Skip to content

Barsoletat për rivendosjen e demokracisë në Venezuelë

Date:
jan 8, 2026
creation_2181301902

Mashtrimet e qeverisë për të justifikuar ndërhyrjen imperialiste të SHBA në Venezuelë janë të pafundme. Kështu, zyrtarët qeveritarë, pa pik turpi, thonë se «kushdo që nuk pajtohet me veprimet e SHBA është me diktatorin Maduro». Në rrugën e përfaqësuesve të partisë qeveritare të krahut të djathtë, ND, gjenden edhe përfaqësues të forcave të tjera borgjeze, socialdemokrate. Për shembull, ish-kryeministri dhe ish-presidenti i SYRIZA-s "së majtë", Aleksi Cipras, në mesazhin e tij për Venezuelën nuk harroi të përdorte një nga pretekstet e ndërhyrjes së SHBA, për "demokracinë", duke vënë në dukje se kjo «po vihet në provë edhe në Venezuelë»...

Dhe e gjithë kjo ndoll kur dhe presidenti "paqe-bërës" i SHBA, Donald Trump, pa asnjë kthesë dhe haptazi fare, thekson se SHBA janë të interesuara të vënë naftën venezueliane nën kontrollin e tyre.

Flasin për demokraci partitë borgjeze greke, të cilat e kanë shpallur Arabinë Saudite aleat strategjik të vendit. Madje, një pjesë e forcave të armatosura greke kanë bazë ushtarake në këtë vend, ku operon dhe një bateri e tipit «Patriot» në shërbim të planeve euroatlantike. Në Arabinë Saudite, sistemi gjyqësor bazohet në Sharia (ligjin islamik) dhe dënimet përfshijnë rrahjen me kamxhik, prerjen e duarve dhe këmbëve  si dhe ekzekutime. Më shumë se 300 vetë u ekzekutuan në vitin 2024, më shumë se në çdo vend tjetër. Gratë trajtohen si vartëse dhe i nënshtrohen kufizimeve të rrepta, ndërsa jeta është ferr për mijëra emigrantë - viktima të shtypjes dhe shfrytëzimit brutal. Çdo kritikë ndaj regjimit sjell dënime të rënda dhe ka censurë të fortë të asaj që shkruan ose transmeton media.

Është si barsoletë që të gjithë këta njerëz të flasin për demokracinë!

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), e cila që nga momenti i parë dënoi ndërhyrjen ushtarake imperialiste amerikane në Venezuelë, gjithmonë dhe vazhdimisht ka qëndruar në mbështetje të klasës punëtore dhe popullit të Venezuelës, të Partisë Komuniste të Venezuelës, duke dënuar masat antipunëtore dhe antidemokratike kundër tyre. Në të njëjtën kohë, megjithatë, KKE nuk gjykon kurrë një president apo tjetrin, një organizatë apo parti, me kritere që gjykojnë imperialistët. Të tjera kritere ka NATO, BE, pushteti kapitalist dhe mekanizmat e tij në përgjithësi, dhe të tjera kritere ka KKE. Siç nënvizohet edhe në Komunikatën e Përbashkët të Partive Komuniste dhe Punëtore mbi zhvillimet në këtë shtet, e cila është propozuar nga Partia Komuniste e Venezuelës dhe është bashkë-nënshkruar nga KKE së bashku me shumë Parti Komuniste: «Qëllimi i vërtetë nuk ka qenë kurrë mbrojtja e të drejtave të njeriut, as lufta e supozuar kundër trafikut të drogës, as retorika e “demokracisë”, të gjitha këto shërbejnë vetëm si pretekste. Qëllimi i vërtetë ishte imponimi i drejtpërdrejtë i interesave gjeopolitike dhe ekonomike të imperializmit të SHBA në Venezuelë dhe në rajon, në kuadrin e luftës midis fuqive kapitaliste për kontrollin e burimeve energjetike, lëndëve të para strategjike, rrugëve tregtare dhe tregjeve.»

Çfarë dështoi në Venezuelë dhe pse ajo u gjend në shënjestër të SHBA?

Dhe meqenëse nuk mungojnë dhe ata që, me rastin e zhvillimeve në Venezuelë, ngrenë përsëri argumentin se gjoja "socializmi ka dështuar", këtë herë në Venezuelë, do t'i referohemi intervistës së gjatë me gazetarin Pano Haritos, të cilën Dhimitri Kucubas, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të KKE, e dha në fund të vitit të kaluar. Atje, ndër të tjera, ai u pyet se «a ka dështuar modeli socialist i Çavez-it apo propozimet alternative janë të pafuqishme kundër mekanizmave të kontrollit të ekonomisë globale?».

Në përgjigjen e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të KKE vuri në dukje: «Thelbi qëndron në faktin se kapitalizmi, si çdo sistem social-ekonomik, ka ligje të hekurta. Edhe nëse kapitalizmin e pagëzon si "Socializëm i shekullit të 21-të" dhe u jep disa punëtorëve 5 thërrime shtesë, nuk mund t'i shpëtosh dot natyrës së tij të pamëshirshme dhe shfrytëzuese. Çavez-i dhe, sigurisht, Maduro më hapur më pas, mund të kenë folur fjalë të mëdha për "revolucionin" dhe "socializmin", por që nga koha e Marksit dhe Leninit dihet se revolucioni supozon ndryshime të thella social-politike, të cilat nuk kanë ndodhur kurrë në Venezuelë. Është si të përpiqesh të bësh omëlete , por pa i thyer vezët. A është e mundur kjo gjë? Gjithashtu, që nga momenti që vendi dhe ekonomia e tij funksionojnë në bazë të fitimit, kur fuqia punëtore është ende një mall, kur vendi është kaq i ndërlidhur me ekonominë kapitaliste globale dhe bëhet si "topi" në antagonizma mes lojtarëve më të fuqishëm, pavarësisht se sa herë ta shtjellosh fjalën "anti-imperializëm", nuk do të ketë asnjë përfitim».

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE iu përgjigj gjithashtu pyetjes se «pse Trump-i po kërcënon Karakasin dhe pse po e shënjestron atë?» dhe vuri në dukje sa vijon:

«Një vështrim në “Strategjinë e Sigurisë Kombëtare” të SHBA-së të kohëve të fundit, na jep përgjigjen, e cila qëndron në të ashtuquajturin “rivendosje” të dominimit amerikan në hemisferën perëndimore. Nga kush u trondit ky dominim? Të dhënat tregojnë se Kina po forcon me shpejtësi gjurmën e saj tregtare, veçanërisht në Amerikën e Jugut. Tani është partneri kryesor tregtar i Amerikës së Jugut dhe i dyti - pas SHBA - në Amerikën Qendrore, Amerikën e Jugut dhe Karaibe në përgjithësi. Kështu, “Strategjia e Sigurisë e SHBA” shënon për kontinentin amerikan kalimin në një fazë konkurrence edhe më të rrezikshme për popujt, për mbizotërim në sistemin imperialist global.»