Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

ZYRA E SHTYPIT e ΚQ të PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

Njoftim mbi zjarret katastrofike

Në komunikatën e Zyrës së Shtypit të KQ të PK të Greqisë (KKE) mbi zjarret katastrofike thuhet:

"Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave nga zjarret në zonat Nea Makri dhe Rafina. Partia mbështet dhjetëra njerëz të plagosur, dhe mijëra njerëz që panë pronat e tyre të bëra hi nga zjarret që goditën Atikën Lindore dhe Perëndimore.

 

Statement of the Press Office of the CC on the fires

PK e Greqisë (KKE) kërkon nga qeveria që të mobilizojë të gjitha forcat e nevojshme të mekanizmit shtetëror për të mbështetur banorët e rajoneve. Qeveria të marrë të gjitha masat e nevojshme për:

1. Të bëhet regjistrim i menjëhershëm i të humburve dhe të jepet informacion i përgjegjshëm për familjet tyre dhe për të gjithë ata që kërkojnë njerëzit e tyre.

2. Të merren masa të urgjente për të mbështetur strukturat Shëndetësore lokale me personel dhe mjete të kujdesit për ata që kanë nevojë.

3. Të merren masa urgjente për strehimin e sigurt, për pastërtinë dhe higjienën, veshjen dhe ushqimin e familjeve të goditura nga zjarri.

4. Të merren masa urgjente për rivendosjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike për zonat e prekura nga zjarret.

5. Të bëhet regjistrim i menjëhershëm i shkatërrimeve dhe dëmshpërblim të përgjithshëm për dyqanet, pajisjet, mallit për të vetëpunësuarit dhe artizanët e vegjël, si dhe pronat e punëtorëve dhe familjeve popullore.

Numri i dhjetëra të vdekurve dhe i të plagosurve shtohen bashkë me numrin e viktimave të përmbytjeve të Atikës Perëndimore 8 muaj më parë. Dëmet e pallogaritshme të shtëpive, dyqaneve, bizneseve artizane vinë e shtohen bashkë me pasojat e panumërta shkatërruese që përjetojnë shtresat punëtore dhe popullore të Athinës këtu e shumë vite, pas tërmeteve, përmbytjeve, zjarreve. Zjarrfikësja parandalojë shkaktimin e aksidentit të madh industrial, me pasoja të paparashikueshme, pasi flakët prekën oborrin e rafinerisë së madhe të naftës.

Fatkeqësitë natyrore "e gjetën", Atikën të pambrojtur dhe infrastrukturën, e cila duhesh të përballej me pasojat e këtyre katastrofave, e gjeti të shkatërruar. Pavarësisht nga përpjekjet heroike të zjarrfikësve dhe të atyre që përfshihen me trajtimin e fatkeqësive natyrore, është  një zhvillim i paracaktuar që pas fenomeneve të tilla do të numërojmë viktima të reja dhe dëme të reja të pallogaritshme të pronës popullore dhe pasurive natyrore. Dhe kjo për shkak se për të parandaluar dhe trajtuar këto situata nuk ka asnjë planifikim thelbësor.

Qeveria, organet kompetente shtetërore dhe Prefektura e Atikës i njohin me detaje mangësitë në personel, mjete dhe infrastrukturë të nevojshme për të parandaluar dhe përballuar urgjentisht fenomeneve të tilla. PK e Greqisë (KKE) në kohën e duhur, kishte organizuar aktivitet qendror më 10 Maj, dhe kishte paralajmëruar për mangësitë e mëdha që ishin identifikuar në fillim të periudhës së parandalimit të zjarreve, me synim që të kontribuonte me propozime thelbësore për çështjen e parandalimit dhe të mbrojtjes së jetës njerëzore dhe mjedisit. Megjithatë, asnjë masë thelbësore nuk u zbatua.

Deklaratat e Kryeministrit në Konferencat Zhvillimore të Atikës Perëndimore dhe Lindore u treguan fjalë boshe. Projektet për mbrojtjen nga zjarret, ashtu si dhe projekte për mbrojtjen nga përmbytjet dhe tërmetet nuk zbatohen sepse për kapitalistët dhe shtetin borgjez këto projekte përbëjnë kosto që japin fitime të mirëpritura. Nevojat e familjeve punëtore dhe popullore flijohen mbi altarin e rritjes së fitimeve kapitaliste.

PK e Greqisë (KKE) u bën thirrje anëtarëve dhe miqve të saj, anëtarëve të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) që të jenë protagonist përmes aktivitetit të tyre në sindikata dhe organizatat e tjera masive të Atikës për organizimin e solidaritetit për ata që janë prekur nga zjarret. Për organizimin e ndihmave urgjente për ata që kanë nevojë, për të mbledhur ndihmë materiale dhe për organizimin e punës vullnetare. Të bëhen protagonist në organizimin e luftës duke kërkuar projekte dhe infrastruktura për të përmbushur nevojat e tyre".

 

24.07.2018