Skip to content

Zgjedhjet studentore 2023:Forca e parë sërish komunistët!

Date:
maj 11, 2023
foithtikes_ekloges_panepisthmio_dytikhs_attikhs_9

Flet-vota e mbështetur nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) me emrin «Panspudastiki KS» dhe me simbol karafilin e kuq, doli sërish këtë vit si forca e parë në zgjedhjet studentore të mbajtura më 10.05.2023 në shoqatat studentore në të gjithë Greqinë. «Panspudastiki KS» ka mbledhur 18.589 vota ose 35.15%, duke shënuar një rritje të mëtejshme votash dhe përqindjeje.

Kujtojmë se fraksioni i mbështetur nga komunistët doli vitin e kaluar si forca e parë në shoqatat studentore të Greqisë, diçka që nuk ka ndodhur në Greqi që nga viti 1986.

Fraksioni i partisë së djathtë në pushtet, ND-së, me emrin «DAP», e cila për shumë vite spikat në shoqatat studentore, u kufizua në vendin e dytë me një përqindje prej 27.69%.

Forcat e partisë socialdemokrate SYRIZA, me emrin «DIKTYO», sërish ishin pothuajse inekzistente, duke mbledhur vetëm 2.41%.

Fraksioni studentor me emrin «PASP», i partisë së vjetër socialdemokrate PASOK, ka mbledhur 10.26%, ndërsa dy fraksione të tjera të forcave të ndryshme oportuniste kanë marrë përqindje përkatësisht 9.4% dhe 6.9%.

Përqindjet e mbetura ndahen nga kandidatët e pavarur.

 

polytexneio_4
foithtikes_ekloges_panepisthmio_dytikhs_attikhs_11

Deklaratë e Sekretarit të Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE)

Sekretari i KQ të KNE, Theodhori Kocadis theksoi ndër të tjera në deklaratën e tij për mediat:

“Në zgjedhjet studentore mijëra të rinj e të reja dërguan mesazh shprese dhe optimizmi me fitoren gjithëpërfshirëse të «Panspudastiki KS»! [...]

Fitorja e madhe e «Panspudastiki KS» është një paralajmërim i qartë për qeverinë aktuale dhe çdo qeverie të mëvonshme se do t'i gjejë studentët të vendosur për të përballuar sulmin ndaj të drejtave të tyre!

Është një votë besimi për aktivitetin dhe funksionimin militant të Shoqatave Studentore! Anëtarët dhe miqtë e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), mijërat e kandidatëve me «Panspudastiki KS», marrim një përgjegjësi të madhe për t'iu përgjigjur besimit të mijëra studentëve dhe studenteve, për të dhënë të gjitha forcat tona që lëvizja studentore të kalojë në kundërsulm dhe të fitojë të drejta të reja!

Vazhdojmë së bashku! Ne e hodhëm hapin! Në zgjedhjet parlamentare të 21 Majit, le të bëjmë kapërcimin!

 

 

11.05.2023

nomikh_panigirismoi_7
thessalonikh_fititikes_ekloges
panteios_foititikes-07