Dhjetëra mijëra popull me tubime të mëdha greve në të gjithë Greqinë përkujtuan në mënyrë militante kryengritjen e përgjakshme në Çikago, luftërat heroike të lëvizjes punëtore, me parullën «Betejat e punëtorëve e të gjithë botës, do të fitojnë».
«Klasa punëtore mund të likuidojë skllavërinë kapitaliste dhe të ndërtojë një shoqëri të re pa shfrytëzuesit dhe parazitizmin e tyre», theksoi në fjalimin e tij, Jorgos Perros, anëtar i Sekretariatit të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME).
J. Perros vuri në dukje se «asnjë qeveritar premtues si Mesia nuk mund t’i japë zgjidhje problemeve të përditshme dhe akute me të cilat përballet çdo familje punëtore-popullore. Përkundrazi, programi i përbashkët dhe perëndia e përbashkët që adhurojnë të gjitha partitë që mbështesin sistemin shfrytëzues, lypin nga 22 Maji një lëvizje të fortë punëtore-popullore, sindikata të forta për t’i zmbrapsur ata në praktikë».
Një delegacion sindikalistësh nga Franca që ndodhet në Greqi, mori pjesë në protestat e grevës në Athinë, duke transmetuar përvojën e protestave shumë-mujore që organizojnë kundër qeverisë dhe punëdhënësve në Francë. Në emër të delegacionit të sindikalistëve francezë përshëndeti Olivie Mato, Sekretari i Përgjithshëm i Qendrës Punëtore në Marsejë (Francë). «Asnjë punëtor në botë nuk ka interes të përbashkët me shfrytëzuesit e tij», theksoi ai dhe bëri thirrje për forcimin e luftës klasore, të luftës në çdo front, me çdo mënyrë.
Niko Takas, nënkryetar i Sindikatës së hotelierisë – turizmit në hotelet e Atikes, punonjës në platformën elektronike "Wolt", përmendi pretendimet e punëtorëve të “Wolt” të cilët janë në rrugë nga 12 e 14 orë në ditë dhe kompania i quan ata si “bashkëpunëtorë” të saj dhe jo si punonjës, me rezultat, punëtorëve t’u hiqen të drejtat elementare.
Në emër të studentëve përshëndeti Dhimitër Gjoni, president i Shoqatës së Studentëve Stomatologë të Athinës. «Nderojmë punëtorët që me punën dhe me mendjen e tyre janë krijues të gjithë pasurisë», theksoi ai. «Politika që vendos fitimet mbi jetët tona nuk do të ndalet nëse nuk e ndalojmë ne», nënvizoi ai.
Protesta nisi me poezinë «Hesht» të shkrimtarit turk Aziz Nesin, e cila u recitua nga aktori Vasilis Kolovos.
Me grushtet lartë dhe Himnin e Internacionales u mbyll protesta e madhe e grevës.




