Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KOMUNIKATË PËR SHTYP

PËR TAKIMIN E KOMISIONIT EDITORIAL TË INSPEKTIMIT KOMUNIST NDËRKOMBËTAR

Më 11 Dhjetor 2016, u realizua në Athinë takimi i Komisionit Editorial të "Inspektimit Komunist Ndërkombëtar".

Në takim u diskutuan çështje në lidhje me numrin e ardhshëm, të 7-të të IKN-së (revistës Inspektimi Komunist Ndërkombëtar), që është e dedikuar për 100-vjetorin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, të ngjarjes më të rëndësishme të shekullit të 20-të që shënoi rrjedhën e njerëzimit dhe përbëri fillimin për zhvillimin e Lëvizjes Ndërkombëtare Komuniste.

Komisioni Editorial, miratoi Artikullin e Editorialit, në të cilën, ndër të tjera theksohet se "Mësimet e Tetorit udhëheqin edhe sot luftën e komunistëve në të gjithë botën, sepse në madhështinë e Revolucionit të Tetorit, komunistët shohin realizimin e misionit historik të klasës punëtore. Tetori tregon rolin e pazëvendësueshëm të faktorit kryesor të udhëheqjes të revolucionit socialist, të Partisë Komuniste, si një parti e tipit të ri, në krahasim me partitë e komprometuara socialdemokrate. Tregon forcën e internacionalizmit proletar".

Në takim u gjendën shokët:

sh. Marina Pilajeva, anëtare e KQ të Partisë Punëtore të Hungarisë dhe përgjegjëse për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, duke përfaqësuar revistën «Szabadsag».

sh. Ultan Gillen, anëtar i KQ të Partisë së Punëtorëve e Irlandës, redaktor i revistës «Think Left».

sh. Alberto Lombardo, anëtar i B.P i PK, Itali

sh. Ainur Kurmanov, Bashk-president i Lëvizjes Socialiste Kazakistan.

sh. Pavel Cabrera Blanco, Sekretari i Parë i KQ të PK të Meksikës, duke përfaqësuar revistën «El Communista».

sh. Ilya Ferberov, Sekretari për Punën Ideologjike të KQ të Partisë Komuniste Punëtore të Rusisë, duke përfaqësuar revistën "Soviets'kyi Soyuz» ( «Советский Союз»),.

sh. Marjan Kubik, Përgjegjës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Partisë së Re Komuniste të Jugosllavisë.

sh. Aleksi Dorta, Përgjegjës i Sekretariatit për Punën Ideologjike të Partisë Komuniste të Popujve të Spanjës, duke përfaqësuar revistën  «Propuesta Comunista».

sh. Kemal Okuyan, Sekretari i Parë i KQ të PK, Turqi, duke përfaqësuar revistën «Gelenek»

sh. Tamila Giamprova, Presidente e Unionit të Komunistëve të Ukrainës, kryeredaktore e revistës “Marxizm i sovremenost”

sh. Carolus Wimmer, anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PK të Venezuelës, duke përfaqësuar revistën «Debat Abierto».

sh. Maki Papadhopoulos, anëtar i KQ dhe kryetar i Komisionit Ideologjik të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Eliseos Vagjenas, anëtar i KQ dhe përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), duke përfaqësuar revistën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) "Inspektimi Komunist".

Përfaqësuesit e partive komuniste dhe punëtore, të cilët kanë marrë pjesë në Komisionin e Redaksisë të Inspektimit Komunist Ndërkombëtar, u takuan dhe biseduan në Athinë pak ditë pas grevës së përgjithshme pangreken, dhe shprehën solidaritetin e tyre ndaj Klasës Punëtore të Greqisë, që me grevën e 8 Dhjetorit dhanë përgjigje masive dhe militante kundër planeve të reja antipopullore të qeverisë SYRIZA-ANEL, BE-së dhe FMN-së.

Njëkohësisht, përfaqësuesit e partive komuniste dhe punëtore dënuan antikomunizmin dhe represionin ndaj luftës popullore, shprehën solidaritetin e tyre ndaj komunistëve të Ukrainës, ndaj komisionit të Paqes të Turqisë, që u ndalua së fundmi nga autoritetet e Turqisë, ndaj militantëve kundër privatizimit të tokës që u burgosën në Kazakistan me akuzën e "ndezjes së urrejtjes sociale", dhe ndaj të gjithë militantëve të përndjekur në botë që luftojnë kundër barbarizmit kapitalist.

Shprehën mbështetjen e tyre për aktivitetet që pritet të organizojë në Rusi Partia Komuniste Punëtore e Rusisë për 100 vjetorin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit.

Përfaqësuesit e Partive Komuniste dhe Punëtore që morën pjesë në mbledhjen e Komisionit Editorial të Inspektimit Komunist Ndërkombëtar dërgojnë përshëndetje klasore dhe solidariteti ndaj klasës punëtore të Venezuelës dhe Partisë Komuniste të Venezuelës me rastin e 80-vjetorit të "Grevës së Madhe të Naftës", që filloi më 14 Dhjetor 1936.

Së fundmi, përfaqësuesit e partive komuniste dhe punëtore, të cilët morë pjesë në Komisionin e Redaksisë të Inspektimit Komunist Ndërkombëtar, shprehën ndaj komunistëve dhe popullit të Kubës ngushëllimet e tyre për humbjen e udhëheqësit të Revolucionit Kubanez, Fidel Kastro. Vepra e tij revolucionare do të jetojë në kujtesën historike të popujve të botës, në luftën kundër shfrytëzimit kapitalist, kundër imperializmit, në luftën për një shoqëri të drejtë dhe të re të socializmit - komunizmit. Hasta la victoria siempre._