Skip to content

Deklarata të Sekretarit të përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba për zhvillimet politike

Date:
jan 14, 2019
18-12-2018-dhmhtrhs-koutsoumpas-gia-proipologismo-2019-sthn-voulh

«Pazaret e ditëve të fundit midis z. Cipras dhe z. Kamenos kanë arritur sot në kërkimin e votëbesimit nga Kuvendi. Pavarësisht çfarë do të ndodh pasnesër në Kuvend, pavarësisht nga mbështetësit e mundshëm të z. Cipras dhe pazaret që do të vazhdojnë të bëhen këto ditë, populli grek është ai që nuk duhet të japë votëbesim. Populli grek duhet ta dënojnë një qeveri e cila vazhdoi të ndjekë një politikë antipopullore - memorandumesh, e përputhur me planet e rrezikshme euroNATOike».

Në pyetjen e një gazetari nëse qeveria ka legjitimitet politik ose duhet të shpalli zgjedhje të parakohshme, Dhimitri Kucuba u përgjigj:

«Legjitimitet politik, në qoftë se merr votëbesim, natyrisht që ka, duke u bazuar në ato që zbatohen në Kushtetutën e shtetit etj. Por çështja është se nuk ka legjitimitet politik në ndërgjegjen e punonjësve, të popullit grek, me të gjitha ato politika antipopullore që ka ndjekur këto 4 vite, duke thënë gënjeshtra të trasha që e sollën në qeveri, duke premtuar heqjen e memorandumeve dhe solli memorandumin e 3-të akoma më të keq dhe më të rëndë, dhe duke ndjekur një memorandum të ri, një pas-memorandum, një marrëveshje me "partnerët" që është po aq e rëndë dhe antipopullore, siç u pa me votimin e ri të buxhetit të fundit antipopullor të shtetit. Dhe sigurisht, ndjek një politikë të papranueshme, të rrezikshme, e cila vë në rrezik popullin grek dhe sovranitetin e vendit, me "përça dhe sundo", duke çuar vendin të bëhet një bazë e madhe ushtarake amerikanoNATOike.

Gjithsesi, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në seancën e Kuvendit, e cila, siç u informuam nga Kryetari i Kuvendit do të fillojë ditën e martë dhe do të mbarojë të mërkurën në mbrëmje, e shumta ditën e enjte, nuk do të japë votë besimi, PK e Greqisë (KKE) do të votojnë kundër edhe kësaj qeverie».

 

ATHΙNË 13/01/2019

ZYRA E SHTYPIT Ε Κ.Q TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)