Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Vitin e ri 2020 e presim me optimizëm në luftë për nevojat moderne, që të hapim rrugën për një të ardhme socialiste

 

1. Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) uron një vit të lumtur dhe militant për punëtorët, të papunët, të vetë-punësuarit, për fermerët e varfër, të rinjtë dhe gratë, punëtorëve grekë jashtë Greqisë, për refugjatët dhe emigrantët që jetojnë të stabilizuar në vendin tonë ose mbeten të bllokuar në Greqi.

Pavarësisht vështirësive dhe raportit negativ që ekziston, vitin 2020 e mirëpresim me optimizëm. Ndaj sfidave të sotme, përgjigje mund të japi aktiviteti i përditshëm, konkluzionet dhe propozimi për pushtet i paraqitur në popull nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE), që kjo të bëhet një çështje e luftës së tij.

2. Viti që largohet, edhe pse u shoqërua nga rotacioni qeveritar dhe me kthim në rritjet e zhvillimit kapitalist, kjo nuk ka çuar, as do të çojë në lehtësime të vërteta për punëtorët dhe shtresat popullore.

"Ndihmat sociale" dhe "lehtësimet e imëta" përbëjnë një "mbështjellje" edhe për qeverinë e ND-së (Demokracisë së Re) për të fshehur grabitjen e vazhdueshme në kurriz të popullit, por edhe faktin që pjesën më të madhe të "zhvillimit" e fitojnë grupet e biznesit dhe të ashtuquajturit "investitorë". Kjo është "karota" për të fituar tolerancën e popullit ndaj barbarizmit të sotëm, për të hedhur poshtë kërkesat që populli ka, për ta bërë atë të pajtohet me "minimumin".

Në fund të fundit, përjetësimi dhe zgjerimi i "xhunglës" së punësimit, i taksave grabitqare, i ankandeve, si dhe degradimi i shërbimeve sociale -madje edhe të atyre që janë kritike për jetën e njeriut- dhe të infrastrukturës janë kushte të domosdoshme për të mbështetur investimet dhe fitimet e kapitalit, të cilat gëzojnë edhe më shumë privilegje. Këtë fakt e vërteton edhe buxheti i shtetit për vitin 2020.

3. Qeveria e ND, së bashku me "karotën" e zhvillimit, përdor me më shumë vendosmëri edhe "kamxhikun" e shtypjes, doktrinën "ligjit dhe rregullit".

Vendos në shënjestër të saj të godasë të drejtën e grevës dhe të protestës. Adopton automatizimin social dhe shpifjet ndaj betejave që bëhen. Synon të imponojë “heshtje varrezash”, sidomos në vendet e punës dhe të minojë luftën e organizuar të lëvizjes punëtore - popullore, sepse kjo përbën një nga kushtet themelore dhe njëkohësisht dëshmi e natyrës së padrejtë dhe antipopullore të zhvillimit kapitalist.

Qeveria e ND po shfrytëzon arsenalin antipunëtor dhe antipopullor të cilin e mirëmbajti dhe e forcoi qeveria SYRIZA. Mbi të gjitha, ajo shfrytëzon konservatorizmin dhe zhgënjimin që mbolli qeveria SYRIZA, e cila degjeneroi vlerat militante dhe shfaqi si "rrugë të vetme" gjunjëzimin ndaj memorandumeve të përhershme të BE-së, ndaj imperializmit  NATO-amerikan, ndaj kërkesave të kapitalit.

SYRIZA po e shfrytëzon politikën aktuale të qeverisë, për të rivendosur përsëri dilemat e rreme, duke rikthyer në memorie të paharrueshmen, "qeverisje nga forca demokratike dhe progresiste". Sigurisht, përvoja e bashkëpunimit të "forcave anti-memorandum", të cilat u kthyen, më shumë se të gjitha të tjerat në forca të "memorandumeve", është ende shumë e freskët dhe shumë e hidhur. Sot, po flasin veprat e SYRIZA-s, qoftes si qeveri për 4,5 vjet, ashtu dhe si opozitë, me shndërrimin e SYRIZA në një parti tipike socialdemokrate, duke mbledhur mbetjet të PASOK-ut mëkatar.

4. Sidoqoftë, asnjë version i menaxhimit borgjez antipopullor, në Greqi, në Europë dhe në mbarë botën, nuk i jep përgjigje dhe zgjidhje kontrastit themelor: Sot, edhe pse ekzistojnë të gjitha mundësitë për të përmirësuar standardin e jetesës për miliona punëtorë në vendin tonë dhe në të gjithë botën, rezultatet janë krejt të kundërta.

Hendeku midis mundësisë ekzistuese, sesi mund të jetojë një punëtor sot dhe si po jeton ai aktualisht, po rritet gjithnjë e më shumë, edhe pse ekonomia kapitaliste gjendet në fazën e rritjes. Rretë e zeza për një krize të re janë duke u dendur mbi ekonominë kapitaliste ndërkombëtare. Aleancat, të tilla si BE dhe NATO, të cilat deri më parë ishin konsideruar si të palëkundshme, janë duke ndjerë tronditje. Luftërat tregtare dhe konfliktet e përmasave gjigande gjeopolitike shpërthejnë në çdo cep të globit. Katastrofa të gjera mjedisore rrezikojnë popujt.

5. Ana tjetër e këtyre padrejtësive të zhvillimit kapitalist është përfshirja e vendit në planet SHBA – NATO – BE. Në vend që populli jonë të jetojë me siguri të vërtetë dhe paqe të qëndrueshme, në bashkëpunim me të gjithë popujt, jeton nën një kërcënim të vazhdueshëm, siç pasqyrohet dhe me zhvillimet e rrezikshme në Mesdheun Lindor, me përshkallëzimin e agresionit turk.

