Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Solidaritet për Kubën!

Provokacionet e imperialistëve nuk do të kalojnë!

Orët e fundit, është duke u zhvilluar një plan tjetër imperialist kundër Kubës dhe popullit të saj. SHBA-të, në bashkëpunim me mafien antikubane që veprojnë në territorin e tyre, si dhe forca brenda Kubës që mbështesin haptazi planet e tyre, po orkestrojnë demonstrata në Kubë me parulla antikomuniste dhe kundërrevolucionare që bëjnë thirrje për përmbysjen e qeverisë. Në vazhdim ata i zmadhojnë dhe i promovojnë këto aktivitete përmes mekanizmit të tyre të madh propagandistik. Ata nuk hezitojnë të bëjnë thirrje dhe për një "ndërhyrje humanitare" imperialiste në Kubë me pretekstin e adresimit të vështirësive të shkaktuara nga vetë bllokada imperialiste e SHBA-ve!

Hipokrizia e madhe dhe provokacioni i imperialistëve nuk mund të fshihen. Mungesat në Kubë vijnë si pasojë të 60 viteve të embargos çnjerëzore ekonomike nga SHBA-të, për shkak të 242 masave shtesë që ndërmori qeveria e Trump-it kundër Kubës, masa të cila po zbatohen ende dhe sot nga qeveria Biden. Si kështjellë prej letre është rrëzuar edhe alibia që paraqitnin disa forca të ndryshme borgjeze dhe oportuniste ndërkombëtare, por dhe në Greqi, të tilla si SYRIZA, MERA 25, etj., se zgjedhja e Biden gjoja do të shënonte një kthesë progresiste në politikën e jashtme të SHBA-ve.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon pa mëdyshje aktet provokatore të imperialistëve që synojnë të përmbysin arritjet e popullit Kuban dhe pushtetin e tyre. Dënon çdo skenar të çfarëdo lloj ndërhyrjeje imperialiste në Kubë me pretekstin e të drejtave të njeriut. Nën këtë pretekst janë kryer krimet më të mëdha imperialiste nga SHBA, NATO, BE, si në Jugosllavi, Libia, etj.

Është një hipokrizi e madhe të flasin për të drejtat demokratike ata që çdo ditë i bëjnë rreckë këto të drejta në vendet e tyre!

KKE shpreh edhe një herë solidaritetin e vet me popullin Kuban, me qeverinë dhe Partinë Komuniste të Kubës. Arritjet e revolucionit Kuban, lufta e popullit Kuban, aktiviteti internacionalist i Kubës, frymëzojnë ende shumë mijëra bashkëkombas tanë që qëndrojnë në solidaritet dhe vendosmëri në krah të Kubës. Kuba, pavarësisht bllokadës kriminale të SHBA-ve, arriti në kushtet e pandemisë të krijojë 5 vaksina, të organizojë ndihmë mjekësore ndërkombëtare për popujt e tjerë!

Sot Kuba nuk është vetëm!

Provokacionet e imperialistëve nuk do të kalojnë!

Kuba do të fitojë!

 

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)