Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Deklaratë i Zyrës për Shtyp të KQ të KKE

Plani i ndërhyrjes SHBA-BE nuk mund të fshihet pas uljes së detyruar e të papranueshme të avionit

Në një deklaratë për uljen e detyruar të avionit në Minsk dhe planet e ndërhyrjes në Bjellorusi, Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) thekson:

 

«Plani i SHBA dhe i BE për të ndërhyrë në mënyrë të vrazhdë në punët e brendshme të Bjellorusisë nuk mund të fshihen nga akti i papranueshëm i uljes me forcë të avionit të “Ryanair” në Minsk. Është e tepërt që këto forca të pretendojnë se jenë "të ndjeshme" ndaj një akti të tillë kur janë vetë ato që kanë formuar një kornizë të tërë institucionale ku, në emër të "luftës kundër terrorizmit", parashikojnë praktika të tilla, të cilat ata i kanë përdorur në mënyrë të përsëritur në të kaluarën, ndërsa tani për interesat e tyre ata praktikojnë dy dimensione.

Për planet e tyre, ata përdorin "karamelen" e "të drejtave të njeriut" që edhe në të kaluarën ishte preteksti për dhjetëra ndërhyrje dhe luftëra imperialiste. Madje, siç bërën edhe në rastin e Ukrainës, nuk hezitojnë të mbështesin edhe organizatat neo-naziste që i pagëzojnë si "aktivistë" ndërsa së fundmi u zbuluan edhe plane për grusht shteti në Bjellorusi, me përfshirjen e forcave ushtarake që arrinin deri në vrasjen e Presidentit të zgjedhur në shtetet e Amerikës Latine.

Qeveria e ND jo vetëm që merr pjesë por është dhe protagoniste në këtë plan, duke miratuar të gjitha pretekstet e papranueshme, e ndihmuar nga SYRIZA dhe KINAL. I vetmi përgjegjës për të zgjedhur të ardhmen e tij dhe të përcaktojë zhvillimet politike në vend është vetë populli i Bjellorusisë, pa ndërhyrje të huaja, të cilët i shërbejnë qëllimeve të tjera».

 

27.05.2021