Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Rrugët u mbytën nga grevistët

Propozim për përshkallëzim me grevë të re në datën 16/6

Greqia u "paralizua" nga cepi në cep më datën 10/6 ndërsa mijëra punëtorë morën pjesë në grevën më të madhe që është bërë gjatë viteve të fundit dhe në tubimet e Sindikatave, Federatave dhe Qendrave Punëtore, duke dërguar mesazhin se me luftën e tyre punëtorët mund të hedhin poshtë projektligjin antipunëtor të qeverisë, duke flakur këtë mbeturinë legjislative në koshin e plehrave. Lumi grevist gjithashtu dërgoi dhe një mesazh paralel për vazhdimin dhe përshkallëzimin e menjëhershëm e luftës, duke thirrur «larg duar nga 8-orarshi i punës».

 

Sindikatat orientohen në përshkallëzimin e luftës grevore me një grevë të re 24-orëshe në datën 16/6, datë në të cilën mazhoranca qeveritare në parlament do të kërkojë miratimin e projektligjit antipunëtor.

«Populli shkroi sot një tjetër faqe të mrekullueshme në historinë e tij. Në datën 16/6, le të bëhemi më shumë,» tha Jorgo Perros, anëtar i Asamblesë Ekzekutive të Frontit Militant Mbar-punëtore (PAME), gjatë përfundimit të grevës së madhe, ku mijëra grevistë protestuan kundër përbindëshit antipunëtorë, në sheshin Sindagma, jashtë Parlamentit Grek, duke këmbëngulur që qeveria ta marri mbrapsht projekt-ligjin antipunëtor.

 


«Vazhdojmë betejën, hedhim në luftë edhe punëtorë të tjerë. Shikojmë brezin e ri dhe të vjetër në sy dhe ecim përpara. Në datën 16/6, le të bëhemi edhe më shumë», nënvizoi J. Perros, mes mijërave protestuesve që bërtisnin parulla në mbrojtje të 8-orarshit dhe të së drejtave punëtore, duke deklaruar vendosmërinë e tyre për të përshkallëzuar luftën.

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, u gjend në grevën e përgjithshme të Sindikatave dhe Federatave punëtore në Athinë dhe bëri deklaratën e mëposhtme për përfaqësuesit e medias: «Çfarëdo që të bëjë qeveria, ky projektligj është i dënuar në ndërgjegjen e punëtorëve. Fjalën e fundit tani e kanë punëtorët dhe punëtoret, të rinjtë dhe të rejat, të cilët nëse e kuptojnë dhe e ndërgjegjësohen për fuqinë që kanë, munden ta ç fuqizojnë atë, mund ta dërgojnë atje ku i takon, në mbeturina. Që të mos jetojnë një jetë skllavërie në shekullin 21».


 

11.06.2021