Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Pandemia zbuloi falimentimin e Shëndetësisë që shitet dhe blihet

Në parkun e mbushur me plot njerëz, ngjitur me spitalin më të madh të Greqisë, "Evangelismos", u prezantua më 15/6 libri i botuar nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) i titulluar: «Pandemia COVID-19: Kapitalizmi në perëndimin e tij». Të pranishëm ishin punonjës në Shëndetësi dhe Mirëqenie, nga degë të tjera, të rinj dhe studentë. Mes tyre pati shumë sindikalistë pionierë që janë aktivë në spitalet publike dhe që prej dy vitesh, në kushtet shumë të vështira të pandemisë, kanë qenë në ballë të luftës për mbrojtjen e shëndetit të popullit.

Duke folur në këtë aktivitet, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucumbas, ndër të tjera theksoi:

«Virusi më i madh dhe më i rrezikshëm është vetë kapitalizmi. Dhe kjo sigurisht nuk vlen vetëm për pandeminë, por vlen edhe për të gjitha ato që po përjeton populli ynë. Për shtrenjtësinë e cila nuk "ra nga qielli", por është pasojë e vetë rrugës kapitaliste të zhvillimit, deri te lufta imperialiste në Ukrainë dhe përfshirja e vendit tonë (...)

Natyrisht, kur i referohemi "perëndimit të kapitalizmit", kemi parasysh një sistem social-ekonomik që ka kohë që është kalbur dhe që zhvillimi i të cilit presupozon intensitetin e shfrytëzimit të klasës moderne punëtore dhe madje në të gjitha aspektet që përcaktojë kushtet e riprodhimit të fuqisë së saj punëtore, të vetë jetës së saj. Pikërisht kjo është shprehur në periudhën e pandemisë me mungesat tragjike të personelit, infrastrukturës, mjeteve teknike dhe pajisjeve mjekësore në njësitë e Shëndetit Publik. (...)

 

Qeveria dhe të gjitha partitë e tjera borgjeze, me dallime minimale individuale, propozojnë si një zgjidhje forcimin e rregullave të tregut në sistemin Shëndetësor. Pra, d.m.th, bëhet fjalë për të gjitha ato "mjete", që nga njëra anë i dhanë formë këtij sistemi të mjerueshëm shëndetësor publik dhe nga ana tjetër formuan një sektor të fuqishëm biznesi privat të Shëndetësisë. E vetmja gjë që konfirmojnë, siç tregon e gjithë kjo, është përmasat e kalbëzimit të rrugës kapitaliste të zhvillimit. (...)

Sipas mendimit tonë, duhet që punonjësit e shëndetësisë, në radhë të parë, por edhe populli në tërësi, i cili shqetësohet për shëndetin dhe jetën e tij, me rastin e këtij botimi, të avancojnë edhe më tej mendimet e tyre, qëndrimet e tyre në tërësi dhe në përgjithësi në jetën dhe në aktivitet e tyre të përditshme.

Në luftën e përditshme për të punësuar personel, për të zgjeruar shëndetësinë falas për popullin, për të rritur fondet nga buxheti i shtetit, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) po harton një rrugë zhvillimi e cila do ta trajtojë Shëndetin Publik si një e drejtë universale dhe falas, të siguruar nga një qeverisje punëtore – popullore dhe shteti i saj. Në bashkimin popullor me KKE, për mbrojtjen e Shëndetit... Në bashkëjetesën militante me KKE, për një sistem shëndetësor pa aksion biznesi, populli do të mund të përballojë nevojat e tij të përditshme dhe ato emergjente me të gjitha mjetet. (...) Në fund të fundit, shkenca mund ta mposhtë irracionalitetin, errësirën që na pushton si dhe mitrën e saj: Shfrytëzimin dhe barbarizmin kapitalist».

 

 

16.06.2022

Në parkun e mbushur me plot njerëz, ngjitur me spitalin më të madh të Greqisë, “Evangelismos”, u prezantua më 15/6 libri i botuar nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) i titulluar: «Pandemia COVID-19: Kapitalizmi në perëndimin e tij». Të pranishëm ishin punonjës në Shëndetësi dhe Mirëqenie, nga degë të tjera, të rinj dhe studentë. Mes tyre pati shumë sindikalistë pionierë që janë aktivë në spitalet publike dhe që prej dy vitesh, në kushtet shumë të vështira të pandemisë, kanë qenë në ballë të luftës për mbrojtjen e shëndetit të popullit.

Duke folur në këtë aktivitet, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucumbas, ndër të tjera theksoi:

«Virusi më i madh dhe më i rrezikshëm është vetë kapitalizmi. Dhe kjo sigurisht nuk vlen vetëm për pandeminë, por vlen edhe për të gjitha ato që po përjeton populli ynë. Për shtrenjtësinë e cila nuk “ra nga qielli”, por është pasojë e vetë rrugës kapitaliste të zhvillimit, deri te lufta imperialiste në Ukrainë dhe përfshirja e vendit tonë (...)