Të gjithë brezat e luftëtarëve u takuan pasditen e së mërkurës 18/2 në qytetin Kesariani, në aktivitetin që organizoi Organizata Rajonale e Atikës e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) me rastin e gjetjeve të fotografive që deri më sot ishin të panjohura, të cilat përshkruajnë momentet e fundit të 200 komunistëve të ekzekutuar nga pushtuesit nazistë më 1 Maj 1944 dhe duke shpallur se këto dokumente i përkasin popullit (https://inter.kke.gr/sq/m-article/KKE-Fotografite-e-momenteve-te-fundit-te-200-komunisteve-te-Kesarianis-tregojne-madheshtine-morale-te-komunisteve-Te-zotohen-dhe-te-jepen-aty-ku-perkasin/ ).
Qindra anëtarë të KNE, së bashku me pasardhës dhe të afërm të 200 komunistëve të ekzekutuar, marshuan drejt vendit të sakrificës së tyre në poligonin e qitjes në Kesariani, duke mbajtur emrat e tyre lart në piketa. Me të mbërritur në vend, fotot e tyre dallonin në të njëjtat pika nga të cilat ata ishin kaluan me kokën lart, me guxim të pashoq për t'u përballur me vdekjen me një shikim të qartë e me grushtin lart.
Në tubim morën pjesë kryebashkiakët komunistë të qyteteve Kesarianit, Ilias Stamelos, dhe Hajdharit, Mihalis Selekos si dhe ai i qytetit Petrupoli, Vangjelis Simos.
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, i cili mori pjesë në këtë aktivitet, bëri deklaratën e mëposhtme:
«Gjendemi këtu në Kesariani, në altarin e Kesarianis, këtu në këtë vend ku qindra komunistë u ekzekutuan nga pushtuesit nazistë gjatë pushtimit gjerman. Madhështia morale që kanë këto fotografi, në të cilat duken komunistët që çohen drejt vdekjes së tyre brenda pak minutash, përbëjnë shembull, një shembull për brezat e rinj, për të gjithë popullin grek, për të gjithë popujt e botës.
Këto dokumente tronditëse duhet t'i jepen popullit grek, ashtu siç e thamë që në momentet e para. Veprimet që po ndërmerren janë në këtë drejtim. Ato duhet t'i jepen Muzeut të Rezistencës Kombëtare të EAM-it të Kaisarianis, bashkisë së Hajdharit dhe arkivit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Ato duhet t'i përkasin popullit grek. Ato nuk duhet të mbyllen në disa sirtarë dhe vitrina, por duhet t'i ekspozohen popullit grek. Në shkolla dhe institute, studentëve, studiuesve, historianëve, punëtorëve, njerëzve të thjeshtë të popullit tonë, të gjitha brezat duhet të kalojnë dhe të mësojnë, të arsimohen, të edukohen, në mënyrë që e vërteta historike më në fund mund të shkëlqejë. Dhe e vërteta historike thotë se këta luftëtarë që ranë nga plumbi i pushtuesit ishin anëtarë dhe kuadro të KKE. Në këtë luftë ne do të jemi çdo ditë në ballë. Do t'i vaditim me lule varret e të pavdekshmëve.»





