Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Njëri e ndez zjarrin, dhe tjetri i fryn

Për qëndrimin e të ashtuquajturës "e majta europiane" në çështjen e refugjatëve

 

Kohët e fundit në vendin tonë foli me Temë "Një politikë e majtë për BE-në për sa i përket refugjatëve" Znj. Gabi Zimmer, Presidente e  grupit të "majtë" në Parlamentin Europian [GUE / NGL], dhe eurodeputete e partisë gjermane "Linke", që së bashku me SYRIZA-n, përbëjnë "varkën" e të ashtuquajturës "Partia e së Majtës Europiane" (PME).

Në fjalimin e saj shprehu formulimin themelor se "Shekulli i 21 do të jetë shekulli i refugjatëve", duke vënë në dukje se "91% e emigrantëve që vijnë në Greqi janë refugjatë të luftës nga shtete si Iraku, Siria dhe Afganistani",  dhe vlerëson se "për shkak të luftërave civile dhe katastrofave klimatike shumë më shumë njerëz nga e mbarë bota do të jenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre."

Me të vërtetë, ky është shpjegimi i problemit të refugjatëve? Luftërat civile dhe ndryshimi i klimës? Sa qëndrim i tretshëm dhe i dobishëm ky për imperializmin, i kryetares së GUE / NGL ... Por, dhe në fjalimin prej një mijë e ca fjalësh të znj. Zimmer, askush nuk do të hasi fjalë si SHBA, NATO, askush nuk do të lexojë për qëndrimin e BE-së, së bashku me forcat e lartpërmendura në antagonismat e tyre me fuqitë e tjera kapitaliste të tilla si Rusia, për naftën, gazin natyror dhe tubacionet dhe rrugët e tjera të transportit, për aksionet e tregut. Asnjë fjalë për monopolet, për natyrën e sistemit kapitalist, i cili gjeneron krizat dhe ndez zjarrin e luftërave imperialiste. Por, si të ishte e gatshme nga e djeshmja, kjo e "e majtë" për të pranuar dhe të ''shpërndajë'' aq sa ky zjarr po vazhdon të provokojë.

Kjo është arsyeja pse në fjalimin e znj. Zimmer askush nuk do të gjejë asnjë fjalë për nevojën e përbysjes së këtij barbarizmi, i cili ndër të tjera detyron miliona njerëz, që për shkak të luftës, si dhe për shkak të krizës kapitaliste (të varfërisë, papunësisë, mjerimit) dhe të vujtjeve të tjera që shkakton sistemi kapitalist, të braktisin vendin ku kanë lindur dhe rritur. Nuk është diçka sekrete se partitë e GUE / NGL në periudhën e mëparshme mbështetën ndërhyrjet imperialiste të NATO-s dhe BE-së në Libi, Siri, në Republikën e Afrikës Qendrore etj., pra, hodhën edhe ata, "benzinë në zjarrin" e ndërhyrjeve dhe luftërave imperialiste.

Një "e majtë" e tillë, që përfaqëson znj. Zimmer injoron dilemën themelore të kohës sonë ( "socializëm ose barbarizëm") që e ngriti një bashkatdhetarja e saj, Roza Luksemburg, dhe me këtë mënyrë ajo përbën një "mjet" i përshtatshëm dhe shumë i dobishëm për kapitalin.

 

Në shërbim të kujt?

Kryetarja e GUE / NGL e merr si diçka të dhënë këtë barbarizmin dhe deklaron e gatshme, ashtu si dhe partitë e tjera borgjeze, për ta menaxhuar atë. Dhe menaxhimin e saj, siç dëshmohet nga pozicioni i saj, përkon me synimet e industrialistëve gjermanë, të cilët i kërkuan Merkelit "kufij të hapur" për refugjatët dhe emigrantët. Pra, kërkon, që të forcohet edhe më tej në BE, ajo që ndodh në SHBA për dekada të tëra, ose në Rusi në 20 vitet e fundit, ku fluksi masiv i disa miliona refugjatëve dhe emigrantëve në bazë vjetore, shfrytëzohet nga ana e kapitalistëve për të rinovuar moshën e popullsisë aktive ekonomike, për të gjetur forcë pune të re dhe me pagë më të lirë. Le të mos harrojmë se mosha mesatare në Gjermani është 45.6 vjeç, dhe është popullsia më e plakur në Europë.

