Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në krah të viktimave të tërmetit

Një grup i KQ të KKE, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dh. Kucubas, vizitoi zonat e prefekturës së qytetit Larisa dhe zonën e gjerë, e cila kohët e fundit u "godit" nga dridhjet e forta sizmike. Vlerësohet se më shumë se 1.800 ndërtesa, rreth 65% e banesave në zonat e goditura nga tërmeti, u konsideruan përkohësisht të pabanueshme.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE vizitoi fshatrat e goditura nga tërmeti dhe mori pjesë në një takim të forumeve lokale në zonën Tirnavos. Dh. Kucubas vuri në dukje ndër të tjera, se KKE, me anëtarët dhe kuadrot e saj, që nga momentet e para të katastrofës, u gjend pranë viktimave, duke përcjellë mbështetjen e Partisë për viktimat nga tërmeti, duke regjistruar problemet dhe dëmet, duke kërkuar sigurimin e ushqimit dhe kujdesit shëndetësor, mjete mbrojtëse nga pandemia, sigurimi i strehës dhe gjithçka tjetër që ishte e nevojshme, ndërsa nënvizoi se me Pyetjet e bëra nga KKE në Parlamentin e Greqisë dhe në Parlamentin Europian, por edhe në Këshillat Komunalë dhe Rajonalë, nxorën në pah kërkesat e të prekurve nga tërmeti.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të vazhdojë të jetë e patundur në krah të banorëve dhe kërkon që të merren menjëherë masat urgjente për mbështetje, por edhe masat afatgjate për restaurimin që duhet bërë.

 

18/3/2021