Me përgjegjësinë e të gjitha qeverive, Greqia është shndërruar në një bazë ushtarake nga ku fillojnë sulmet e SHBA - NATO, madje është duke u përgatitur për ruajtjen e armëve bërthamore amerikane, duke e bërë popullin grek "një objektiv sulmi". Populli grek i paguan NATO-s 4 miliardë euro në vit. Me marrëveshjen e re greko-amerikane të "mbrojtjes" zgjerohen bazat ushtarake NATO-amerikane në Greqi dhe forcohet përfshirja e vendit tonë në planet e rrezikshme.

Doktrina e kësaj politike, e cila përmblidhet në atë që thonë se "për sa kohë që Greqia është fëmija e mirë e SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së, aq më mirë i siguron kufijtë dhe të drejtat sovrane të saj", po dështon me zhurmë të madhe.

6. Pasuria ekzistuese energjetike në rajonin tonë të gjerë, në vend që të përbënte një fat dhe bekim po kthehet në një mallkim për popujt. Këtu kryqëzohen interesat e forta imperialiste, monopoliste, se kush do t'i shfrytëzojë këto burime. Në këtë luftë përfshihet klasa borgjeze e vendit tonë, klasa borgjeze e Turqisë dhe sigurisht SHBA-të dhe shtetet e tjera të forta kapitaliste. Kriteri absolut për këto interesa janë natyrisht fitimet e tyre dhe jo nevojat e popujve. Këto antagonizma çojnë me saktësi matematikore në luftëra të reja imperialiste. Këto gjenden prapa shkatërrimit dhe rrafshojnë popujt e Lindjes së Mesme dhe krijojnë refugjatët.

Kjo është arsyeja se pse dilema "ose tërheqje nga të drejtat sovrane dhe bashkë-shfrytëzimi me Turqinë ose një konflikt ushtarak" është plotësisht e rremë dhe e rrezikshme. Nga njëra anë, sepse një përplasje ushtarake mund të ndikojë si një katalizator për të avancuar planet e bashkë-shfrytëzimit, të cilat janë gjithashtu dhe një dëshirë e deklaruar nga SHBA-të. Nga ana tjetër, planet e bashkë-shfrytëzimit mbartin farën e një konflikti të ardhshëm, pasi nuk është një bashkëpunim mes popujve, por mes gjigandëve të biznesit dhe të shteteve të fuqishme, brenda kuadratit të rritjes së konkurrencës në shkallë botërore.

Pozicioni i kryeministrit për ta çuar temën në Gjykatën e Hagës hidhet në kontekstin e kultivimit të ndjenjës së sigurisë dhe nuk garanton mbrojtjen e të drejtave sovrane. Mbetet pyetja kryesore se çfarë do të përmbajë një '' bashkë-premtim" midis dy shteteve, duke patur parasysh pozicionet e Turqisë për të ashtuquajturat " Zonat Gri", pra mos-pranimin nga ana e saj të kufijve Grek në detin Egje dhe pretendimet e pabaza që ka në Mesdheun Lindor.

Në vendimet e Gjykatës së Hagës ndikojnë ndërhyrjet politike dhe aspiratat gjeostrategjike, siç tregon dhe njohja e luftës imperialiste në Jugosllavi dhe e pavarësisë së protektoratit të Kosovës.

7. Ngjarjet historike që ndodhin para nesh tregojnë kalbësinë dhe kufizat që ka sistemit kapitalist. Por, ato gjithashtu ndriçojnë nevojën për një shoqëri të re, pa varfëri, luftëra dhe kriza. Është Socializmi shoqëria për të cilën lufton Partia Komuniste e Greqisë (KKE), edhe pse përpjekja e parë për ndërtimin e socializmit në disa vende në shekullin XX nuk u arrit të përfundojë, e mposhtur nga gabimet, dështimet dhe të mungesat brenda një korrelacioni/raporti negativ të forcave. Në ditët e sotme, në shekullin XXI, përvoja e studiuar, së bashku me evolucionin objektiv të shoqërive mund të na çojnë në një shoqëri të re, nëse popujt e synojnë, nëse vendosim të tregojmë fuqinë tonë të vërtetë.

Vetëm kështu është e mundur që të përdoren në maksimum forcat e kualifikuar punëtore dhe personeli shkencor i vendit, me kriter sigurimin e prosperitetit popullor. Vetëm kështu mundet të përdoren potencialet e zhvillimit të vendit për të përmbushur nevojat e tërthorta të popullit dhe të shoqërisë. Vetëm në këtë mënyrë populli mund të shijojë pasurinë që ai vetë prodhon, duke patur pushtetin në duart e veta, duke siguruar demokracinë e vërtetë dhe duke i kthyer ata që aktualisht janë të izoluar në protagonistë të vërtetë të jetës shoqërore: shumicën dërrmuese të popullit dhe të rinisë.

8. Brenda luftës për rifitimin e humbjeve dhe përmbushjen e nevojave bashkëkohore popullore, brenda luftës kundër luftërave imperialiste dhe pjesëmarrjes së vendit tonë në organizata dhe plane imperialiste, mund të gjejmë hapa të përbashkëta me mijëra punëtorë, mund të krijojmë plasaritje ndaj sistemit të sotëm të kalbur e shfrytëzues, ndaj kompromisit dhe fatalizmit, mundet të formojmë një Aleancë të madhe Sociale, jo vetëm për të kërkuar lehtësim nga problemet e rënduara sot, por dhe për të krijuar kushtet për përmbysje rrënjësore. Për Socializmin që është i domosdoshëm dhe më koherent se kurrë!

Mesazh i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Athinë

31/12/2019