Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Përfunduan me sukses punimet e Kongresit të 21-të të KKE

Me himnin e Internacionales përfunduan punimet e Kongresit të 21-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në datën 27/6/2021, si dhe me zgjedhjen e Komitetit të ri Qendror (prej 81 anëtarësh) dhe Komitetit Qendror të Kontrollit Financiar (prej 7 anëtarësh). KQ në mbledhjen e parë të tij, zgjodhi unanimisht Sekretar të Përgjithshëm të tij, shokun Dhimitri Kucubas.

Kongresi i KKE filloi me ngjarjen solemne ditën e Enjte, 24/6 dhe i vazhdoi punimet e tij në selinë e Komitetit Qendror të KKE ditët e Premte dhe të Shtunë, 25-26/6. Në diskutimin e pasur dy-ditor mbi temën e Parë të agjendës së Kongresit të 21-të të KKE, i cili kishte të bënte me raportin e aktivitetit të KQ dhe Komitetit Qendror të Kontrollit Financiar (KKQF) si dhe planifikimin të aktivitetit deri në Kongresin e 22-të, morën fjalën gjithsej 67 delegatë.

Në diskutim u shpreh dakordësia thelbësore me Qëndrimet dhe Raportin e KQ, u përcoll përvoja e pasur nga aktiviteti pionier i komunistëve për të gjitha problemet popullore. U zhvilluan reflektime të pasura rreth çështjes kryesore, se si në kushte moderne do të bëhet më i dallueshëm roli i KKE si një pararojë e organizuar, bartëse e ideve të reja, se si do të hidhen hapa në organizimin e klasës punëtore, tek të vetëpunësuarit në qytet, tek bujqit e munduar, për rininë dhe gratë në Sindikatat e tyre, në shoqatat dhe forumet përkatëse, në promovimin e koordinimit dhe aktivitetit të tyre, të solidaritetit, të aleancës sociale, në zhvillimin e luftës në drejtim antikapitalist – antimonopolist.

Raporti dhe raporti i mbylljes i Komitetit Qendror të KKE u votuan unanimisht. Gjithashtu, unanimisht u votua pro Qëndrimeve të Komitetit Qendror, të cilat ishin dhënë për diskutim publik dhe të brendshëm në parti 3-muaj më parë, po ashtu edhe propozimi i Komitetit Qendror të Kontrollit Financiar.

Kongresi i 21-të votoi unanimisht pro Vendimit Politik të Kongresit me të cilin përcaktohen detyrat e Partisë deri në Kongresin e 22-të. Gjithashtu, Kongresi i 21-të votoi unanimisht në favor të një rezolute të veçantë mbi detyrat e komunistëve në klasën punëtore dhe lëvizjen e saj dhe aleancës shoqërore.

Duhet të theksohet se Partitë Komuniste dhe Punëtore nga e gjithë bota që me mesazhet e tyre kanë përshëndetur Kongresin e 21-të të KKE, arritën në 102, duke shprehur urime për suksesin r punimeve të Kongresit. Mesazhet origjinale gjenden në këtë lidhje elektronike https://21stcongresskke.blogspot.com/2021/06/list-of-messages-of-greetings-to-21st.html#more , ndërsa mesazhet e plota në gjuhën Greke janë bërë publike në Portalin e lajmeve të KKE - «902.gr» dhe gjenden të përmbledhura në adresën www.902.gr/node/261661.