Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PËR ZHVILLIMET NË VENEZUELË

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon ashpër përpjekjen e grushtit të shtetit në Venezuelë për të rrëzuar Presidentin e zgjedhur të vendit dhe për të imponuar si president Guaido-n ose ndonjë dordolec tjetër të imperialistëve.

Përpjekja e grushtit të shtetit është pjesë e ndërhyrjeve të pista të SHBA-ve, BE-së dhe aleatëve të tyre kundër Venezuelës dhe populli ynë duhet ta dënojë me vendosmëri këto ndërhyrje.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin internacionalist ndaj popullit të Venezuelës, ndaj Partisë Komuniste dhe Rininë Komuniste, të cilët po luftojnë për interesa popullore.

 

30/4/2019 ZYRA e SHTYPIT e KQ të PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)