Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Valët e rritura të refugjatëve nuk trajtohen me shtypje, por me mosbindje ndaj planeve euro-atlantike

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në njoftimet e saj të njëpasnjëshme në ditët e kaluara, ndër të tjera, thekson:

«Valët e rritura të refugjatëve nuk trajtohen me shtypje, por me mosbindje ndaj planeve euro-atlantike

Okupimi ushtarak i Turqisë në Sirinë veriore me mbështetjen e NATO-s, të SHBA-ve dhe BE-së, si dhe përshkallëzimi i konfliktit ushtarak me Sirinë dhe Rusinë, jo vetëm që rrit rrezikun e një konflikti ushtarak më të përgjithësuar në rajon, por, gjithashtu rrit dhe valët e refugjatëve të çrrënjosur nga shtëpitë e tyre.

Valët e rritura të refugjatëve, si rezultat i luftërave, por dhe e lojërave gjeopolitike që luhen në kurriz të tyre, nuk munden të trajtohen me shtypje, por me mosbindje ndaj planeve euro-atlantike të cilat nga njëra anë shpërbëjnë shtete dhe çrrënjosin popuj të tërë, dhe nga ana tjetër bllokojnë refugjatët nëpër ishuj dhe kufij.

Për aq sa qeveria Greke nuk abuzon politikat e BE-së dhe NATO-s që mbështesin Erdogan-in për interesat e tyre, aq më shumë do të përkeqësohet dhe problemi. Thjesht, refugjatët dhe imigrantët do të kërkojnë rrugëkalime të reja dhe më të rrezikshme për t’u larguar, dhe do të bëhen viktima të trafikantëve dhe qeverive që luajnë lojëra të ndryshme gjeopolitike në kurriz të tyre.

Tani qeveria Greke duhet të ushtrojë sa më shumë presion mbi BE-në, për të transferuar refugjatët në vendet e destinacionit të tyre. Për të ekzistuar një shpërndarje e drejtë e refugjatëve në shtetet e BE-së, kundër Marrëveshjes së “Dublinit” dhe Marrëveshjes BE-Turqi e cila ka dështuar tërësisht.»

 

03/03/2020