Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të KKE

Solidaritet! Ky është mesazhi i KKE për popullin e Palestinës!

Në deklaratën e tij më 11/5/2021, mbi përshkallëzimin e agresionit izraelit, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, deklaroi:

 

«Solidaritet!

Ky është mesazhi i KKE për popullin e Palestinës, i cili aktualisht po provohet nga sulmet ajrore të shtetit-vrastar të Izraelit, me tolerancën e SHBA-ve dhe BE-së. Agresioni izraelit u intensifikua pas vendimit të SHBA-ve që njohën Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Bllokadat dhe kolonializmi izraelit, që për vite të tëra kanë përjetuar palestinezët, tani po plotësohen edhe nga bombardime, me dhjetëra viktima, mes tyre dhe fëmijë të vegjël.

I bëjmë thirrje qeverisë Greke që, tani dhe menjëherë, të ndalojë politikën e rrezikshme për "azhurnimin" e bashkëpunimit ushtarak me Izraelin, gjë që e kanë bërë të gjitha qeveritë me radhë. Kjo politikë i jep alibi krimeve që bëhen kundër një populli të tërë i cili pretendon të drejtat e veta themelore përballë politikës së rrezikshme të Izraelit për aneksimin e territoreve palestineze në Bregun Perëndimor dhe vazhdimin e okupimit të territoreve palestineze.

Njohja e shtetit palestinez nga Greqia duhet të avancohet menjëherë, duke shfrytëzuar vendimin unanim të Parlamentin Grek në vitit 2015»

Të mërkurën, dhjetra anëtarë të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) ngritën banderolë jashtë Parlamentit Grek ku shkruhej: "Asnjë bashkëpunim me shtetin-vrastar të Izraelit. Liri për Palestinën"