Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Shpallje e Byrosë Politike të KQ të KKE

Shkëputje tani nga planet e rrezikshme të imperialistëve

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënoi sulmet vdekjeprurëse kriminale në Paris dhe shprehu ngushëllimet e saj të thella për familjet e viktimave dhe solidaritetin e saj me popullin francez.

Sot, disa ditë më vonë, ne shohim se këto sulme në emër të luftës kundër terrorizmit, kërkohen të bëhen preteks për përfshirje të mëtejshme imperialiste në Siri dhe, njëkohësisht, për përforcimin e shtetit policor, represionit, racizmit dhe ksenofobisë në Europë.

Për këto zhvillime, të cilat kërkojnë vigjilencë nga punëtorët dhe zhvillim të luftës popullore, bëhet e nevojshme që të shtrojmë si më posht:

 

1. Lufta, e cila këtu e 5 vjet është ndezur në Siri dhe i ka marrë jetë qindra mijëra njerëzve, dhe ka ç’rrënjosur nga shtëpitë e tyre miliona të tjerë, është pjesë e agresionit imperialist dhe e rivaliteteve ndër-imperialiste.  Ajo tregon se kapitalizmi, i cili rrit pasurinë e një "grushti" shfrytëzuesve, "krijon" në të njëjtën kohë kriza, probleme sociale, luftë, refugjatët, me pasoja të dhimbshme për miliona njerëz popullorë.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), që nga momenti i parë, edhe kur partitë e tjera borgjeze dhe oportuniste “festonin” për të ashtuquajturën Pranverë Arabe, zbulonte barbarinë kapitaliste, mbi territorin e së cilës zhvillohej lufta në Siri, si dhe ndërhyrjen e organizuar të fuqive imperialiste të SHBA, BE dhe të aleatëve të tyre në rajon, Izraeli, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet, në punët e brendshme të Sirisë.

2. Synimet e këtij operacioni gjënden në projektin e "E Lindjes së Mesme të Madhe", e cila, ashtu siç kishim vënë që shpejt në dukje, i përket sigurimit të hyrjes së monopoleve amerikane dhe europiane në burimet e Energjisë dhe në depozitat e reja në Mesdheun Lindor, kontrollin e një zonë të madhe e cila është një "shteg kalimi" për tregtinë dhe transportin.

Në të njëjtën kohë, ka për qëllim "ri-ndërtimin" e regjimeve borgjeze, për të siguruar sa më shumë të jetë e mundur një bazë të qëndrueshme për zgjerimin e grupeve monopoliste në tregjet e rajonit.

Këto plane janë në kundërshtim të plotë, me interesat monopoliste që kanë në këto zona fuqitë e tjera, të tilla si Rusia, Kina, dhe aleatët e tyre në rajon.

3. Për synimet e kësaj procedure është përdorur nga imperialiste euroatlantikë e ashtuquajtura  Islami politik,  siç ishin përdorur edhe në të kaluarën Talebanët në Afganistan në vitet 1980. Gjatë rrjedhës së ndërhyrjes imperialiste në Siri u mbështetën, u organizuan dhe u pajisën nga imperialistët  grupe të ndryshme si këta.

Ndërhyrja imperialiste në Siri, së bashku me ato që u bënë në vitet e fundit, të tilla si pushtimi i Afganistanit dhe Irakut, shpërbërja e Libisë, çuan në krijimin e vrasësve monstruoze të ashtuquajturit Shtet Islamik.

4. Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në rajon, nga fundi i Shtatorit 2015, ishte një shenjë e intensifikimit të mëtejshëm të kontradiktave të ashpëra për kontrollin e lëndëve të para, të rrugëve të transportit të mallrave, pjesëve të tregut, arritjen e mbështetjeve gjeopolitike dhe ushtarake në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme.

Goditja e përgjakshme në Paris, që shfrytëzohet për përshkallëzimin ndërhyrjes ushtarake të Francës dhe vendeve të tjera kapitaliste, mund të ketë pasoja tragjike, si p.sh të çojë në një shpërbërje të Sirisë, ose në një konfrontim shumë të përgjithësuar imperialist,  apo në një kompromis me një "paqe" të rremë, me "pistoletë në kokë".

Punonjësit nuk duhet të joshen nga preteksi i  "të drejtës ndërkombëtare", "krizës njerëzore", "fluksit refugjat – migracion", etj, që përdor çdo fuqi imperialiste për të promovuar planet e saj. Ata nuk duhet të lejojnë që fëmijët e tyre të jenë "mish për topat" e rivaliteteve ndër-imperialiste dhe të derdhin gjakun e tyre për interesat e huaja, d.m.th për interesat e njërës apo tjetrës aleancë monopoliste.

5. Punonjësit në Greqi dhe në të gjitha vendet e Europës duhet të shohin se çfarë fshihet prapa "dorës së armatosur" të kriminelëve, ata që planifikojnë, që krijojnë, pajisin, financojnë, stërvisin dhe në fund të fundit shfrytëzojnë këto forca për promovimin e planeve të tyre.

