Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DHIMITRI KUCUBAS

Ngjarjet në SHBA pasqyrë e një shoqërie thellësisht të plakur, të një bote antagonizmash, rotacionesh, krizash dhe ngërçesh

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, bëri deklaratën e mëposhtme për sa ndodhën në SHBA:

«Ngjarjet në Uashington, me pushtimin e planifikuar të forcave reaksionare të ekstremit të djathtë në Kapitol, nuk mund të shpjegohen vetëm me kapriçot e Trump-it. Është pasqyra e një shoqërie thellësisht të plakur, e një botë të antagonizmave gjigande, rotacionesh në raportin e forcave, e krizave dhe ngërçeve, pasojat e së cilave i paguajnë popujt dhe tani po bëhen edhe më të dukshme dhe në vendin më të fuqishëm kapitalist të planetit.

Ata që po habiten përpara falimentimit të "demokracisë amerikane", ndoshta harrojnë se ishte ajo që ka shkaktuar dhjetëra luftëra, shkatërrime vendesh, puç-shtetesh, përmbysjen e qeverive të zgjedhura dhe gjakderdhjen e popujve, si me qeverisjen e Republikanëve ashtu dhe me qeverisjen e Demokratëve. Ana tjetër e kësaj monedhe është shfrytëzimi, varfëria, papunësia, represioni, racizmi, problemet kronike të vetë popullit amerikan.

Prandaj "kthimi në normalitet" nuk do t’i përballojë këto ngërçe dhe kontradiktat e mëdha. Popujt në të gjithë botën, si natyrisht dhe vetë populli amerikan, duhet të jenë vigjilentë në mënyrë që të parandalojnë që kjo krizë në SHBA të kthehet në pikënisje ose të bëhet shkas për një raund të ri të agresionit të përshkallëzuar imperializmit amerikan».

 

 

7/1/2021