Ne e dimë që kapitali disa herë përdor nacionalizmin, mbështet me shumë mënyra forca të ndryshme raciste e madje edhe fashiste, për të ndarë punëtorët në bazë të origjinës etnike, fesë, gjuhës etj, për të përforcuar me këtë mënyrë sistemin shfrytëzues dhe pushtetin e tij duke e bërë praktikë "përça e sundo". Herë tjetër kalon dhe me anën e   kozmopolitizmit, me qëllim që përsëri të shërbehen të njëjtat plane të klasës borgjeze për të rritur fitimet e saj. Në qoftë se në misionin e parë përdoren forcat fashiste si Agimi i Artë dhe të ashtuquajturit "euroskepitikët" në misionin e 2-të të gatshëm janë për të shfrytëzuar forcat e të ashtuquajturës "e Majta Europiane", të konstruktit oportunist të PME-së, që tashmë përbën "vëllain e vogël" të socialdemokracisë Europiane.

 

Nuk është rrugë e vetme Europa e kapitalit

Në fjalimin e saj, megjithatë, znj. Zimmer, përveç vullnetit të saj të mësipërm për të mbështetur interesat e kapitalit europian për ripërtëritjen e forcës punëtore, synon të barazojë luftën e popujve kundër BE-së së kapitalit, me forcat nacionaliste të së djathtës ekstreme. Objektivi i saj, edhe për këtë gjë është i njëjti me qëllimin e kapitalit Europian: të mos sfidohet rruga e vetme e BE-së, i një bashkimi që, si çdo bashkim tjetër ndërkombëtar kapitalist, është ndërtuar mbi bazën e interesave të plutokracisë dhe kthehet kundër të drejtave punëtore, popullore.

Kështu që, p.sh me këtë llogjikë znj. Zimmer "i dhuron" ekstremit të djathtë (që i kundërvihet BE-së nga pikpamja e shërbimit të interesave të një pjese të kapitalit), të gjitha forcat punëtore – popullore dhe i kundërvihet komunistëve, të cilët në shumë shtete japin beteja politike kundër BE-së së kapitalit. Nuk na çudit një qëndrim i tillë, pasi është e ditur se PME-ja, dhe forcat që janë mbledhur aty, mbështesin fuqimisht BE-në kapitaliste dhe deklarojnë gatishmërinë e tyre për të kontribuar në "përmirësimin" e saj. Por, siç është theksuar në Deklaratën Themeluese të Iniciativës Komuniste Europiane (IKE), të cilën e kanë krijuar këtu e dy vjet shumë Parti Komuniste dhe Punëtore të Europës, se BE-ja është zgjedhje e kapitalit. "Ajo promovon masa në favor të monopoleve, të përqendrimit dhe centralizimi të kapitalit, rrit karakteristikat e saj si një bllok imperialist ekonomik, politik dhe ushtarak në kundërshtim me interesat e klasës punëtore, të shtresave popullore, intensifikon pajisjet ushtarake, autoritarizmin, represionin shtetëror, duke kufizuar të drejtat sovrane". Ndryshe nga PME-ja, partitë e IKE (Iniciativës Komuniste Europiane) vlerësojnë se "Bashkimi Europian është qendra imperialiste europiane, mbështet planet agresive kundër popujve dhe përputhet me SHBA-të dhe NATO-n, militarizmi është elementi i saj strukturor". Në të njëjtën kohë theksojnë se "ekziston një rrugë tjetër për zhvillim për popujt. Nëpërmjet luftës së punëtorëve del mundësia e një Europe tjetër, e mirëqenies së popujve, e progresit social, e të drejtave demokratike, e bashkëpunimit të barabartë, e paqes, e socializmit. Ne besojmë në të drejtën e çdo populli për të zgjedhur i pavarur rrugën e zhvillimit të tij, duke përfshirë të drejtën e shkëputjes nga varësitë shumëdimensionale të BE-së dhe NATO-s, si dhe opsionin socialist".

