Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Njoftim i Zyrës për Shtypit të KQ të KKE

Për mbajtjen e Kongresit të 21-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

1] Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) shpall vendimin e tij për të vazhduar me përgatitjen dhe mbajtjen e Kongresit të 21-të të Partisë, brenda vitit 2021. Sipas statutit të Partisë, Kongresi mbahet çdo katër vjet. Kongresi i mëparshëm i 20-të u mbajt nga data 30 Mars deri më 2 Prill 2017. KQ, duke marrë parasysh valën e pandemisë dhe vështirësitë që ajo objektivisht krijon, për shkak të pamjaftueshmërisë dhe mangësive të mëdha të sistemit shëndetësor publik, me përgjegjësinë e të gjitha qeverive borgjeze të derisotshme dhe të menaxhimit të krizës nga qeveria e ND, rezervohet të njoftojë datën e saktë të Kongresit. Data e saktë do të shpallet kur të ekzistojnë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe të dhënat shkencore.

2] Temat e Kongresit të 21-të, në bazë të statutit do të jenë:

a) Raporti i veprimtarisë së Komitetit Qendror dhe i gjithë Partisë nga Kongresi i 20-të deri në Kongresin e 21-të, vlerësimet themelore për zhvillimet ekonomike dhe politike të brendshme dhe ndërkombëtare të periudhës, situata e lëvizjes punëtore-popullore dhe detyrat e Partisë deri në Kongresin e 22-të.

b) Zgjedhja e Komiteti të ri Qendror si dhe zgjedhja e Komitetit Qendror të Kontrollit Financiar.

3] Lidhur me temën e parë të Kongresit, Komiteti Qendror tashmë është duke marrë me përpunimin e Qëndrimeve të KQ, të cilat do të bëhen publike për të nisur diskutimin në organet drejtuese të zgjedhura të Partisë dhe në të gjitha Organizatat e Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Nga Qëndrimet e KQ tekstet që do të bëhen publike për diskutim janë si më poshtë:

Teksti i parë: «Raporti dhe konkluzionet nga veprimtaria e KQ dhe e gjithë Partisë nga Kongresi i 20-të deri në Kongresin e 21-të -Partia si udhëheqëse e lëvizjes punëtore revolucionare, e Aleancës Sociale në luftën për socializmin - komunizmin».

Teksti i dytë: «Realiteti i sotëm ndërkombëtar dhe kontesti politiko-ushtarak i botës bashkëkohore. Situata në Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare dhe veprimtaria e KKE. Vlerësimet e KKE për zhvillimet në ekonominë e brendshme dhe në sistemin politik të vendit».

Teksti i tretë: «Shtresëzimi i shoqërisë greke, gjendja e klasës punëtore sot, ecuria e lëvizjes sindikaliste punëtore, promovimi i Aleancës Sociale dhe ndërhyrja e KKE»

Teksti i parë i Qëndrimeve të KQ do të botohet në numrin e gazetës Rizospastis të fundjavës,  30-31 janar 2021 (të shtunën dhe të dielën) dhe tekstet e tjera do të pasojnë në fundjavat në vijim.

Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

 

 

26.01.2021