Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Populli të tregojë fuqinë e tij, të forcojë luftën për shkëputjen e vendit nga planet imperialiste

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, N. Dhendhias, pati takime me përfaqësues të partive më 11/5, për të informuar mbi çështjet brenda kompetencave të tij.

Jorgo Marinos, anëtar i BP të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), dhe njëkohësisht deputet i KKE, pas takimit me Ministrin e Jashtëm, bëri deklaratën e mëposhtme për mediat:

"KKE dënon masakrën e shtetit izraelit kundër popullit Palestinez, siç po e përjetojmë këto ditë në Jerusalem dhe Rripin e Gazës. Përgjegjësitë janë kriminale dhe kanë përgjegjësi të madhe amerikanët, Bashkimi Europian, si edhe të gjitha qeveritë greke, të cilat, gjatë këtyre viteve po përmirësojnë marrëdhëniet ushtarake, politike dhe ekonomike me shtetin okupator të Izraelit.

I vurëm në dukje edhe zotit ministër shqetësimin e KKE për zhvillimet në rajonin tonë. Partia jonë konsideron se politika e përfshirjes, që kryhet nga qeveria e ND, ashtu si qeveritë e mëparshme të PASOK dhe SYRIZA, politika e përfshirjes në planet e Amerikanëve, të NATO-s dhe të BE-së, është jashtëzakonisht e rrezikshme për popullin tonë dhe interesat e tij, por edhe për popujt fqinjë. Dhe këtë politikë të përfshirjes Partia jonë e dënon dhe e kundërlufton.

Ky element i rrezikshëm, karakteri i rrezikshëm i politikës së përfshirjes në planet imperialiste, shihet qartë nga forcimi i marrëdhënieve greko-amerikane, bazat ushtarake amerikane në Greqi, në Suda të Kretës, në Stefanovikio, në Larisa, në Aleksandrupoli. Shihet nga pjesëmarrja e Greqisë në stërvitjet e NATO-s dhe veçanërisht siç po shohim në stërvitjen "Defender Europe", e cila përbën një provë lufte në rajonin e gjerë kundër Rusisë. Shihet nga përfshirja e vendit në Gjirin Persik, dërgimi aty i sistemit raketor "Patriot" dhe pjesëmarrja e përgjithshme e Greqisë në misionet imperialiste jashtë vendit.

Në këto rrethana, ne i konsiderojmë serioze zhvillimet në marrëdhëniet greko-turke. Është një pazar, përmes bisedimeve eksploruese dhe bisedimeve të tjera, siç është në nivelin e NATO-s dhe më tepër përmes tensioneve dhe përpjekjeve për kompromis, besojmë se po bëhet një përpjekje për të krijuar terren për një kompromis qendror për shfrytëzimin e përbashkët në detin Egje dhe Lindje e Mesme, për interesin e grupeve ekonomike në sektorin e energjisë.

Partia jonë është veçanërisht e shqetësuar për zhvillimet në çështjen e Qipros. Është një përpjekje, në kërkim për një zgjidhje kompromisi midis federatës me dy-zona – dy komuna dhe një ndarjes vertikale që paraqitet nga palët turke dhe turke-qipriote. Rreziku i përjetësimit të pushtimit turk, me formën e zgjidhjes të një konfederate të përçarë, është i madh.

Në këto zhvillime, KKE i bën thirrje popullit tonë që tregojë fuqinë e tij, të intensifikojë luftën për shkëputjen e vendit nga planet imperialiste, të luftojë me shumë forma për shkuljen e bazave amerikane nga vendi, për mos-pjesëmarrje të forcave ushtarake greke në misionet imperialiste jashtë vendit».

Solidaritet me popullin Palestinez – Të përfundojë masakra dhe okupimi Izraelit

Një delegacion i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), me në krye Jorgo Marinos, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror dhe deputet i KKE, vizitoi ambasadën Palestineze në Athinë më 12/5 dhe u takua me Ambasadorin Marwan Toubassi.

 

Jorgo Marinos dënoi masakrën ndaj popullit Palestinez nga shteti okupator i Izraelit dhe shprehu solidaritetin e KKE ndaj popullit Palestinez.