Në orët e vona të mbrëmjes së 28 Shkurtit,2023, dy trena, një me pasagjer dhe tjetra me mallra që lëviznin në linjën Athinë-Selanik u përplasën me njëra-tjetrën në afërsi të qytetit Larisa, duke shkaktuar vdekjen tragjike të dhjetëra personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve.
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucumbas deklaroi që në momentet e para:
«Kjo është një ditë e trishtimit të papërshkrueshëm për përplasjen e paprecedentë vdekjeprurëse të trenave në zonën Tebi, e një indinjate të thellë se si është e mundur që të humbasim jetë njerëzore në këtë mënyrë kaq tragjike.
Kërkojmë me këmbëngulje që të ketë një hetim të plotë të shkaqeve të kësaj tragjedie, që asgjë të mos fshihet apo të mbulohet.
Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave. Përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve duhet të intensifikohen dhe të ketë mbështetje gjithëpërfshirëse për të plagosurit».
Ky është një krim që erdhi pas një serie vitesh, fillimisht të "lirimit" dhe më pas të privatizimit të hekurudhave në Greqi me përgjegjësinë e të gjitha qeverive, ND, PASOK dhe SYRIZA që në fakt, ishte ky i fundit që realizoi marrëveshjen dhe votoi privatizimin e TRAINOSE-së duke ja shitur monopolit italian “Ferrovie” në vitin 2017.
Sindikalistët komunistë në hekurudhë, me njoftime të njëpasnjëshme kohë më parë, kishin dhanë alarmin për situatën e krijuar në hekurudhë, me Njoftimin e tyre të fundit të 7 shkurtit 2023, ku konkretisht theksonin:
«Tashmë është për tu indinjuar fakti që këto janë një fenomen thuajse i përditshëm dhe që nuk merret asnjë masë thelbësore, nuk bëhet asnjë përmirësim i infrastrukturës dhe funksionimit, nuk kontrollohen agjencitë e përfshira dhe nuk kërkohen përgjegjësitë.
Ashtu si qeveritë e mëparshme, edhe kjo aktuale, ka prioritete të tjera veç lëvizjes së sigurt të qytetarëve. Ata e shohin sigurinë si një kosto.»
01.03.2023
