Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Të forcohet lufta për heqjen e të gjitha ligjeve që janë kundër sigurimeve shoqërore. Për Sigurime Shoqërore publike, të gjithanshme dhe të detyrueshme

Ditën e enjte, 27/02/2020 u aprovua me votim të hapur, me 158 vota pro të deputetëve qeveritar, dhe 128 kundër, projektligji kundër sigurimeve shoqërore nga qeveria e ND, ashtu siç insistonte kapitali dhe në bazë të udhëzimeve të BE-së, ky ligji fuqizon ligjin e mëparshëm të SYRIZA-s dhe të gjitha ligjet që janë kundër sigurimeve shoqërore të qeverive të mëparshme antipopullore, si dhe shtron terrenin për privatizimin e mëtejshëm në Sigurimet Shoqërore.

Duke protestuar dje në pasdite, për tërheqjen e ligjit të ministrave Katrugalo - Vruci, mijëra punonjës dhe popull marshuan në qytetet Athinë, Selanik dhe shumë qytete të tjera të gjithë Greqisë, përballë projektligjit të ri që është kundër sigurimeve shoqërore që po votohej në ato momente në seancë plenare të Parlamentit të Greqisë.

Me protestat e organizuara nga Federatat Sindikaliste në Sektorë, nga Qendrat e Punëtore dhe Sindikatat, u dha një vazhdim pas grevës së suksesshme që ishte realizuar më 18 shkurt dhe u dërgua një mesazh i qartë se përballë sulmit kundër sigurimeve shoqërore, punëtorët dhe populli kundërvënë fuqizimin e luftës së tyre për Sigurime Shoqërore publike, të detyrueshme dhe të gjithanshme, për të drejtat moderne në sigurime shoqërore, për rritje të pensioneve, për Shëndetësi dhe kujdesi mjekësore - farmaceutike falas për të gjithë.

 

 

 

Duke folur nga foltorja e Parlamentit të Greqisë, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba theksoi ndër të tjera, se «për Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), problemi i Sigurimeve Shoqërore është çështje klasore, është çështje politike, sepse po dallohen edhe më qartë kufijtë e këtij sistemi që po kalbet, dhe gjendet në kontrast të plotë me plotësimin e nevojave bashkëkohore popullore.

Baza e çështjes e Sigurimeve Shoqërore si dhe e pagave, e kohës së punës, e marrëdhënieve të punës, nuk është teknike, por është social-ekonomike, prandaj dhe nuk munden që të zgjidhen brenda këtij sistemi.

Pra, kjo do të thotë, se nuk varet nga një menaxhim apo recetë socialdemokrate ose neoliberale, apo nga ndonjë kombinim mes tyre, por, insiston një planifikim të centralizuar/qendror, pra një ekonomi që, përballë interesave të grupeve të biznesit, do të vendosë vetëm nevojat e zgjeruara bashkëkohore popullore.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ne po e vendosim zgjidhjen e tyre në një të ardhme të parashikueshme.

Lëvizja punëtore, organizatat e pensionistëve po luftojnë sot, KKE po lufton sot, për të hequr të gjitha këto ligje që janë kundër sigurimeve shoqërore që kemi përmendur gjatë gjithë debatit dhe unë ju a përmenda edhe sot këtu.

 

Demonstration 27Feb2020

jo luftë sot dhe luftërat e përditshme që bëhen janë pjesë e propozimit të përgjithshëm të bërë nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) për një rrugë të ndryshme të evoluimit dhe zhvillimit të shoqërisë Greke, që bazohet në perceptimin se protagonisti dhe prodhuesi i pasurisë është populli punonjës».

Duke iu referuar pikave kryesore të propozimit të Partisë për Sigurimet Shoqërore, theksoi: «KKE po lufton për Sigurime Shoqërore publike, të gjithanshme dhe të detyrueshme, për ndërtimin e një sistemi unik të sigurimeve, i cili përfshin të drejtat e pensionit, shërbimet e parandalimit dhe rehabilitimit për shëndetin, qasjen dhe Shërbime për Mirëqenien Sociale», duke i bërë thirrje popullit Grek që të miratojnë propozimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), dhe t'i bëjë ato subjekt të luftës së vet.

28.02.2020