Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHPALLJE E ZYRËS SË SHTYPIT PËR KONFERENCËN E BERLINIT

Konferenca e Berlinit as nuk solli dhe as mund të sillte një zgjidhje që do të siguronte paqen, stabilitetin në Libi dhe interesat e popullit libian. Në fund të fundit, vetë udhëheqësit e kësaj Konference janë ata që mbajnë përgjegjësi për luftën e NATO-s në vitin 2011 dhe të shpërbërjes së Libisë, për konfliktet e vazhdueshme ushtarake që kanë zhytur popullin e këtij vendi në mjerim.

"Urimet" që pasqyrohen në projektvendimin për "armëpushim", "respektimin e embargos së armëve" ose "tërheqjen e forcave ushtarake të huaja" nuk mund të frenojnë ose të asgjësojnë shkaqet e vërteta të konfliktit, konkurrencat imperialiste për burimet energjetike, në të cilat përfshihen si gjenerali Haftar, ashtu dhe kryeministrin i instaluar Sarraxh.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka vërejtur se vatrat e luftës, të krijuara nga ndërhyrjet e SHBA, NATO dhe BE, si në Afganistan, Irak, Siri dhe Libi, janë plagë të hapura që "bien erë të kalbur" nga dueli mes bllokut Euro-Atlantik, me Rusinë dhe Kinën.

"Paqja Imperialiste", me pistoletë në kokën e popujve, nuk mund të sigurojë paqe të vërtetë, për të mirën e popullit të Libisë dhe popujve të tjerë të rajonit, sepse përmban spermën e përkeqësimit dhe përshkallëzimit të luftës.

Brenda këtyre kushteve që ndërlikohen me agresionin turk dhe me marrëveshjen e papranueshme Turqi - Libi, për të përcaktuar zonat detare, qeveria e ND, duke vazhduar politikën e SYRIZA-s, e përfshin më thellësisht Greqinë në "rrethin vicioz" të planeve imperialiste.

 

20/01/2020                            ZYRA E SHTYPIT E KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)