Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Qeveria antipopullore e SYRIZA-ANEL “mbolli erë dhe do të korrë stuhira”

Me votim të hapur, emëror, që e kërkoi PK e Greqisë (KKE) në Parlamentin e Greqisë, përfundoi votimi i projektligjit gjatë seancës plenare në Kuvend, natën e 15 Janarit , i cili parashikon masa të reja antipopullore. Mes tyre dallojnë sulmi ndaj të drejtës për grevë, zgjerimi i ankandeve elektronike për ata që kanë borxhe ndaj tatimeve ose Sigurimeve Shoqërore, prerja totale e ndihmave sociale për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara etj.

Ana tjetër e projektligjit është ajo e privilegjeve dhe e përjashtimeve nga pagesa të ndryshme të taksave për grupet e biznesit.

Sekretari i Përgjithshëm i PK të Greqisë (KKE) dhe deputetë të tjerë të Partisë nxorën në pah qëllimet e vërteta kundër punëtorëve, të cilat ua shërben ligji i ri dhe në përgjithësi politika që ndjek qeveria dhe treguan në thelb pajtimin e ND-së me këtë varg masash antipopullore.

Deputetët e PK të Greqisë (KKE) theksuan se duke ndjekur këtë politikë qeveria e SYRIZA-ANEL "po mbjellë erë dhe do të korrë stuhira."

Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE) iu drejtua kryeministrit A. Cipras në Kuvend me këto fjalë : "Gënjeheni nëse kujtoni se klasa punëtore, populli, do ta pranojnë këtë situatë si të kryer. Ju deklarojmë se nuk do të dorëzohemi pa luftë, për të drejtat e klasës punëtore që u fituan me gjak. Do ju dalim gjithnjë përpara, sado baltë që të na hidhni, sado shpifje që të përhapin, sado autoritarizëm dhe njerëz të paguar që të përdorni. Dhe do t'ju kujtojmë, se qesh më mirë ai që qesh i fundit."

Dinamike dhe masive ishte pjesëmarrja e dhjetëra mijëra punëtorët nga e gjithë Greqia ditët e fundit, në grevën e 12 Janarit, si dhe në protestat që u organizuan prej sindikatave klasore dhe u zhvilluan gjatë gjithë javës së kaluar dhe mbasditen e 15 Janarit, për të dënuar politikën antipopullore të qeverisë.

Fronti Militant Mbarëpunëtor(PAME) u bën thirrje punëtorëve që të vazhdojnë të ecin në rrugën e betejave klasore, luftës kolektive, të japin të gjithë forcat e tyre për të përmirësuar funksionimin e Sindikatave, për të ndryshuar vendosmërisht raportin e forcave brenda lëvizjes punëtore, sindikaliste, për t'u dhënë fund të gjitha masave dhe ligjeve antipopullore.

 Strike 12_01_2018-Athens

 Demonstrations 15_01_2018 Athens

 

16.01.2018