Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Protesta studentore

Të tërhiqet projektligji i ri – Të hapen universitetet dhe shkollat në mënyrë të sigurt

Studentët protestuan në qendër të Athinës të enjten, 21 janar për studime, arsimin dhe të ardhmen e tyre, duke kërkuar rihapjen e shkollave, të cilat janë mbyllur për rreth një vit, dhe duke dënuar planet e qeverisë për formimin e trupave policore brenda universiteteve.

Me tubim në qendër të Athinës dhe duke marshuar në Parlamentin e Greqisë, 25 shoqata studentore protestuan së bashku me nxënës dhe mësues, me sindikatat dhe federatat e punëtorëve që bashkuan zërin e tyre me studentët. «Mbrojmë arsimin dhe të ardhmen tonë», «luftojmë për studimet dhe arsimin që kemi nevojë», theksuan ata duke kërkuar që 30 milionët që qeveria i jep për të formuar trupa policore në universitete, të jepen për të hapur shkollat me të gjitha masat e nevojshme të mbrojtëse për shëndetin.    

Jashtë Parlamentit, studentët ngritën në duart e tyre tekstet universitare e shkollore, duke forcuar parullat e tyre: «Shkollave tona nuk u mungon policia, japin para, mësues dhe libra» duke kërkuan fonde për shkolla të hapura, jo për policë dhe çregjistrime nga universitetet.

Protesta të ngjashme u realizuan dhe në shumë qytete të tjera të Greqisë. Në Selanik protesta e studentëve u dhunua pa shkak nga policia. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënoi sulmin dhe kërkon lirimin e të gjithë studentëve të arrestuar.

Në deklaratë lidhur me këtë çështje, Këshilli Qendror i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) thekson: «Nëse qeveria beson se do të heqë qafe studentët dhe pretendimet e tyre të drejta, e ka gënjyer mendja! Ata nuk e kanë thënë fjalën e tyre të fundit! Do të vazhdojnë me vendosmëri luftën për Universitete të hapura, publike dhe falas, të cilat do të promovojnë studimin dhe hulumtimin në favor të popullit dhe jo të aktivitetit biznesmen për investimet e të një pakice, për Universitete të lirisë dhe kërkimit akademik dhe jo të shtypjes dhe autoritarizmit!»

Students Demostration