Nuk duhet të kalojë klima e frikës, e tolerancës ndaj ndërhyrjeve imperialiste, ndaj luftës imperialiste, ndaj represionit kundër popujve, ndaj valës së re të ksenofobisë dhe racizmit që mbjellin dhe kultivojnë shtabet e ndryshme borgjeze.

Punonjësit duhet të refuzojnë pozicionet e paraqitura nga partitë borgjeze dhe Mediat, si edhe të fashistëve të Agimit të Artë, që thonë se gjoja "Europa po sulmohet"  se kryhet  "luftë kulture apo fetare", dhe se duhet të gjithë  "me një unitet kombëtar (apo europian ) ti përgjigjemi këtij sulmi".

Këto retorika mashtruese "pro-perëndimore", "pro-europiane" dhe "patriotike" kanë një mision të vetëm: të potisin punonjësit me "helmin" e racizmit dhe të ksenofobisë, dhe pastaj ti terheqi ata në masakër për interesat e grupeve monopoliste të SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe aleatëve të tyre, të cilët përplasen në rajonin e Mesdheut Lindor me monopolet ruse dhe kineze dhe aleatët e tyre.

6. Qeveria e SYRIZA - ANEL mban përgjegjësi të madhe, sepse edhe në çështjet e politikës së jashtme, si dhe në ato të politikës së brendshme, ka marë "skitalin" nga qeveritë e ND dhe PASOK, duke aplikuar politikë të rrezikshme antipopullore.

Pas së ashtuquajturës politikë të jashtme shumë-dimensionale dhe të synimit për përmirësim gjeostrategjik, qeveria i shërben interesave të grupeve monopoliste greke. Shpall besimin e saj ndaj bashkësive euro-atlantike, të cilët kanë çuar në kaq shumë vuajtje popullin dhe vendin tonë, në humbje të drejtave sovrane. Kështu që tani lëshon terren, portet, aeroportet dhe infrastruktura të tjera të vëndit për bashkësitë imperialiste të NATO-s dhe BE-së për vazhdimin e ndërhyrjeve dhe luftrave imperialiste, forcon akoma edhe bashkëpunimin ushtarak me Izraelin kundër popujve të rajonit.

Qeveria është e zbuluar pas vendimit unanim të ministrave të mbrojtjes të Këshillit të BE-së, i cili, me pretekstin e sulmit në Paris, vuri në funksionim Nenin 42, paragrafi i 7-të i Traktatit të BE-së (Traktati i Mastrihtit), i cili njeh rolin themelor të NATO-s,  d.m.th rolin hegjemonik të SHBA-së, dhe ofron ndihmë ushtarake për misjone përshkallëzuese të ndërhyrjes imperialiste në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.

Populli jonë duhet të jetë vigjilent edhe ndaj zhvillimeve në marrëdhëniet greko-turke,  "këmbimet" që kërkon Turqia nga BE-ja për të rregulluar problemin e refugjatëve – emigracionit, që janë të lidhura me ecurinë e negociatave mbi çështjen e Qipros, por edhe me synimin e përhershëm të saj për forma "bashk-qeverisjeje" në detin Egje, për zgjerimin e "zonave gri", etj

Në të njëjtën kohë, populli jonë të jetë në gatishmëri për ndikimin e politikës së "kufijve të mbyllur", që zbatojnë vendet e rajonit, duke e bërë të ekzistueshëm më shumë se kurrë rrezikun e bllokimit të qindra e mijërave refugjatëve dhe emigrantëve në Greqi.

7. Tani duhet forcuar lufta popullore kundër pjesëmarrjes së vendit tonë në ndërhyrjet dhe luftrat imperialiste.

Forcat e Armatosura të vendit të mos vihen në shërbim të planeve imperialiste.

Të mbyllen tani të gjitha bazat amerikano-NATO-ike.

Të mos jepet asnjë lehtësi, asnjë infrastrukturë e vendit, si bazë për sulme mbi Sirinë apo vendeve të tjera.

Populli jonë të jet vigjilent, të mos tolerojë asnjë masë autoritare ndaj tij në emër të "luftës kundër terrorizmit".

Të mos shfrytëzohet sulmi për masa kundër refugjatëve dhe si pasojë ata të bllokohen në vendin tonë.

Populli të izolojë organizatën naziste kriminale Agimi i Artë, i cili mbështet ndërhyrjet ushtarake imperialiste dhe mbjell urrejtje kundër popujve.

Të bëhet praktit slogani popullorë "as tokë as ujë për vrasësit e popujve".

Të forcohet lufta popullore kundër monopoleve dhe kapitalizmit, për shkëputje nga bashkësitë imperialiste të BE-së dhe NATO-s, me pushtet  punëtor – popullor.

 

BYROJA POLITIKE E KOMITETIT QËNDROR TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË  (KKE)

 

20 NËNTOR 2015