Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Për KKE të fortë, kundër BE së kapitalit, të krizave, varfërisë dhe luftërave. Në luftën për shkëputje nga BE, për Greqinë dhe Europën e socializmit

Më 26 maj 2019, në Greqi, si dhe në vende të tjera-anëtare të BE-së do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian, së bashku me zgjedhjet lokale dhe rajonale.

Anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) japin të gjitha forcat e tyre për të arritur mesazhi «KKE e fortë kudo» sa më gjerë të jetë e mundur, dhe në të gjitha kutitë e votimit. Bashkë me ta militojnë dhe qindra bashkëpunëtorë në flet-votën «Laiki Sispirosi» (Bashkimi Popullor), që është kombinimi zgjedhor i mbështetur nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në zgjedhjet lokale, mes tyre dhe shumë kandidatë që më parë ishin me partitë SYRIZA, PASOK dhe kohët e fundit bashkë-militojnë me KKE.

Çështja që shtron KKE për popullin është nevoja që në zgjedhje të dënohet rruga antipopullore e BE-së, e kapitalit dhe e qeverive të tij, të cilët janë përgjegjës për shkatërrimin e jetës së dhe të drejtave të popullit.

-KKE bën thirrje që të dënohen politikat antipopullore të qeverisë SYRIZA, e cila me mbështetjen e ND dhe të forcave të tjera politike të klasës borgjeze, është përgjegjëse për përfshirjen e vendit në antagonizmat imperialiste në emër të "zhvillimit" dhe të përmirësimit gjeostrategjik të vendit. PK e Greqisë (KKE) kohë më parë vinte në dukje dhe paralajmëronte se SYRIZA, si socialdemokracia e prirjes së re, do kishte një ecuri antipopullore, që nga momenti që ndërmori menaxhimin e sistemit kapitalist dhe mbështet e përpiqet për të shpëlarë BE-në dhe NATO-n, SHBA-të dhe "djallin e mirë, Tramp-in ", siç e quajti Kryeministri A. Cipras.

- KKE bën thirrjet për të refuzuar rrugën e ashtuquajtur të vetme të BE-së, sepse BE-ja, e cila është një union i kapitalit, nuk mund të përmirësohet në favor të popullit, nuk mund të bëhet në union pro-popullor, nuk demokratizohet, nuk humanizohet, nuk mund të bëhet një Europë e punëtorëve. Konkurrencat e ashpra që përshkallëzohen edhe me Brexit-in e klasës borgjeze britanike nga BE, e cila pavarësisht përfundimit që do të ketë, llogarinë populli ka për ta paguar se fundi. Luftërat tregtare, tarifat dhe sanksionet dëshmojnë mprehjen e kontradiktave dhe sjellin më afër konfrontime të mundshme ushtarake. Përgatitjet ushtarake të BE-së, bashkëpunimi i mirë që ajo ka me NATO-n, rritja e militarizimit të saj, edhe me mekanizma të tillë si PESCO, konfirmojnë pikërisht këtë.

KKE i zbulon popullit se BE, qeveritë dhe partitë e kapitalit promovojnë të ashtuquajturën "Shtylla Europiane e të Drejtave Sociale", e cila legalizon kushtet më brutale galere të punës në bazë të objektivave të dala nga monitorimi i vazhdueshëm, të memorandumeve të përhershme të BE-së të cilat bëhen për të gjitha vendet e BE-së. BE-ja mbyt nevojat e punëtorëve dhe të popullit dhe vendos "vijën e të drejtave minimale" për më të varfrit e shkallës së fundit të nivelit, duke përgjithësuar komercializimin, duke ja ofruar shëndetësinë, arsimin, sigurimet shoqërore grupeve të biznesit.

KKE e hedh poshtë linjë bllokimit të popullit në linja të rreme ndarëse të cilat ngrihen përsëri para zgjedhjeve, me role të ndara për partitë borgjeze: "të majtë" SYRIZA, "të djathtë" ND, të "qendrës" KINAL/PASOK,  fashist të "Agimit të Artë". Refuzon ndër të tjera dhe manipulimin "anti-fashist" dhe konfrontimin e rremë për të ashtuquajturit "evropianët/progresist" dhe të forcave nacionaliste/konservatore. Dhe kjo për shkak se, të gjithë këta së bashku i shërbejnë kundërshtarit të vërtetë të popullit, rentabilitetit të monopoleve, planet e rrezikshme imperialiste të NATO-s.

Vetëm me KKE të Fortë populli mundet të izolojë nazistët-kriminelë të "Agimit të Artë", të forcojë luftën kundër racizmit, fashizmit dhe ekstremin e djathtë, antikomunizmin. Këto forca reaksionare ushqehen nga politika antipopullore e BE-së dhe sistemi kapitalist që BE dhe partitë e saj i shërbejnë dhe nga ekuacionin antihistorik i komunizmit me fashizmin.

PO të Fortë për KKE do të thotë JO ndaj BE-së së kapitalit, të krizave, varfërisë dhe luftërave. PO ndaj KKE do të thotë PO për të milituar për shkëputje nga BE-ja, për Greqinë dhe Europën e socializmit.

Në këtë drejtim KKE ka bashkë-nënshkruar "Thirrje" me dhjetëra parti komuniste dhe punëtore të tjera të Europës.