Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Përgjigje ndaj shpifjeve të shtypit Spanjoll dhe Mediave të tjera

Shtypi europian dhe media të tjera komunikimi përpiqen në mënyrë sistematike të mashtrojnë punëtorët e shteteve të tyre, duke mbështetur politikat antipopullore të qeverisë socialdemokrate SYRIZA me partinë nacionaliste ANEL, duke mbështetur strategjinë e Bashkimit Europian (BE-së) e cila i shërben interesave të kapitalit, duke fshehur rolin kryesor të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) në betejat që zhvillohen, duke shtrembëruar qëndrimet e tyre.

Ajo që i shqetëson është veprimtaria e vazhdueshme e komunistëve, lufta e klasave që konfrontohet me forcat e kapitalit dhe përfaqësuesit e tyre politik, konfrontimi me forcat e socialdemokracisë dhe të oportunizmit.

Një nga tiparet karakteristike të kësaj taktike mashtruese janë edhe Reportazhet e Mediave Spanjolle që bëjnë fjalë për grevën mbarëkombëtare në Greqi, të datës 30 Maj 2018, që u organizua kundër memorandumit të ri dhe programit të ashtuquajtur "Programi Afat-shkurtër" i qeverisë së SYRIZA-ANEL që përfshin shkurtime të reja në pensione dhe reduktim të shkallës së jo-taksimit për punonjësit, gjë që do të sjellë goditje të reja për të ardhurat popullore.

Komunistët dhe komunistet, forcat e Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), në qindra Sindikata, Federata dhe Qendra Punëtore, bërën një ndërhyrje vendimtare nëpër fabrika, në vendet e punës, në sektorë pune, u përleshën me terrorizmin e qeverisë dhe të punëdhënësve dhe kontribuuan me vendosmëri për organizimin e grevës.

 

Strike May 30, Athens

Greva, sidomos në vendet e mëdha të punësimit, jep një përvojë të rëndësishme. Për shembull, pjesëmarrja e madhe, në fabrikat e mëdha, dhe pjesëmarrja universale e punonjësve të anijeve, porti i Pireut, që është porti më i madh në Greqi, si dhe në bazat e kantiereve të anijeve në këtë qytet, tregojnë dinamikën e luftës së klasave dhe detyruan monopolin e COSCO-s të zmbrapsej karshi punëtorëve.

Për të shumtën herë u vërtetua diskreditimi i sindikalizimit pro-Qeveritar dhe pro-Punëdhënësve i Konfederatave (GSSE -ADEDY), në sektorët privat dhe në atë publik të cilat sabotuan grevën. Roli i forcave klasore, i forcave të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) u duk për të shumtën herë, ku mijëra punëtorë dhe punëtore u bashkuan, dhe mijëra punonjës morën pjesë masive në tubimet e grevës në qytet e Athinës, Selanikut, Patrës dhe në dhjetëra qytete të Greqisë.

Përbën një gënjeshtër e madhe e cila i lë të zbuluar, shtypin, faqet e internetit që i përdorin ato, kryesisht në Spanjë, ku shkruajnë se në tubimin e Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) në Athinë ishin transferuar forca nga qytetet e tjera. Në Athinë, tubimi i madh i Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) u mbështet nga forca punëtorë, popullore të këtij qyteti, dhe madje, edhe në qytetin e Pireut, qytet i cili është shumë afër Athinës, Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME) kishte organizuar një tjetër tubim i cili shprehte solidaritetin e tij për grevën r punëtorëve të anijeve dhe të atyre të portit në këtë qytet.

Nuk janë vetëm këto. Më pas u hesht dhe u fshehën protestat e mëdha të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) që u bënë më 14 Qershor 2018, jashtë Parlamentit dhe në dhjetëra qytete të tjera të Greqisë, në ditën kur në parlament diskutohej projektligji antipopullor- "memorandumi shtesë" i qeverisë Greke me BE-në dhe FMN-në ku u dëshmua edhe një herë pajtimi strategjik i qeverisë me Partinë Demokracia e Re (ND-në) dhe me partitë e tjera borgjeze.

PK e Greqisë (KKE) dhe Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME) vazhdojnë betejat e tyre të përditshme në dhjetëra fronte të luftës dhe kjo është përgjigja më e madhe ndaj forcave borgjeze dhe oportuniste që përdorin fshehjen, shpifjet dhe shtrembërimet.

cosco-syneleysh-6


19.08.2018