Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Tubime të mëdha punëtore

Të enjten, 4 nëntor 2021, mijëra punëtorë morën pjesë në mitingjet masive në Athinë, Selanik, Pire dhe në shumë qytete të tjera të Greqisë, të organizuara nga Sindikatat, Federatat dhe Qendrat Punëtore, të cilat do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

Më shumë se 400 sindikata Parësore dhe të Shkallës së Dytë po intensifikojnë aktivitetet e tyre me synimin përshkallëzimin dhe formimin një fronti të madh greve në të gjithë Greqinë. Në këtë drejtim fokusohen në kërkesat e klasës punëtore për kontrata kolektive të punës me rritje pagash, për masa mbrojtëse në vendet e punës, për 7 orë - 5 ditë - 35 orë pune, për sigurimin e ditës së dielës si ditë pushimi dhe për mbrojtjen e aktivitetit sindikal. Fronte militante që bien ndesh me thelbin e masave antipunëtore të së gjitha qeverive dhe veçanërisht me ligjin e fundit antipunëtor të qeverisë së ND.

Në tubimin e Athinës, jashtë Parlamentit të Greqisë, u gjend përfaqësia e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), e kryesuar nga Dh. Kucubas, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të KKE.

 

 


 

5.11.2021