Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PROTESTA PËR DITËN BOTËRORE TË SHËNDETIT

Të gjitha në luftë për forcimin e sistemit shëndetësor publik dhe rekrutimin e detyrueshëm të sektorit privat

Në datën 7.4.21 në gjithë Greqinë, qindra punonjës në shëndetësi u mblodhën në portat e spitaleve, qendrave shëndetësore, në Ministrinë e Shëndetësisë, duke realizuar tubime dhe mobilizime të ndryshme, me mbështetjen e punëtorëve, sindikatave dhe organizatave masive, duke nderuar me këtë mënyrë Ditën Botërorë të Shëndetit.

Kërkesat e protestave:

• Rekrutim të menjëhershme dhe të pakushtëzuar të spitaleve të mëdha private, të personelit dhe pajisjeve të tyre.

• Hapjen e Njësive të reja të Kujdesit Intensiv dhe punësimin - trajnimin e numrit të nevojshëm të stafit për funksionimin e tyre.

• Punësim masiv të mjekëve me punë të përhershme, infermierëve dhe të gjitha profesioneve dhe degëve të tjera (para-mjekësore, pastrimit, ushqimit, sigurisë, në administratë dhe teknikë).

• Të mos hiqet askush nga puna! Punët të përhershme për të gjithë ata që janë punësuar me kontratat të përkohshme, pa kushte dhe para-kushte.

• Sigurimin e mjeteve të nevojshme dhe masave të mbrojtjes.

• Pajisje të menjëhershme të së gjitha njësive sanitare me materialet e kërkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, ishte i pranishëm në protestën e punonjësve në spitalin "Evangelismos". Nga tubimi i kësaj proteste, Dh. Kucubas bëri deklaratën e mëposhtme për mediat: "Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit, ne jemi këtu në spitalin "Evangelismos" për të shprehur solidaritetin tonë ndaj luftës së mjekëve, infermierëve, specialistëve të tjerë, për kontributin e tyre të madh, në kushtet e pandemisë, por edhe në çdo fazë të jetës së këtij vendi, për mbrojtjen e shëndetit, për mbrojtjen e vetë jetës së popullit grek. Mjekët, infermierët, të cilët me vetëmohim e japin këtë betejë natë e ditë, nuk kanë nevojë për duartrokitje të rreme, për fjalë të mëdha dhe "bravo". Ata kanë nevojë për rekrutim masiv të mjekëve, infermierëve, profesioneve të tjerë për tu punësuar në spitalet publike. Duhet tani dhe menjëherë rekrutimin e detyrueshëm të sektori privat të Shëndetësisë për të gjetur shtretër, për të gjetur Njësi të Kujdesit Intensiv, për të gjetur personel. Duhet hyrja e tyre në profesionet e Rënda dhe Antihigjienike. Duhet të ngrihen infrastruktura të reja, moderne, që të munden të përmbushin detyrën e madhe që kanë për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve. Duhet solidariteti i gjithë lëvizjes punëtore - popullore, aktivit të përbashkët, luftë të përbashkët, aleancë sociale. Mjekët dhe infermierët së bashku, punëtorët e fabrikave, punëtorët e super-marketeve, të vetëpunësuarit dhe profesionistët, shkencëtarë të tjerë, bujqit, të rinj e të reja, gratë e familjeve popullore duhet që të bashkë-formojnë këtë front për shëndetësinë, për të drejtat e popullit, kundër autoritarizmit dhe represionit, për mbrojtjen e sistemit të Shëndetit publik, për të hapur një rrugë tjetër, e cila do të përmbushë nevojat bashkëkohore popullore".

 

World Health Day

08.04.2021