disa mendjelehtë, që direkt ose indirekt propagandojnë hapjen e kufirit me mendimin, pak a shumë, të imitojmë Erdoganin, duke ushtruar presion nga ana tonë e duke shfrytëzuar flukset e refugjatëve, në kufijtë me shtete të tjera gjitonë të BE-së, që kështu BE-ja të detyrohet të hap dyert e saj. Kështu krijohen “Idomene” të reja në territorin Grek, (siç u krijuan vite më parë në zonën Idomeni të Greqisë në kufi me Maqedoninë Veriore).

• I qëndrojmë kundër nacionalizmit, ultra-patriotizmit, propagandës së hapur ose të fshehtë fashiste. I qëndrojmë kundër kozmopolitizmit të kapitalit dhe mbështetësve të tij me dashje ose “pa-dashje” me teoritë e kufijve të hapur, me ata që nxisin me bekimin e SHBA - NATO - BE në bashkë-menaxhimin në detin Egje. Qeveria po luan me dy porta, për këtë arsye ka mbështetur, duke mos bërë zë dhe me pranim, pushtimin e Erdoganit në Siri, pra "grisjen" e Traktatit të Lozanës, duke folur me kushte "ala-kart" për të drejtën ndërkombëtare.

Partia jonë me Shpalljen e Byrosë Politike, me ndërhyrjet e saj të vazhdueshme në luftën masive dhe politike, kundër heshtjes së organizuar dhe të qëllimshme nga Mediat borgjeze për qëndrimet dhe iniciativat e saj, ka forcuar rrugën luftës kundër planeve të rrezikshme të imperialistëve dhe të pjesëmarrjes së klasës borgjeze Greke dhe Turke. Përballë përshkallëzimit të rrezikshëm të këtyre planeve është shumë e domosdoshme pajisja, popullarizimi, aksioni pionier në klasën punëtore dhe në shtresat radikale të popullit, aftësia që tregoi Partia të ndërhyjë në mënyrë vendimtare në zhvillimet komplekse që kemi pasur dhe do të kemi para nesh.