Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Revolucioni i vitit 1821 mëson se «e vjetra» dhe e «vjetruara » do të mposhten falë luftës së popujve

Në një deklaratë të tij, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas për 200 vjetorin e revolucionit të 1821-shit, thekson:

«Revolucioni i vitit 1821 na mëson se nevoja gjithmonë bëhet "Histori", se "e vjetra" dhe "e vjetruara", sado të palëkundura të duken, do të mposhten, falë luftës së popujve, kur ata të vendosin të dalin në ballë të historisë.

Nëse Revolucioni çlirimtar borgjez i vitit 1821 lindi shtetin borgjez grek, Revolucioni Socialist në shekullin 21 do të lindë shtetin e ri të punëtorëve, i cili do të zhdukë - përfundimisht dhe në mënyrë të parevokueshme kësaj here - së ruajturi shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, do të përmbushë nevojat bashkëkohore popullore, aspiratat e punëtorëve, aspiratat e rinisë sonë».

Theksohet se Komiteti Qendror i KKE lëshoi një Deklaratë të detajuar për përvjetorin në fjalë, të cilën mund ta lexoni këtu në Greqisht -  https://www.kke.gr/article/Gia-ta-200-xronia-apo-tin-Epanastasi-toy-1821/

 

26/3/2021