 

Antikomunizmi, "qershia mbi tortën" e së "Majtës Europiane"

Znj. Zimmer, duke u përpjekur për të argumentuar në favor të "kufijve të hapur" kalojë në antikomunizëm, duke vënë në dukje se: "Muret, gardhet dhe kufinjtë e mbyllur kurrë nuk do ta zgjidhin problemin. Mund ta them këtë edhe nga përvoja ime biografike në ish-RPGJ. Por për kundrazi, e përkeqësojnë krizën humanitare".

Taktik e njohur dhe e njëjtë kjo e forcave të së ashtuquajturës "e Majta Europiane", përdorin antikomunizmin, duke vepruar si "agjentë" të BE-së, të cilët që prej kohësh bëjnë sulme të ngjashëme ideologjike-politike ndaj komunistëve dhe ndaj socializmit që njohëm në shekullin e 20-të. Përveç kësaj, znj. Zimmer, kudo që gjendet synon barizimin anti-historik të fashizmit me komunizmin, madje edhe duke përshkruar socializmin, e ndërtuar si një "kapitull të errët të historisë", si dhe ka marrë pjesë, në mënyrë aktive, në të kaluarën e afërt në fushatën minuese të BE-së ndaj Kubës. Por, për kë "krizë humanitare" në Republikën Popullore të Gjermanisë, për shkak të murit të Berlinit, mund të flitet?

Shumë melan është derdhur, shumë para janë shpenzuar dhe shumë instrumente u përdorën për shpifje ndaj socializmit dhe në mes të të tjerave përfshirë edhe Republikën Popullore Gjermane (RPGJ). Por sa do që të thonë nuk mund të trembin dot të vërtetën: përmbysja e socializmit, rënia e murit të Berlinit ishte ajo që eliminojë arritjet e papara më parë dhe të të drejtave në shëndetësi, arsim, siguri sociale, kulturë, etj, gjëra të përjetuara nga punëtorët në RPGJ. Në të njëjtën kohë ngritën mure të reja klasore, duke e ndarë shoqërinë në klasa antagoniste dhe duke i dhënë "frenat" e pushtetit grushti njerëzve, për shkak se në Gjermaninë e ashtuquajtur "lokomotivë" e ekonomisë së BE-së, nuk gjënden të gjithë të njëjtën "vagon". Më të shumtit punojnë "qymyrin me lopatë" për të punuar kjo "lokomotivë", dhe pakica janë ata që gëzojnë të mirat.

 

Për kë shekull të 21 luftojmë?

Edhe pse përfaqësuesja e së "Majtës Europiane", tha në fjalën e saj se "shekulli i 21 do të jetë shekulli i refugjatëve", Partia Komuniste e Greqisë (KKE), siç dihet, nga ana e saj, deklaron se është duke luftuar që shekulli i 21 të jetë një shekull i një rritjeje të re të lëvizjes revolucionare botërore e një serie të re të revolucioneve sociale.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është në krahë të mijëra njerëzve të përndjekur, të cilët janë viktimat e luftërave imperialiste dhe të shfrytëzimit kapitalist. Lufton edhe për të drejtën e tyre dhe e njeh të drejtën që ata të shpëtojnë nga flaka e rivaliteteve ndër-imperialiste dhe të respektohet e drejta ndërkombëtare për refugjatët. Bën propozime konkrete për të reduktuar merimet dhe mjerimin, në këtë drejtim promovon aktivitete konkrete solidariteti dhe njëkohësisht thekson dhe vazhdon luftën kundër shkaqeve që shkaktojnë problemin. Sepse, siç theksohet dhe në Komunikatën e Përbashkët që e nënshkruajnë 57 Partia Komuniste mbi problemin e emigracionit, "duhet të organizohemi dhe të përplasemi me sistemin shfrytëzues që gjeneron luftërat, refugjatët, migrimin dhe varfërinë. Për krijimin e kushteve që do të lejojnë kthimin e refugjatëve dhe të emigrantëve në vendet e tyre, me nikoqirë popujt e tyre".

Arma jonë në këtë përpjekje është internacionalizmi Proletar, i cili është e përqendruar në parullën e pavdekshëme: "Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!", kundër rrymave ideologjike të nacionalizmit borgjez dhe të kozmopolitizmit, që me mënyra të ndryshme i shërbejnë interesave të kapitalit.

 

Nga Elisheo Vagjena,

anëtar i K.Q të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të K.Q.

Artikulli u botua në gazetën «RIZOSPASTI» më 30/04/2016