Skip to content

Antikomunizmi i BE-së nuk do të kalojë!

Date:
gush 24, 2016
antikomounismos1

Groupi Europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) denoncon aktivitetet antikomuniste që organizon BE-ja (Bashkimi Europian) dhe presidenca Sllovake e BE-së, në kuadër të së ashtuquajturës "Dita europiane e përkujtimit për viktimat e regjimeve totalitare", që mundohet në vitet e fundit të vendosi BE-ja datën e 23 gushtit. Në këto përfshihen përfaqësues të Ministrive të Drejtësisë të shteteve - anëtare, të "instituteve" dhe OJQ-ve (Organizata Jo Qeveritare) të ndryshme të cilat financohen shtrenjtë nga fondet e Bashkimit Europian me mision-urdhër baltosjen dhe shpifjen ndaj socializmit, dhe rishkrimin e historisë.

Qëllim i qartë i këtij takimi antikomunist është manipulimi i vetëdijes punëtore – popullore, në radhë të parë të rinisë, me armë falsifikimin e Historisë, shpifjen ndaj arritjeve të pashembullta të punëtorëve në socializëm. Nëpërmjet barazimit anti-historik të fashizmit me komunizmin synohet si përfundim të çfajësohet përbindëshi fashist dhe mitra që e gjeneron dhe riprodhon atë, sistemi kapitalist.

Aktivitetet e këtij viti të BE-së dhe të qeverisë sllovake, duke shtuar diskutime mbi "radikalizimin në Europë", po përpiqen edhe më hapur të shinjestrojnë luftën e popullit punonjës për çlirim social, aktivitetin dhe ideologjinë komuniste, siç bëhet në një numër vendesh – anëtare të BE-së, ku partitë komuniste dhe aktiviteti politik i komunistëve përndiqen penalisht.

Qeveria e SYRIZA – ANEL mban përgjegjësi të madhe, sepse me pjesëmarrjen e saj në këtë takim reaksionar legjitimon dhe ndihmon në forcimin e antikomunizmit, i cili përbën ideologji zyrtare e BE-së, dhe në pafajësinë e fashizmit, që historikisht, si edhe sot, vërtetohet se përbëjnë kushte të domosdoshme për zbatimin e politikës antipopullore në të gjitha shtetet – anëtare të BE-së.

Popujt kanë kujtesë, kanë përvojë nga e kaluara dhe përvojën aktuale nga barbarizimi antipopullor që po e provon nga politika e monopoleve, të BE-së dhe të qeverive borgjeze të shteteve – anëtare të saj për të përballuar dhe fushatën antikomuniste edhe politikën antipopullore, duke hapur rrugën me aleancën e tyre për pushtetin punëtor – popullor dhe prosperitetin e tyre. 

 

29.08.2016