Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

1 MAJI I PUNËTORËVE 2021

Një hap vendimtar i përshkallëzimit të luftës

Mesazhi «Jo punës 10-orarshe, larg duart nga Sindikatat, masa për shëndetin e popullit» u dëgjua fortë në protestat e mëdha të grevës, të cilat u zhvilluan në Athinë, Selanik, Patra, Pirea dhe dhjetëra qytete të tjera të mëdha të Greqisë, në kuadrin e kremtimit militant të Ditës së Punëtorëve.

«Ne vazhdojmë luftën çdo ditë dhe që nga sot, kemi shumë punë për të bërë, për të përmbysur planet e punëdhënësve që të mos bëhemi skllevër, për të shkulur gjithë arsenalin antipunëtor që ata themeluan në vitet e mëparshme. Përpara për një kohë fikse ditore, përpara për punë 6-orarshe, 5 ditore, 30 orë në javë, ti japim fund orarit fleksibël, duam të jetojmë ashtu siç e meritojmë» "theksoi në fjalën e tij Valsamos Sirigos, Sekretar i Federatës së Ndërtuesve dhe anëtar i Sekretariatit Ekzekutiv të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) në tubimin e grevës, përpara ndërtesës së parlamentit grek në Athinë.

Punëtorët me praninë e tyre masive theksuan se në vitin 2021 ekzistojnë të gjitha kushtet për plotësimin e nevojave bashkëkohore. Për punë të përhershme dhe të qëndrueshme, me orar të reduktuar për më shumë kohë të lirë. Për paga, pensione dhe një sistem shëndetësor që plotësojnë nivelin e nevojave të tyre. Është një sfidë historike për të gjithë punëtorët në Greqi, 135 vjet nga greva e Çikagos për 8-orarshin, që qeveria të nxjerrë ligje për 10 orë pune, për të vendosur pengesa në aktivitetin sindikalist për të imponuar heshtje varrezash.

 

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, i cili mori pjesë në tubimin e madh të grevës së PAME, theksoi para përfaqësuesve të medias:

«Pas një dekade masash antipunëtore të vazhdueshme nga qeveritë e ND, PASOK, SYRIZA, vjen qeveria aktuale për të shkaktuar një goditje dërrmuese në të gjitha të drejtat e punëtorëve. Sot jemi të gjithë këtu të bashkuar, sepse po luftojmë që të ç fuqizohen të gjitha ligjet antipunëtore të ND, të PASOK-ut dhe SYRIZA-s. Sepse refuzojmë punën 10-orëshe. Sepse ku ligj-monstruoz nuk duhet të paraqitet fare. Sepse mbështesim aktivitetin sindikal dhe lirinë e të gjithë punëtorëve».

 

May 1st, 2021

 

Thessaloniki
 Patra  
 Ioannina  
 Larissa  
 Heraklion  

 

07.05.2021